LIVE UPDATES
Politike

"Irena me 5 mbiemra ka shkelur 3 ligje"/ Berisha: Ajo mbrohet nga Dumani, KLGJ-ja dhe ILD-ja me urdhër të Edi Ramës

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se Gjoka mbrohet nga Kreu i SPAK, Altin Dumani, KLGJ-ja dhe ILD-ja me urdhër të Kryeministrit Edi Rama.

3 Nëntor 2025, 10:57 Nga E.d
"Irena me 5 mbiemra ka shkelur 3 ligje"/ Berisha: Ajo mbrohet nga
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokrtaike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se gjyqtarja Irena Gjoka, e cila sipas tij mban pesë mbiemra ka shkelur tre ligje. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se Gjoka mbrohet nga Kreu i SPAK, Altin Dumani, KLGJ-ja dhe ILD-ja me urdhër të Kryeministrit Edi Rama.

Kryedemokrati tha se e hyrjen në fuqi të ligjit për dekriminalizimit, gjyqtarja Irena Gjoka nuk duhet të ishte më magjistrate.  Lideri i demokratëve deklaroi se Gjoka fshehu vendimin e saj penal dhe ekspulset dhe nuk i raportoi ato sipas ligjit. Sipas tij, e vërteta doli nga gazetat greke, më pas nga dokumente zyrtare me vulë apostile të sjellë dorazi në organet kompetente shqiptare që në shkurt të vitit 2024.

"Po ky ligj parashikon në nenin 66/3 detyrimin e çdo magjistrati të njoftojë menjëherë KLGJ-në për ekzistencën e një kushti që çon në përfundimin e mandatit. Po ky ligj parashikon në nenin 62/1 se gjyqtarët e gjykatës së krimeve të rëndë ku është edhe Irena Gjoka do vazhdonin të qëndronin në detyrë me përjashtim të rasteve kur kishte shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, siç është rasti i Irenës me 5 mbiemra. Sipas ligjit të dekriminalizimit të vitit 2015, fshehja, refuzimi për të deklaruar gjykime, dënime, qoftë dhe jo të formës së prerë nga autoritete të huaja, për çfarëdo lloj vepre penale apo masa dëbimi, shkakton ndërprerjen e menjëhershme të funksionit të gjyqtarit. Po kjo nuk është e vërtetë për Irena Gjokën sepse ajo mbrohet nga Altin Troplini, ILD-ja, KLGJ-ja në mënyrën më kriminale duke përdhosur ligje dhe Kushtetuta të vendit, për të dëshmuar se çfarë përfaqësojnë në raport me Kushtetutën dhe ligjin këto institucione. Sipas ligjit numër 95 të vitit 2019, ligji për strukturat e posaçme, gjykatë, prokurori, BKH, të gjithë ata që duhet të punonin në këto struktura duhet të deklaronin nëse kishin dënime brenda ose jashtë shtetit të formës së prerë ose jo për çfarëdo lloj shkelje ligjore dhe Irena Gjoka përsëri nuk ka deklaruar dënimin e saj në Greqi. Refuzimi për të deklaruar përbën shkak të shkarkimit të saj të menjëhershëm.

Imagjinoni se çfarë drejtësie marrin qytetarët shqiptarë nga gjykatës dhe prokurorë si këta, banditë të vërtetë që shkelmojnë ligje dhe Kushtetutë me urdhra politikë të Edi Ramës. Pra, sipas tre ligjeve të miratuara me tre të pestat, Irena Gjoka nuk duhej të ishte magjistrate. Të paktën që me hyrjen në fuqi të ligjit për dekriminalizimit. Por ajo fshehu vendimin e saj penal dhe ekspulset, nuk i raportoi ato sipas ligjit. Faktet u bënë publike fillimisht nga gazetat greke, më pas nga dokumente zyrtare me vulë apostile të sjellë dorazi në organet kompetente shqiptare që në shkurt të vitit 2024. Po bëhen dy vite. Pra, këto dokumente faktojnë edhe njëherë se me kriminelësh kanë penetruar në organet e drejtësisë pas reformës. Tani, që Irena me 5 mbiemra të mbrohet, të hahet turpi me bukë nga KLGJ-ja, ILD-ja dhe Altin Troplini në mënyrë të koordinuar, kjo dëshmon se këta zbatojnë vetëm urdhra të Edi Ramës dhe janë skllevër të tyre.
Të dashur miq, unë tani do u jap medieve dokumentin e ardhur nga... do ia jap të parin Top Channel-it, e kuptoni vetë, nuk bëj koment. Të dytin, ku është ajo? Nuk ka ardhur sot. Ja, dhe thoni pastaj që nuk respektojmë kundërshtarët. Po bëj shaka," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama irena gjoka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj