LIVE UPDATES
Politike

Nga kërkesat e Balliut dhe Blushit, tek kryemadhi që kërkon përgjimet, çfarë ndodhi në seancën e Metës?

Mësohet se gjatë seancës, avokati i ish-Presidentit Meta, Kujtim Cakrani ka pasur debate në distancë me prokurorin e çështjes Sotir Kllapi.

11 Maj 2026, 15:32 Nga D.S
Nga kërkesat e Balliut dhe Blushit, tek kryemadhi që kërkon
Ilir meta

TIRANË-  Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili përmes avokatit Çarkani kërkoi ndryshim të masës së sigurisë.

Mësohet se gjatë seancës, avokati i ish-Presidentit Meta, Kujtim Cakrani ka pasur debate në distancë me prokurorin e çështjes Sotir Kllapi. Ndërsa deputetët Klevis Balliu dhe Tedi Blushi kanë kërkuar pjesëmarrjen e qytetarëve që ishin jashtë dyerve të gjykatës në procesin gjyqësor.

Debatet:

Gjykata: Në momentin kur konstatohet se kanë marrë dijeni për nisjen e procesit dhe që kanë firmosur, gjykata vendos që gjyqi të zhvillohet në mungesë të tyre.

Debate mes avokatit të Metës dhe gjykatës, pasi kamerat filmuan pesë minuta dhe u urdhërua të dalin.

Gjykata: Çdo shtetas i kësaj republike ka të drejtë të vijë ta ndjekë gjykimin. Por e kemi vendosur që kamerat do të qëndrojnë fare pak.

Avokati: Kam bërë kërkesë që doja ta bëja në prani të kamerave. Në nenin 339 dhe në Konventën Europiane, dhe duke nisur nga koha e diktaturës, proceset e rëndësisë së veçantë, duke nisur nga grupet armiqësore të Enver Hoxhës, janë bërë edhe me altoparlantë.

Gjykata: Kjo është një seancë publike.

Avokati: Jo, ju s’po bëni gjykim publik. Edhe salla është e vogël, mbase do të vijë gjithë partia, s’ka vend; ka vend vetëm për 30 veta.

Gjykata: Pra ka të tjerë që kanë ardhur e nuk hyjnë dot?

Monika Kryemadhi: Po, po, ja për shembull Miranda Rira, pedagoge. S’është vetëm Miranda, janë 200 veta.

Avokati i Metës: Ja dinjiteti njerëzor, presidenti në kafaz me xhama. Ku e keni dinjitetin me këto sallat e reja? Ja ku janë tenderat. Presidenti në kafaz, me kë talleni ju? S’jemi budallenj.

Klevis Balliu nga salla: Ka njerëz jashtë, 200 veta.

Tedi Blushi: Ka njerëz jashtë që duan të ndjekin gjyqin dhe s’po i lënë.

Gjykata: Ky nuk është miting.

Avokati Kujtim Cakrani: Të lejohet transmetimi direkt. Çdo vendim kufizimi të jetë i motivuar, i parashikuar nga konventat e të drejtave të njeriut. Çdo kërkesë që bëjmë e kërkojmë të arsyetuar, bashkë me atë që bëmë seancën e kaluar për kafazin.

Monika Kryemadhi: Jam dakord me kërkesat e avokatit Cakrani. Sallat janë tipike amerikane, por ka një ndryshim: edhe vrasësit serialë atje ulen me avokatin përkrah.

Avokati Kujtim Cakrani: Të lejohet transmetimi direkt. Çdo vendim kufizimi të jetë i motivuar, i parashikuar nga konventat e të drejtave të njeriut. Çdo kërkesë që bëjmë e kërkojmë të arsyetuar, bashkë me atë që bëmë seancën e kaluar për kafazin.

Kryemadhi: Kam marrë prova dhe më është dhënë një USB nga akuza, por nuk hapet. Kërkoj të merren masa të më vendoset siç duhet. Nuk më janë vënë në dispozicion aktet për çdo përgjim të familjarëve.

SPAK: USB-ja është marrë në gjykatë? Do ta zgjidhim, do ta japim.

Monika: Dua edhe përgjimet.

SPAK: Keni çdo gjë në dosje.

Monika: Jo, nuk i keni futur përgjimet.

Gjykata: Gjykata nuk ka se si t’ju japë diçka që nuk e disponon, pra s’ka përgjim.

Monika: Në listën e provave thuhet që ekzistojnë mbi 20 përgjime ambientale, kështu që duam t’i marrim. Në ato materiale nuk ekzistojnë.

Gjykata: Është detyrim i organit procedurial t’ua vendosë në dispozicion.

Monika: Me çfarë lekësh i bënë këto ambiente?

Nga salla: Me paratë e konfiskuara të krimit.

Kryemadhi, duke iu kthyer avokatit të Metës: Fole sikur në Parlamentin anglez, duhet t’i kishe thënë më shkurt: “Pap, pap, ç’është ky kafaz?”

Gjyqtarja: Gjykata çmon se regjistrimi me kamera ose transmetimi i drejtpërdrejtë i seancës përbën një formë të ekzagjeruar të publicitetit. Mund të cenojë parimin e pafajësisë. Në proces do të thirren dëshmitarë dhe transmetimi i drejtpërdrejtë përbën cenim të jetës private.

Avokatja e Fatime Kryemadhit: Kërkojmë të zbardhur vendimin e mëparshëm.

Avokati i Metës: Ju duhet të shpreheni për kërkesën e gjykimit të shkurtuar.

Gjyqtarja: Do ta bëjmë këtë, por procedura kërkon që njëherë të flasë prokuroria dhe të lexojë kërkesën, sepse është e përcaktuar renditja.

Prokurori i SPAK Sotir Kllapi: Po paraqesim në mënyrë të përmbledhur faktet dhe objektin e akuzës, duke mbajtur në konsideratë edhe kërkesën për gjykim të shkurtuar për ata që e kanë paraqitur këtë kërkesë. Procedimi u regjistrua në vitin 2019, në bazë të kallëzimit të Romeo Karës, i cili kallëzonte zotin Meta se ka influencuar vetë dhe nëpërmjet lidhjeve të tij për finalizimin e marrëveshjes CEZ-DIA.

Meta ndërhyn: Për korrektesë, CEZ nuk është kompani private, por shtetërore.

Kllapi: …dhe si rrjedhojë ka përfituar nga Kastriot Ismailaj. Më pas, në vitin 2022 është regjistruar kallëzimi nga Idajet Beqiri për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Më pas edhe kallëzimi i Halit Valterit. Secili nga këto procese u bë një.

Avokati i Metës: Ec tek fletët ku flet Rama në Parlament më mirë.

SPAK: Avokat, ulu.

Avokati i Metës: Me mua kujdes, fol mirë, korrigjohu.

Gjyqtarja: Qetësi!

Prokurori Arben Kraja: Që kur ka nisur seanca ne nuk kemi ndërhyrë as folur, kërkojmë barazi në gjykim.

Gjyqtarja: Sapo ndërhyra dhe kërkova qetësi.

SPAK: Ata kanë ndikuar tek zoti Haxhinasto që ai të nxjerrë një urdhër dhe konkretisht urdhri i datës 20 mars 2015 i ministrit të Transportit, zotit Haxhinasto, nëpërmjet të cilit është bërë ndryshimi i një urdhri tjetër për rrjetin e fibrave optike./Dosja.al

ilir met a kujtim cakrani monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë