LIVE UPDATES
Politike

Samiti Shqipëri-Izrael për sigurinë kibernetike, Rama: Për hebrenjtë Shqipëria është shtëpi. Irani u hakmor hakmor ndaj nesh, Tel Avivi na ndihmoi

Gjatë fjalës së tij në Samitin Shqipëri-Izrael i cili po zhvillohet në Tiranë, Rama u shpreh se marrëdhënia mes dy vendeve është ndërtuar mbi vlera të larta njerëzore dhe mirënjohje historike.

12 Maj 2026, 12:53 Nga I.A
Samiti Shqipëri-Izrael për sigurinë kibernetike, Rama: Për
Foto Ilistruse

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se për hebrenjtë Shqipëria është shtëpi dhe dëshiron të mbetet e tillë. Gjatë fjalës së tij në Samitin Shqipëri-Izrael i cili po zhvillohet në Tiranë, Rama u shpreh se marrëdhënia mes dy vendeve është ndërtuar mbi vlera të larta njerëzore dhe mirënjohje historike.

Sipas tij, myslimanët shqiptarë i trajtuan hebrenjtë si motra dhe vëllezër dhe vunë në rrezik jetën e tyre për t’i mbrojtur. Lideri i qeverisë tha se shqiptarët u hapën dyert dhe i shpëtuan, duke iu mundësuar që fëmijët e tyre të jetonin dhe rriteshin në Shqipëri jashtë çdo rreziku.

Kryeministri u ndal edhe tek sulmi kibernetik që Irani bëri ndaj Shqipërisë, ndërsa theksoi se vendi e ka shpallur Iranin shtet terrorist. Sipas tij, Irani sulmoi atë që qeveria kishte ndërtuar për vite me rradhë për të transferuar shërbimet nga një sistem korruptiv mbështetur në rryshfet, në një sistem të shpejtë e transparent pa tarifa dhe shërbime online.

“Për mua është gjithmonë lajm i mirë kur një hebre vjen në vendin tonë. Dua të falënderoj të gjitha ata që ishin të përfshirë në këtë organizim sepse sa më shumë e njoh Izraelin e kuptoj që nuk është e lehtë të bësh bashkë shumë izraelitë. Ne besojmë fort në marrëdhënien mes dy vendeve, jo vetëm për shkak të historisë tonë, të krijuar në kohët më të errëta për popullin hebre. Myslimanët shqiptarë i trajtuan hebrenjtë si motra dhe vëllezër dhe vunë në rrezik jetën e tyre për t’i mbrojtur. Siguria kibernetike u zbulua në mënyrën më të vështirë, si pasojë e mikpritjes tonë, u hapëm derën mijëra iranëve të opozitës, nuk e bëmë për shkak të ndonjë motivi politik apo t’u jepnim platformë të luftonin regjimin nga Shqipëria, por sepse jetët e tyre ishin në rrezik dhe askush nuk donte t’i shpëtonte.

U hapëm dyert i shpëtuam dhe bëmë një marrëveshje që mund të jetojnë e të rritin fëmijët e tyre në Shqipëri jashtë çdo rreziku për sa kohë është e nevojshme. Kjo erdhi me hakmarrje nga regjimi iranian që nuk e duroi dot këtë gjë dhe sulmoi atë që kishim ndërtuar për vite të tëra për të transferuar shërbimet nga një sistem korruptiv mbështetur në rryshfet, në një sistem të shpejtë e transparent pa tarifa, shërbime online. Kjo na bëri një vend me 95 për qind të shërbimeve të ofruara online, brenda e jashtë vendit. Këtë synuan të shkatërronin ata për të na çuar pas në kohën e errët të shërbimeve publike ne nivel më të ulët. Ne e shpallëm Iranin shtet terrorist, por sot kemi një nivel të ndryshëm të mbrojtjes kibernetike falë bashkëpunimit me Izraelin dhe talentet izraelite. Kemi bërë gabime dhe kemi mësuar prej tyre. Për hebrenjtë Shqipëria është shtëpi dhe dëshiron të mbetet e tillë. Çfarëdo të mendojnë shqiptarët për politikat dhe qeverinë tuaj, është diçka që është e sigurt, nuk ka anti-semitizëm në Shqipëri”, tha ai./Dosja.al

edi rama izrael iran

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje