Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ajo u tha gazetarëve se ka gatishmëri si nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ashtu edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për një takim në kuadër të dialogut, por shpallja e zgjedhjeve të reja të parakohshme në Kosovë e ka shtyrë sërish procesin.
BRUKSEL- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, konfirmoi se ciklet e shpeshta zgjedhore në Kosovë janë arsyeja kryesore përse, prej kohësh, nuk ka pasur një rund të ri dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, në nivel liderësh. Ajo u tha gazetarëve se e ka konfirmimin si nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ashtu edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për një takim në kuadër të dialogut, por shpallja e zgjedhjeve të reja të parakohshme në Kosovë e ka shtyrë sërish procesin.
“Ne, në fakt, kishim planifikuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dialog politik në nivel të lartë. Kishim pëlqimin e të dy liderëve nga Kosova dhe nga Serbia - por tani po afrohen sërish zgjedhjet në Kosovë, gjë që natyrisht e shtyn procesin. Unë, megjithatë, po punoj veç e veç me të dyja palët që të mund të vazhdojmë me zbatimin e marrëveshjeve që tashmë janë në fuqi”, tha ajo.
Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë takuar për herë të fundit në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në shtator të vitit 2023. Kallas e mori detyrën e përfaqësueses së lartë të BE-së në dhjetor të vitit 2024 dhe deri më tani nuk ka pasur rast të jetë nikoqire e ndonjë rundi bisedimesh.
Sot, ajo mirëpret një takim të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor. Bisedimet mes 27 shefave të diplomacive evropiane dhe gjashtë ministrave të Jashtëm të vendeve të rajonit pritet të shërbejnë si hyrje për një debat të mëtejshëm mbi situatën në rajon, i cili do të zhvillohet po sot, por vetëm në nivel të ministrave të BE-së.
Pritet që në takim të flitet edhe për përgatitjet e samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në qershor në Tivat në Mal të Zi. Sipas diplomatëve evropianë, fokusi kryesor do të jetë: forcimi i bashkëpunimit mes BE-së dhe rajonit, rritja e qëndrueshmërisë ndaj ndikimeve të jashtme, përafrimi me politikën e jashtme të BE-së, si dhe përmirësimi i marrëdhënieve mes vendeve të rajonit./Dosja.al
foto ilustruese BRUKSEL- Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të zhvillojnë so...
Osmani- Abdixhiku KOSOVË- Ish-presidentja Vjosa Osmani, e ka quajtur kreun e LVV, Albin Kurtin ''të pangopur'. Në një tubim n&eum...
TIRANË- Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka reaguar në lidhje me një gjyq që ka fituar kryeministri Edi Rama kund&eum...
Edi Rama TIRANË- Dy vite më pas Shehaj do të shkarkohej nga kjo detyrë e u kthye në një kritike të fortë t&eu...
Ervin Salianji PESHKOPI- Ervin Salianji ka reaguar pasi u përjashtua nga gara për kreun e Partisë Demokratike. Gjatë fjalë...
Ervin Salianji PESHKOPI- Ervin Salianji ka vijuar kritikat ndaj lidershipit aktual të Partisë Demokratike, duke deklaruar se, ndrys...
PESHKOPI- Ervin Salianji ka ashpërsuar tonet ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke deklaruar se ai nuk e sjell dot PD n&e...
Ervin Salianji PESHKOPI- Ervin Salianji ka deklaruar se lëvizja e nisur prej tij, do të shtrihet edhe në kryeqytet. Salianji ka v...
Ervin Salianji PESHKOPI- Ervin Salianji deklaroi se Partia Demokratike duhet të kthehet te vlerat themeluese të saj. Në një...
KOSOVË- Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të zhvillojnë më 11 m...