LIVE UPDATES
Politike

'Mos i bëni presion Beogradit'/ Rama: Negociatat nuk hapen këtë vit, faji i Bullgarisë

Rama tha se nuk pret që udhëheqësit bullgarë të ndryshojnë pozicionin e tyre ndaj u shpreh se do mendohet mundësia e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.

15 Qershor 2022, 08:25 Nga A.B
'Mos i bëni presion Beogradit'/ Rama: Negociatat nuk hapen
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk është optimist për antarësim gjatë këtij viti të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një intervistë për POLITICO, kreu i qeverisë u shpreh se nuk pret që një samit i BE-së javën e ardhshme t'i hapë rrugën vendit për të filluar bisedimet e anëtarësimit dhe fajësoi Bullgarinë.

Nuk kam asnjë pritshmëri. Unë mendoj se asgjë nuk do të ndodhë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të hapin zyrtarisht bisedimet për të pasur anëtarësim”, tha ai, i ulur në një kolltuk lëkure kafe në zyrën e tij në Tiranë.

I pyetur nëse ndonjë lider i BE-së kishte sinjalizuar se bisedimet mund të fillojnë së shpejti, Rama u përgjigj:

Çfarë sinjalesh mund të japin? Nuk bëhet fjalë për ta. Përsëri, bëhet fjalë për Bullgarinë. Të gjithë janë dakord, të gjithë mbështesin, të gjithë mendojnë se kjo duhet të ndodhë, dhe kjo duhet të kishte ndodhur tashmë. Por kufiri i tyre i manovrimit është i kufizuar nga Bullgaria.

Rama, deklaroi se nuk pret që udhëheqësit bullgarë të ndryshonin pozicionin e tyre, pasi ata e kishin bërë mosmarrëveshjen në një çështje kaq të madhe sa ishte shumë e vështirë të tërhiqesh.

“Është një spirale. Ata kanë hyrë në një spirale. Dhe nga kjo spirale, është shumë, shumë e vështirë të dalësh'.

Rama konfirmoi se nëse nuk ka përparim këtë muaj, ai do të kërkojë që oferta e Shqipërisë për anëtarësim të trajtohet veçmas nga ajo e Maqedonisë së Veriut.

“Nëse asgjë nuk ndodh në qershor, ne do të kërkojmë të ndahemi nga ky çift i humbur në përkthim”, tha Rama. “Kam besim se kjo është ajo që duhet të bëjmë, atëherë nëse [udhëheqësit e BE-së] do të bien dakord apo jo, do të shohim.”

Kryeministri shqiptar tha gjithashtu se ai mbështet idenë e presidentit francez Emmanuel Macron për një Komunitet Politik Evropian, një organizatë që do të ishte e hapur si për anëtarët ashtu edhe për jo anëtarët e BE-së.

Unë mendoj se ai ka të drejtë. Kjo duhet të ishte bërë shumë kohë më parë… sepse kjo është vizionare. Kjo mund të diskutohet, por në parim, të kesh një komunitet politik i cili organizohet në mënyra të ndryshme ... është shumë e rëndësishme dhe është përtej Bashkimit Evropian që kemi sot ... i cili qartësisht nuk është në gjendje të përballet me sfidat e kohës që janë përpara”, tha ai.

Rama u lut për mirëkuptim për pozicionin e Beogradit. Ai tha se besonte se Serbia duhet të vendosë sanksione me kalimin e kohës, por paralajmëroi kundër shtyrjes së Beogradit, i cili është shumë i varur nga Moska për furnizimet me energji, për të bërë shumë shpejt. Ushtrimi i tepërt i presionit perëndimor mbi Serbinë mund të jetë i dëmshëm për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, paralajmëroi Rama.

"Duhet të kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm nga shumë të tjera, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë. Të kërkosh që të shkojnë atje, tani, dhe në të gjithë gamën, është praktikisht e pamundur ... Është vetëvrasëse për ekonominë e tyre. Ne ndonjëherë duhet të durojmë me të tjerët dhe të kuptojmë se çfarë po ndodh, përndryshe nuk mund ta mbajmë këtë komunitet të bashkuar për qëllime më të larta dhe më të mira. Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur. Sigurisht, jo me shpejtësinë që mund të na pëlqen, mund të dëshirojmë. Por më besoni, skenarët e tjerë janë vërtet shumë të keq për të gjithë dhe veçanërisht për këtë rajon”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje