LIVE UPDATES
Politike

'Inkriminimi i Policisë është fakt'/ Balliu: Raportet tregojnë inkriminimin e institucioneve të shtetit me afera korruptive

2 Prill 2026, 11:07 Nga I.A
'Inkriminimi i Policisë është fakt'/ Balliu: Raportet
Klevis Balliu

TIRANË- Deputeti demokrat Klevis Balliu, deklaroi se inkriminimi i Policisë së Shtetit është një realitet i njohur edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Nga foltorja e Kuvendit gjatë një interpelance me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, Balliu theksoi se, pavarësisht problemeve, në radhët e policisë ka ende efektivë të ndershëm që luftojnë krimin e organizuar.

Sipas Balliut, raportet ndërkombëtare evidentojnë korrupsion, infiltrimin e krimit dhe dështimin e procesit të vetingut në polici. Deputeti ngriti shqetësime edhe për intimidimin e gazetarëve dhe rritjen e fuqisë së karteleve shqiptare të drogës, duke e lidhur këtë me dobësinë e sundimit të ligjit dhe korrupsionin institucional.

"Përshëndetje. Përpara se të filloj këtë interpelancë, dua të bëj një sqarim të rëndësishëm. Pavarësisht situatës së rëndë dhe degradimit që ka pësuar Policia e Shtetit si pasojë e inkriminimit të saj, në lidhje me afera të shumta kriminale, edhe në veçanti me kartelet e drogës, brenda kësaj strukture ka ende efektiv të ndershëm që çdo ditë përballen me strukturat kriminale dhe me kartelet që siç thonë raportet ndërkombëtare, janë më të rrezikshmet në Europë. Shumë prej tyre, efektivëve të ndershëm, kanë rënë në krye të detyrës, pikërisht në përplasje me krimin e organizuar dhe me kartelet e drogës.

Beteja jonë për pastrimin e Policisë së Shtetit bëhet në interes të vendit, në interes të sigurisë të qytetarëve, por edhe në emër të atyre efektivëve të cilët kanë dhënë jetën në luftën kundër krimit të organizuar. Për ne sot nuk mund të rrimë pa folur dhe duhet thënë qartë, inkriminimi i Policisë së Shtetit nuk është një akuzë politike, por një fakt i njohur jo vetëm nga opinioni publik shqiptar, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë dhe kjo është një plagë e madhe kombëtare, sepse këtu nuk cënohet vetëm një institucion, por cënohet siguria e çdo qytetari dhe vetë siguria kombëtare. Raporti i zgjerimit i Komisionit Europian thekson qartë se Policia e Shtetit është ekspozuar në mënyrë serioze ndaj korrupsionit dhe infiltrimit të krimit të organizuar.

Edhe pse ekziston një proces vetingu në polici, raporti nënvizon se ai është i kufizuar dhe deri më sot nuk ka dhënë rezultatet e pritshme. Në shumë raste, ai duket më shumë si një mekanizëm selektiv në fakt, një gjueti shtrigash për të mbrojtur vetë sistemin e ngritur për inkriminimin e Policisë së Shtetit nga vetë kjo, nga vetë kjo qeveri. Raporti evidenton gjithashtu një problem shumë të rëndë. Në rastet kur zhvillohen hetime ndaj zyrtarëve të niveleve të larta, raportohen ndërhyrje dhe intimidime ndaj gazetarëve dhe mediave. Kjo është veçanërisht shqetësuese, pasi një pjesë e madhe e lidhjeve mes krimit të organizuar dhe politikës janë denoncuar pikërisht nga gazetaria investigative, nga gazetarë që me shumë kurajo kanë ekspozuar kartelet e drogës dhe krimin e organizuar, si dhe aktet kriminale të tyre. Po aq shqetësues është fakti se të njëjtat konkluzione përsëriten nga viti në vit. Raporti i vitit 2023 dhe raporti i fundit vazhdon të ketë të njëjtat probleme.

Në të njëjtën linjë është edhe raporti për narkotikët i Departamentit të Shtetit Amerikan, i cili evidenton rritjen eksponenciale të karteleve shqiptare të drogës dhe fuqizimin e tyre në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve. Raporti thekson se kjo rritje është bërë e mundur për shkak të dobësisë së sundimit të ligjit dhe korrupsionit në institucionet shtetërore. Faktorë që në praktikë po lehtësojnë trafikun e drogës dhe pastrimin e parave janë pikërisht këto: korrupsioni, marrëveshjet e qeverisë dhe politika e tyre në lidhje me kartelet e drogës dhe krimin e organizuar.

Edhe indeksi global i krimit të organizuar përmes indeksit tregon se inkriminimi i institucioneve të shtetit dhe bashkëpunimi i qeverisë me afera korruptive, të cilat përfaqësohen në disa raste edhe te prokurimet nga prestanome të bizneseve të individëve, segmenteve të lartë të krimit të organizuar, është një tjetër arsye pse sot trafiku i drogës jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë Europën po kontrollohet nga eksponentë të lidhur me Shqipërinë, me politikanë shqiptarë, me qeverinë shqiptare dhe pa diskutim, ku Policia e Shtetit si rrjedhojë e inkriminimit ka luajtur një rol shumë negativ.

Po japim disa raste. Keni rastin e Oltion Bistrit, ish-shefi i Operacionales, apo i Henigert Mitrit, drejtor i Policisë Lezhë, ku tregojnë qartë se si individë të niveleve të larta të policisë në bashkëpunim me krimin e organizuar, jo vetëm kanë marrë pjesë në akte kriminale dhe në trafikun e lëndëve narkotike, por ata kanë lehtësuar aktet kriminale të vetë organizatave, siç është rasti me Pllumb Gjokun. Këto raste jo akuza nga Partia Demokratike, jo nga opozita, por të evidentuara nga përgjimet e SPAK-ut, ku këta kriminelë dhe këta individë, bashkë me shumë aktorë të tjerë politikë rezultojnë të përfshirë në këto afera kriminale. Po ashtu, një tjetër rast që ka tronditur opinionin publik është ai i Erjon Ismailajt, ish-zëvendësdrejtor i Policisë së Shtetit, i cili u përfshi në aferën e Agjencisë Kombëtare," tha Balliu./Dosja.al

klevis balliu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj