LIVE UPDATES
Politike

4 PIKAT/ Ku dallon dënimi i genocidit të Srebrenicës nga SHBA e Shqipëria, vendi ynë pa ‘autorë’, thirrje për ‘bashkim’ me serbët

Në rezolutën e SHBA përmendet shumë herë togfjalëshi ‘serbët e Bosnje Hercegovinës’, ndërsa tek ajo e Kuvendit të Shqipërisë ështëshkruar vetëm njëherë ‘Regjimi serb i Sllobodan Miloshevicit’. Kjo do të thotë se Shqipëria fajëson regjimin e Millosheviçit, por heq autorësinë e genocidit.

7 Korrik 2022, 16:41 Nga F.M
4 PIKAT/ Ku dallon dënimi i genocidit të Srebrenicës nga SHBA e
Kuvendi i Shqipërisë, SHAB dhe rezolutat

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë vendosi të dënojë gjenocidin serb në Srebrenicë. Seanca është ende në vijim, por Dosja.al ka siguruar rezolutën e plotë me të gjitha pikat.  Në projekt rezolutën e dorëzuar nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste konfirmohet qëndrimi i Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar. Ky genocide është dënuar edhe nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2020, por në shkresa ka ndryshime të mëdha. Kryesore janë katër prej tyre.

Në rezolutën e SHBA përmendet shumë herë togfjalëshi ‘serbët e Bosnje Hercegovinës’, ndërsa tek ajo e Kuvendit të Shqipërisë ështëshkruar vetëm njëherë ‘Regjimi serb i Sllobodan Miloshevicit’. Kjo do të thotë se Shqipëria fajëson regjimin e Millosheviçit, por heq autorësinë e genocidit.

“Dënon gjenocidin e kryer nga forcat serbe në Bosnje dhe Hercegovinë nga viti 1992 deri në 1995,”- shkruhet në rezolutën e SHBA.

“Konfirmon qëndrimin e Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, nxit fenomenin e pandëshkueshmërisë ndaj krimeve të luftës si dhe shkel mbi dinjitetin e më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Sreberenicë, të mbijetuarave dhe familjeve të tyre, por edhe ndaj rreth 10 mijë shqiptarëve të vrarë gjatë spastrimit etnik në Kosovë dhe 20 mijë grave të dhunuara nga regjimi serb i Slobodan Miloshevicit,”- shkruhet në rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë.

Mirolad Dodik përmendet me emër dhe dënohet mohimi i regjimit prej tij, ndërsa Shqipëria nuk  bën këtë gjë. Në rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë përmendet vetëm mohimi i genocidit, por personat që mohojnë atë nuk citohen.

“Ndërsa disa zyrtarë të shquar serbë dhe serbë të Bosnjës, duke përfshirë anëtarin aktual serb të presidencës tre anëtarësh të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, i cili e ka etiketuar në mënyrë të rreme gjenocidin e Srebrenicës një "mit të fabrikuar" dhe "mashtrimin më të madh të shekullit të njëzetë", e kanë mohuar se masakra në Srebrenicë përbënte një gjenocid ose janë përpjekur të banalizojnë përndryshe shtrirjen dhe rëndësinë e gjenocidit,”- thuhet në rezolutën e SHBA.

“Dënon fuqimisht çdo prirje dhe veprim për të mohuar publikisht me qëllim ose jo,  gjenocidin e kryer në Srebenicë, fshehjen e motiveve, lavdimin e autorëve, ideatorëve dhe mbështetësve të këtij gjenocidi, si dhe konsideron të papranueshme e tejet të rrezikshme vazhdimin dhe përshkallëzimin e retorikës politike nacionaliste, nxitjen e urrejtjes etnike si pasojë e mohimit të gjenocidit të kryer në Srebrenicë, masakrave dhe krimeve të tjera kundër njerëzimit kryer në të gjithë hapësirën e  ish Jugosllavisë nga disa individë, grupime, e aktorë politikë e mediatikë brenda e jashtë rajonit të Ballkanit,”- thuhet në rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë.

Si autorë të masakrës, SHBA përmend Radovan Karaxhiçin dhe Ratko Mlladiçin. Të dy i cilëson fajtorë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Radovan Karaxhiçi shpallet fajtor për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe e shpalli Ratko Mlladiçin fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, dhe përfundimisht i dënoi të dy me burgim të përjetshëm,”- shkruhet në rezolutë, ndërsa Shqipëria nuk i përmend fare.

Pika e katër ka të bëjë me dënimin.

SHBA inkurajon Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë që të çojë deri në fund procesin e dënimit të të gjithë pjesëmarrësve në genocide.

“Ndërsa, më 25 maj 1993, KS i OKB-së miratoi Rezolutën 827 për themelimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, Holandë, dhe duke e ngarkuar ICTY-në me përgjegjësi për hetimin dhe ndjekjen penale të individëve të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës , gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të rënda të Konventave të Gjenevës të vitit 1949 në territorin e ish-Jugosllavisë që nga viti 1991; Ndërsa ICTY, së bashku me gjykatat në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Serbi, kanë paditur dhe dënuar më shumë se 1000 individë në nivelet më të larta dhe shtesë të përgjegjësisë për shkelje të rënda të Konventave të Gjenevës të vitit 1949, shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës, krime kundër njerëzimit, gjenocidit dhe bashkëpunimit në gjenocid të lidhur me masakrën e Srebrenicës; ICTY dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kanë vendosur se veprimet e forcave serbe të Bosnjës në Srebrenicë në korrik 1995 përbëjnë gjenocid”- shkruhet në rezolutën e SHBA-ve.

Ndërsa Shqipëria bën thirrje që të punohet me intensitet për të përshpejtuar proceset e zgjerimit e integrimin e Ballkanit në BE, si dhe pajtimin e popujve, mes tyre dhe serbët.

“U bën thirrje Bashkimit Evropian, NATO-s dhe secilit prej vendeve të tyre anëtare, të punojnë me intensitet për të përshpejtuar proceset e zgjerimit, si një garanci për konsolidimin e vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Evropë e më gjerë,”- thuhet në shkresë.

seance plenare 7 korrik 2022


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen