LIVE UPDATES
Politike

'Albanian Digital Solutions'/ Cila është shoqëria simotër e AKSH-it që lajmëroi Rama, çfarë pritet të ofrojë

Albanian Digital Solutions edhe pse është lajmëruar vetëm sot, dritën jeshile e ka marrë muajin e kaluar saktësisht më 14 prill 2026. Në një kërkim që Dosja.al, bëri thuhet se kjo shoqëri zotërohet 100% të aksioneve nga AKSH-i. 

11 Maj 2026, 12:26 Nga I.A
'Albanian Digital Solutions'/ Cila është shoqëria
Saimir Kapllani

TIRANË- Albanian Digital Solutions është shoqëria publike që prezantoi ditën e sotme kryeminstri Edi Rama. Kjo shoqëri pritet që të jetë 'simotër' e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, pasi sipas vetë Ramës, kompania me 100% aksione shtetërore dhe pritet që të funksinojë krah AKSH-it. 

"Do të prezantojmë planin e detajuar në vijim, por do të nisim edhe nga rekrutimi i specialistëve të teknologjisë digjitale në këtë projekt dhe jo vetëm. AKSHI nuk është më i vetëm, do të funksionojë i ndarë me një shoqëri të re publike “Albanian Digital Solutions”, kompani 100 për qind shtetërore që do të synojë të rekrutojë më të mirët e treg, t’i paguajë më shumë se çdo tjetër në treg, dhe të kthehet në një forcë që shtyn para një shtet që synon të bëjë kapërcime të mëdha në të gjitha fushat”, tha Rama.

Kur është krijuar shoqëria?

Albanian Digital Solutions edhe pse është lajmëruar vetëm sot, dritën jeshile e ka marrë muajin e kaluar saktësisht më 14 prill 2026. Në një kërkim që Dosja.al, bëri thuhet se kjo shoqëri zotërohet 100% të aksioneve nga AKSH-i. 

Ndërkohë që në faqen e "Open Corporates Albania", thuhet se fondi fillestar për hapjen e kësaj shoqërie është 700 milion lekë dhe VKM-ja për krijimin e shoqërisë është firmosur nga zv.kryeministrja Albana Koçiu

'Albanian Digital Solutions'/ Cila është shoqëria

Kush është administatori dhe anëtarët e bordit?

Drejtimi i kësaj shoqërie i është besuar Saimir Kapllanit, i cili më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Administratori i shoqërisë është me një mandat prej 3 vitesh dhe ka të drejtën e rizgjedhjes. 

'Albanian Digital Solutions'/ Cila është shoqëria

Ndërkohë që anëtarët e bordit të shoqërisë, nuk janë emra të panjohur për publikun. Ndër emrat që janë vendosur si anëtar bordi janë Martin Kajo, i cili është dhe Zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, Senida Mesi, ish-zvkryeministre e vendit nga 2017-2019, Olta Manjani, Zëvendësministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Anton Martini ish-prokuror i shkarkuar nga Vettingu. Emrat e tjerë të bordit të kësaj shoqërie janë Ismail Shehu dhe Eglantina Kalluçi.

'Albanian Digital Solutions'/ Cila është shoqëria

Çili është synimi i krijimit të shoqërisë?

Krijimi i kësaj shoqërie vjen në një kohë kur AKSH-i ndodhet nën hijen e hetimeve dhe kritikave për tenderat, sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e sistemeve publike. Qeveria po ndërton një strukturë të re paralele, në momentin kur AKSH-i po përballet me një valë skandalesh dhe kjo shihet si një distancim i kryeministrit. 

Albanian Digital Solution” po merr të drejtat si një instrument operacional i shtetit për të menaxhuar në mënyrë më të specializuar dhe fleksibël zhvillimin e infrastrukturës digjitale publike. Ndërkohë që AKSHI ruan përgjegjësinë për politikat, standardet dhe kontrollin institucional, shoqëria po merr përsipër funksionet teknike, si ndërtimi i sistemeve, mirëmbajtja e tyre, si dhe ofrimi i shërbimeve digjitale për institucionet publike.

Çfarë shërbimesh jep shoqëria?

Në përshkrimin e shërbimeve që kjo shoqëri ofron theksohet ndër të tjera shërbime në teknologji dhe siguri kibernetike, duke përfshirë zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve digjitale. Po ashtu ofrohet dhe menaxhimi i infrastrukturës IT, mbrojtje kibernetike, integrimin e platformave shtetërore, si dhe konsulencë dhe mbështetje për transformimin digjital të institucioneve publike dhe private.

1. Për qëllim të ushtrimit të veprimtarisë, Shoqëria kryen aktivitetet si më poshtë vijon: a. zhvillimin, operimin, mirëmbajtjen dhe mbështetjen teknike të sistemeve, platformave dhe shërbimeve digjitale; b. administrimin dhe menaxhimin e infrastrukturave të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK); c. ofrimin e shërbimeve të sigurisë kibernetike, përfshirë parandalimin, monitorimin dhe reagimin ndaj incidenteve, 2 testimeve të qëndrueshmërisë së sistemeve, auditimeve të sigurisë. d. integrimin dhe sigurimin e ndërveprueshmërisë së sistemeve dhe platformave shtetërore; e. mbështetjen e transformimit digjital në institucionet publike; f. zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve digjitale për institucionet publike dhe subjektet private; g. bashkëpunimin me subjekte publike dhe private, vendas dhe të huaj, në funksion të realizimit të veprimtarisë së saj; h. çdo veprimtari tjetër të lidhur me fushën e teknologjisë së informacionit, komunikimit dhe sigurisë kibernetike, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

2. Shoqëria aksionare ofron shërbime të tjera shtesë të lejuara nga legjislacioni në fuqi për subjekte publike dhe private, në përputhje me qëllimin e krijimit dhe fushën e veprimtarisë së saj.

3. Shoqëria mund të kryejë aktivitete/veprimtari për studimin, projektimin, këshillimin e konsultimin për aktivitetet e përcaktuara në shkronjat a - h, të pikës 1.

4. Shoqëria, brenda kufijve që parashikon legjislacioni në fuqi, kryen çdo operacion tregtar dhe financiar, që lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi me objektin e saj. Kjo përfshin gjithashtu hapjen e veprimtarive dhe krijimin e shoqërive të reja, si dhe pjesëmarrjen në kapitalin e shoqërive të tjera brenda dhe jashtë vendit.

5. Për përmbushjen e veprimtarisë së saj, Shoqëria mund të bashkëpunojë me persona fizikë dhe juridikë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

'Albanian Digital Solutions'/ Cila është shoqëria

Krijimi i kësaj shoqërie vjen në një kohë që AKSHI është përfshirë në një valë skandalesh, teksa hetimet e SPAK kanë zbuluar skema të dyshuara abuzimi me fondet publike, favorizimi në tendera dhe parregullsi në kontratat për shërbimet dhe infrastrukturën digjitale. Sipas zhvillimeve të bëra publike, këto hetime janë fokusuar te mënyra e prokurimit të sistemeve dhe platformave, si dhe te marrëdhëniet me operatorë privatë në sektorin e teknologjisë së informacionit. Ndërkohë, publiku dhe sidomos bizneset muajt e fundit janë hasur me vështirësi të shumta në aksesimin e shërbimeve publike të ofruara nga E-Albania, platforma qeveritare, që menaxhohet nga AKSHI./Dosja.al

saimir kapllani olta manjani albanian digital solutions


Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale