Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Rama e cilësoi Myzyrin si personin që transformoi KPP-në, teksa theksoi, se u bë target balte pasi u vu nën hetim nga Prokuroria.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria renditet e para në rajon për prokurimet publike, duke theksuar se sistemi është transformuar ndjeshëm në vitet e fundit dhe po bëhet gjithnjë e më pak i ekspozuar ndaj korrupsionit. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te vënia nën akuzë e kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, i cili akuzohet për shkelje të barazisë në tendera të kryer në bashkëpunim.
Rama e cilësoi Myzyrin si personin që transformoi KPP-në, teksa theksoi, se u bë target balte pasi u vu nën hetim nga Prokuroria. Sipas tij, pas gjithë asaj balte që iu hodh dhe gjithcka që iu bë për ta shkatërruar personalisht dhe familjarisht, nuk ka pasur asnjë kërkesë ndjese nga askush.
"Për të gjithë ata që nuk e kapën, duan s'duan Shqipëria është e para në rajon, me diferencë nga të tjerët në prokurimet publike. Shqipëria nuk është një vend ku prokurimet publike zhvillohen në përsosmëri, kemi një sërë problemesh për të adresuar, por cfarë tregon pasqyra e inst që merren me këtë punë për llogari të BE është se lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri nuk zhvillohet vetëm në frontin e ri të drejtësisë, por është një luftë që zhvillohet me reformat modernizuese, në bazë të filozofisë që unë e kam bërë të qartë, që para se të vija në këtë detyrë: Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet por sistemet që korruptojnë njerëzit. Sistemi i prokurimit publik që kemi ngritur vit pas viti në një proces transformues rrënjësor, është gjithmonë e më pak i korruptueshëm. Ky është thelbi i asaj pasqyre.
Termat e referencës natyrisht që janë pjesë e sfidës, dhe për këtë arsye ne kemi vendosur prej disa vitesh një proces të brendshëm krejt të ri, pra nuk ka më terma reference që shpallen arbitrarisht po pasi janë marrë në konsideratë të gjitha ankesat e operatorëve, dhe ankesat e operatorëve nuk i merr në konsideratë autoriteti që shpall tenderin, por trajtohen nga Agjencia e Prokurimit Publik që është Autoriteti I epërm dhe nga komisioni i prokurorimit Publik. Dhe duke ardhur te komisioni, më lejoni të sjell në vemendje faktin që njeriu që transformoi Komisionin Publik u bë fatkeqësisht target i baltës për një periudhë kohe, pasi për arsye sic ndodh në një shtet me drejtësi të pavarur u mor nën hetim si rezultat i një denoncimi, po si rezultat i hetimit rezultoi pa lidhje me asnjë lloj faji apo problemi. Por balta që iu hodh dhe gjithcka që u bë për ta shkatërruar personalisht dhe familjarisht, e bëri të vetën dhe nuk më ka rënë në sy asnjë lloj reflektimi apo kërkesë ndjese nga askush dhe kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, ndodh kudo lidhur me atë që i bënë atij njeriut. E solla këtu si shembull për faktin se në këtë proces ne kemi bërë transformim epokal, duan apo s’duan ata që nuk duan," tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi tashmë ka marrë dritën jeshile nga Komisioni Evropian që jan&eum...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se sistemi i prokurimeve publike në Shqipëri po kalon një transformim të r&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar sot krijimin e një shoqërie tjetër publike për teknologjinë...
TIRANË- Lefter Maliqi ka bërë një reagim lidhur me çështjen e kryebashkiakut të Kuçovës Kreshn...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 'Diella' është në një fazë të re pune. Gjatë fjalës s&e...
Reida Kashta TIRANË- Negociatorja për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Agjencis...
Glauk Konjufca BRUKSEL- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin joformal BE-Ballkani Perëndim...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është në një fazë të mirë për avancimin ...
Marta Kos BRUKSEL- Komisionerja për Zgjerim Marta Kos deklaroi, se Bashkimi Evropian do të ofrojë 200 milionë euro për Shqipë...
Ilir Meta TIRANË- Seanca e dytë për gjyqin në themel ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, zhvillohet di...