Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ajo tha se jeta e qytetarëve të asaj zone kishte lulëzuar falë Rrugës së Arbrit. Përsa i përket komenteve mbi pamjen e saj të jashtme, Balluku tha se Mziu i preferonte me shami të kuqe, por që asaj nuk i shkojnë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu është përfshirë në një debat me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku. Interpelanca e kërkuar nga Mziu për Rrugën e Arbrbti përfundoi me replika për pamjen e jashtme të vetë ministres. I pari foli Mziu, i cili tha se Rruga e Arbrit ka mbetur vetëm një ëndërr që nuk u bë realitet asnjëherë. Ai nxorri dhe disa foto në foltore nga projekti i rrugës, ku tha se kishtendryshuar vetëm pamja e vetë ministres. Nga ana tjetër Balluku tha se PS-ja punon për të realizuar ëndrrat e qytetarëve e atyre të PD-së. Ajo tha se jeta e qytetarëve të asaj zone kishte lulëzuar falë Rrugës së Arbrit. Përsa i përket komenteve mbi pamjen e saj të jashtme, Balluku tha se Mziu i preferonte me shami të kuqe, por që asaj nuk i shkojnë.
Replikat mes tyre:
Xhelal Mziu: Në 2013, Rama tha që është lënë rrugëve dhe e premtoi se do ishte puna e parë që do bënte, pra krahas 300 mijë vendeve të punës e asnjë vend pune nuk krijoi, krahas deklaratës së famshme për të pasur ujë në cdo parcelë e asgjë s’ka bërë deri më sot, tha që ujë do kishte 24 orë, por sot qyteti ka vetëm 30 minuta ujë, deklaroi dhe Rrugën e Arbrit por që nga ajo ditë e sot 19 herë ka pasur deklarata ose të kryeministrit ose ministrave ose për fillimin ose mbarimin e punimeve dhe në fakt rruga ka mbetur rrugëve si thoshte kryeministri i sotëm në atë periudhë. Kostoja e saj ishte 70 milionë euro me ardhjen e Rilindjes jo vetëm që nuk nisi në mandatin e parë por u deshën vite për ta filluar dhe u bë një shpikje për këtë rrugë do bëheshin 1 miliardë lekë investime që do bëheshin përmes skemës së famshme PPP. Rruga e parë do ishte rruga e Arbrit ishte absurditet hapi i parë i kësaj qeverie në shpikjen e PPP që s’ka shqiptar që nuk e di që është korruptive. Kjo rrugë sot e kësaj dite mbetet ëndërr për dibranët, bulqizakët se as gjysma e asaj rruge s’ka mbaruar dhe s’po flasim për efektin financiar që është i jashtëzakonshëm krahasuar me atë që do merret nëse ajo rrugë do mbarojë ndonjëherë.
Belinda Balluku: Nëse kjo rrugë është kaq e rëndësishme, përse nuk i ka shtyrë kolegu bashkëpartiakët e tij që ta bënin të rëndësishme. Kjo rrugë ka ecur vetëm me qeverisjen tonë. Vende pune, flet për vende pune kur përfaqëson Dibrën, unë jam deputete në Tiranë, por nga Marsi jetën time politike e zhvilloj në Dibër. Unë takoj qytetarë, jo anëtarë partie. Ajo që unë shikoj është se këto punë që janë bërë në Rrugën e Arbrit kanë ndryshuar jetën e atyre njerëzve që jetojnë atje. Të vish këtu dhe të thuash që rrugët kanë mbetur rrugëve kur vetë i lanë rrugët. Ky është abuzim shumë i madh, sot dibranët, klosianët, bulqiziotët e dinë shumë mirë që për një orë e gjysmë janë në Tiranë. Megjithatë, përsa kohë thotë gjëra të paqena dhe qytetarët e dëgjojnë e qeshin nuk ka asnjë problem. Problem është kur thotë se nuk janë hapur vende pune, kur janë hapur. Flet për ëndrra dhe thotë që Rruga e Arbrit mbetet një ëndërr kur në fakt asgjë nuk mbetet një ëndërr nën qeverinë Rama. Ne jemi këtu për të bërë realitet edhe ëndrra tuaja. Secili nga ju që ka pasur një ëndërr, po i bëhet realitet. Në hapëm sirtarin dhe po i bëjmë realitet. Ju përmendët kompaninë Gjoka Construction, një kompani shqiptare, meritojnë respekt sepse kanë fituar eksperiencë. Ju e përmendni me emër sepse ju ka paditur dhe ka pasur vendim gjyqësor që ju t’i jepni të drejtë kësaj kompanie. Ju i keni anashkaluar dhe kjo më bën të mendoj që kjo interpelancë është nxitur nga konfliktet me kompaninë në fjalë. Po shkojmë tek çështjet teknike, ndoshta të vështia për tu kuptuar nga ana juaj, me VKM-në numër 180 të vitit 2018 është miratuar koncensioni për mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit. Periudha është 13 vite, punimet kanë filluar dhe gjithë projekti zgjat.
Xhelal Mziu: Këto 5 vitet e fundit ke qënë shumë trendy, dhe parashikoheshe se do ishte pasardhësja e udhëheqësuit, por të kanë sjellë në Dibër dhe shumë mirë kanë bërë që të kanë sjellë në Dibër se jam e sigurtë që do të ndikojë në karrierën tëndë. Të sygjerja mos të kishte ardhur se do të pësosh fatin e Dionisit në 2021. Mua më intereson rruga e ngelur rrugëve nga ju ministre. Gjoka në uebsajtin e tij ka shkruar ura e Vashës, 9 km. Thotë rrugë e përfunduar, madje tregton dhe asfaltin e hedhur për rrugën. Në këtë aks rruge, rruga që kishte bërë 44 mijë metra katërorë asfalt, shihe rrugën, ja ministre, kjo është rruga. Jo vetëm që nuk mbaroi brenda asfaltin, aty në fakt kanë vdekur njerëz. Kjo është rruga, Bypassi është për të shpëtuar jetë, aty në fakt vdesin njerëz. Shihe ministre, u futa në ëeb dhe pashë rekordin e pafundëm. Byppasi i vdekjes, këto janë këto janë vdekjet e pafundme të krijuara në këtë bypass të ministres që është shumë xhentile, janë shumë pak vdekjet krahasuar me atë që janë në ëeb. Ministrja më tha se unë nuk di as rrugët. A mund të më thuash se te ëebi juaj është kjo urë, ku është kjo urë se unë nuk e kam parë këtë urë? Kjo është rruga, madje këtu pranë është dhe ministrja, se ka pasur paraqitje tjetër më përpara. Kjo është prerja tërthore e cila duhet të ishte 13 metra, po këtu cfarë ju pengoi? Kjo është bërë 7 metra nga 18 metra, ngushtohet nga Rruga e Kombit. Rruga c2 thotë se kthesat i ka sipas standartit. Unë nuk kuptoj vetëm një gjë, si ka mundësi gjysma e rrugës në kohën e pd ka kushtuar 70 mln euro, cfarë standarti ka shumë kjo rrugë që do të kushtojë 5.5 herë më shumë se në 2009 e në 2013. Nuk mbarojnë këtu vetëm cudirat e saj. Kjo është rruga, madje këtu pranë është dhe ministrja, se ka pasur paraqitje tjetër më përpara.
Belinda Balluku: Unë praktikisht jam pasardhëse e Haki Sharofit, vazhdoj të kem dyshimet e mia nëse e njeh apo jo. Edhe për qershitë që më tregove, që kam shkuar me aheng apo aheng, unë të ndihmova që të mos merreshe me Gjokën, por ti tregove edhe njëherë që e ke personale. Siç u more me pamjen time, ti mua më do me shami të kuqe, por mua nuk më shkojnë shamitë, kam provuar kapele, por shamitë jo. Ndoshat zotëria i ka preferencat me shami të kuqe. Ti këtu duhet të ishe çuar ti. S’kam ardhur unë këtu që të tregoj nëse jam mirë nga pamja apo jo, turp për ju zonja që i lejoni për herën e disatë të merreni me pamjet e zonjave. Pamja ime është kjo që është por në fakt punët e bëj mirë. Ato që ju i lini rrugëve për tre vite, unë i mbyll për 12 muaj, ky është viti im, mos u merrni me vitin tim. Zoti Mziu i ka bërë thirrje tërë Dibrës dhe ka thënë votoni Ramën, përdor dhe fjalët tona, rrigët e lëna rrugëve, ëndrra, ju nuk shpikni dot as fjalë. Merrni fjalët tona dhe flisni. Ato fotot që fole, qytetarët e shkelin me automjet rrugën. Dole këtu dhe abuzove me shifrat, kontrata është miratuar me VKM, nuk i është shtuar asnjë qindarkë. Zgjidhjet teknike po jepen nga koncensionari pa marrë asnjë qindarkë më tepër.
Xhelal Mziu: Kur dikush ose nuk është i aftë merret me pjesët anësore. Unë do kërkoja kur do të marrin fund vdekjet në rrugën e arbrit. E dyta, pse rruga e Arbrit, u bë Llogara, në një kohë që në termat e kontratës thuhej se do të përdorej aksi më i shkurtër. Kur kjo rrugë që duhet të kishte mbaruar në vitin 2014, kush iu sugjeroi ju që të dobësoheni kaq shumë?
Lindita Nikolla: Ju tërheq vëmendje. Eshtë në referencë një personazh telenovele nuk ka lidhje me atë çfarë thoni ju.
Sa herë keni dalë në këtë foltore, në 90% të rasteve keni folur se ne kemi një hall… në shkencat e psikolo...
Yuri Kim. TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka bërë një reagim lidhur me protestën e sotme të op...
Evis Kushi TIRANË- Ministria e Arsitmit do të vendosë që hyrjen në universitete ta bëjë me konkurs. Lajmin e ka bë...
Ina Zhupa dhe Evis Kushi TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri me dije sot vendimin për ndryshimin e nenit në Rregulloren e Matu...
Monika Kryemadhi TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi i është përgjigjur ministres së ...
Pamje nga Kryeministria TIRANË- Pak orë para protestës së thirrur ditën e sotme nga Partisë Demokratike, në bu...
Jonajd Myzyri TIRANË- Kryetari i Komisionit për Prokurimet Publike Jonajd Myzyri ka prezantuar raportin e vitit 2021 për prokurimet publike ...
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u ka bërë thirrje të gjithë qyt...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar protestën e sotme të opozitës, duke theksuar se shqiptar&e...
Kuvendi i Shqipërisë, SHAB dhe rezolutat TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë vendosi të dënojë gjenocidin serb në Sre...