Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Bëhet me dije se për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar ndërsa dosja ndaj ish-presidentit Meta dhe Monika Kryemadhit do të vijojë veçmas.
TIRANË- Seanca gjyqësore e cila u zhvillua ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar rreth orës 17:15. GJKKO e ka ndarë çështjen për të pandehurit në dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Bëhet me dije se për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar ndërsa dosja ndaj ish-presidentit Meta dhe Monika Kryemadhit do të vijojë veçmas.
Pas daljes nga seanca, Kryemadhi tha për gazetarët se në seancën gjyqësore nuk pati tensione, ndërsa shtoi me ironi se i vetmi tension ishte fakti që filloi të pikonte kondicioneri te salla e re.
“Nuk kishte tensione, i vetmi tension ishte që filloi të na pikonte kondicioneri te salla e re, u shpreh ajo.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
Robert Ndrenika TIRANË- Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika ka folur lidhur me takimin që pati në gjykatë me kryeta...
Robert Ndrenika TIRANË- Vetëm disa ditë pas takimit të ngrohtë mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe aktorit Robert Ndrenika, ...
Floriana Garo TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar lidhur me raportin e fundit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit ...
Ilir meta TIRANË- Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili përmes avokatit Çark...
Glauk Konjufca KOSOVË- Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se probl...
Ilir Meta TIRANA- Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit të vendit, Ilir Meta po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën e Posa&c...
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shoqëruar me debate dhe replika, teksa gjykata ishte tërhequr p&eu...
Albin Kurti dhe Hristjan Mickoski Kongresi i Bashkimit i koalicionit politik shqiptar VLEN, tashmë pjesë e qeverisë në Maqedoninë ...
GJKKO TIRANË- Ish-drejtori i klubit “Partizani”, Afrim Tola ka dëshmua sot në seancën në GJKKO, në ...
Monika Kryemadhi TIRANË- Seanca e themelit në GJKKO, ndaj Ilir Metës është shoqëruar me debate dhe replika. Gjatë ...