LIVE UPDATES
Politike

Shkarkime në Presidencë/ Debat i FORTË te "Ligjet", PD: Mos hiqni njerëzit nga puna. Kali: S'plotësonin kriteret. Duam rikonstrukturim të godinës

Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë pyetur nëse shkarkimet kanë ndodhur në të vërtetë dhe nëse janë bërë në kuadër të Kodit të Punës. Pasi në të kundërt, sipas tyre mund të ketë gjyqe që do të ndikojnë në buxhetin e institucionit për vitin e ardhshëm.

2 Nëntor 2022, 11:35 Nga k.m.
Shkarkime në Presidencë/ Debat i FORTË te "Ligjet", PD:
Florian Kali

TIRANË- Lajmi për shkarkimet masive në Presidencë ka shkaktuar debate tek Komisioni i Ligjeve. E gjitha pasi sekretari i Përgjithshëm, Florian Kali bëri bilancin e buxhetit për vitin 2023 para deputetëve, ndaj në momentin që mbaroi u përball me pyetjet e demokratëve.

Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë pyetur nëse shkarkimet kanë ndodhur në të vërtetë dhe nëse janë bërë në kuadër të Kodit të Punës. Pasi në të kundërt, sipas tyre mund të ketë gjyqe që do të ndikojnë në buxhetin e institucionit për vitin e ardhshëm. Megjithatë nga Presidenca u sigurua se lëvizjet janë bërë për shkak të ristrukturimit të institucionit.

DEBATI NË KOMISION: 

Enkelejd Alibeaj: Kanë dalë disa njoftime në media lidhur me shkarkimet masive nëse kanë ndodhur, a do të sjellë impakt te buxheti për vitin 2023? Se nëse ata shkojnë në gjykatë dhe fitojnë gjyqet, marrin dëmshpërblim. Dëgjova që ju kërkoni edhe shtesë në personel.

Florian Kali (Presidenca): Ne kemi bërë një ristrukturim dhe kemi sjellë strukturën siç duhet, pasi ishte në një piramidë jo të drejtë. Të gjithë personat që nuk plotësonin kriteret, janë larguar. Numrin total të përafërt nuk mund ta them. Sa i përket llogarive, nuk shohim ndonjë impakt gjatë gjatë viteve të ardhshme. Nuk kemi asnjë procedim në Gjykatë Administrative. E gjitha është bërë brenda kritereve.

Gazment Bardhi: Pagat duhet të rriten për të gjithë administratën publike, jo vetëm për Presidencën. Sa i përket investimeve nëse lidhen me sigurinë e Presidencës, duhet të vendosen në dispozicion. Sa i përket shtesës në strukturë, ndaj të njëjtin shqetësim për pushime masive nga puna në institucionin e Presidentit. Nuk e pranoj dot që punonjësit që janë marrë në punë, janë marrë në kundërshtim me dispozitat ligjore. Pushimet nga puna të pamotivuara janë të dënueshme kudo që ndodhin. Nuk e pranojmë dot që Presidenca të bëjë pushime masive nga puna, vetëm se u ndërrua Presidenti i Republikës. Punonjësit duhet të kenë qëndrueshmëri në punë. Ju strukturën bëjeni siç iu përshtatet më shumë, por respektoni ligjin për nëpunësit civilë. Duhet të ketë një qëndrueshmëri. Bëjeni strukturën por respektoni ligjin për nëpunësin civil

Klotilda Bushka: Pa diskutim që qëndrueshmëria e administratës është parim që garantohet. Ajo që ju thoni është sikur është kështu që thoni ju nisur nga ajo që dëgjoni në media. Ristrukturimi i institucioneve është e drejtë e vetë institucionit. Kur flasim për çështje së pari duhet të jemi korrekt. Ne nuk bëjmë dot gjykatën është bërë gabim apo jo. Nëse nuk e keni rishikojeni dhe një herë se dixhitalizimi është i rëndësishëm. Nuk nisemi dot nga një lajm në media dhe themi kështu është. Nuk merremi dot me retorikën e lajmeve. Çdo institucion mban përgjegjësi për buxhetin e shtetit. Presidenca e ka zbatimin e ligjit për vete. është shqetësim dhe jam dakord që ka një shqetësim, por që të themi kjo që dëgjuam kështu është. 

Gazment Bardhi: Ndodh për herë të parë që dalin në lajme për shkarkime masive nga puna në Presidencë. Është për herë të parë në historinë 30-vjeçare. Bëni kujdes për të mos e politizuar institucionin e Presidentit. Pushime të tilla janë të dënueshme. Kam gjithashtu shqetësim që thoni se nuk e ka numrin sesa njerëz janë pushuar nga puna. Ata që pushohen nga puna e çojnë çështjen në Gjykatë dhe janë fatura që i rëndojnë buxhetit të shtetit.

Klotilda Bushka: Ne nuk mund të nisemi nga një lajm në media dhe të themi kështu është. Çdo institucion ka të drejtën e tij ta menaxhojë institucionin.

Gazment Bardhi: Unë po them është një shqetësim.

Bushka: Jam dakord që ka një shqetësim. Por që ti vëmë ne vulën që kjo që dëgjuam kështu është, kjo nuk është e qartë. Sekretari i përgjithshëm e shpjegoi.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, Presidenca kërkoi rritjen e pagave dhe shtimin e numrit të punonjësve deri në 10 persona dhe gjithashtu një fond për rritjen e shpenzimeve të lidhura me veprimtarinë e presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj. 

"Kemi nevojë për rikonstruksionin e godinës. Rikonstruksioni i fundit është bërë para 14 vitesh, kati i parë është i mbushur me lagështi. Kemi nevojë për lyerjen e godinës brenda dhe jashtë saj si dhe kthimi i godinës në parametrat e sigurisë të klasit A. Të gjitha këto kushtojnë rreth 400 milionë lekë. Pagat e institucionit nuk janë aty ku duhen në hierarkinë e piramidës që pagave të institucioneve. Kemi vlerësuar një shtesë në strukturë për 10 persona. Këto ndryshime kërkojnë një shtesë prej 36 milionë lekë. Si dhe duam një rritje të shpenzimeve për 50 milionë lekë për veprimtarinë e Presidentit. Kosto totale e të gjithave do të jetë 490 milionë lekë. Shpresojmë që ky komision të na mbështesë në kërkesat tona"-tha Florian Kali, përfaqësues i institucionit të Presidencës.

Pas kërkesës, përfaqësuesja e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Vilma Causholli tha se kërkesa të tilla duhej të diskutoheshin në detaje, ndërsa Klodilda Bushka sqaroi se kërkesa për rritjen e pagave duhej sqaruar në një tjetër mbledhjes, por për rikonstruktimin e ndërtesës tha se duhet të sqarohej sa më shpejt nëse ishte emergjente. 

florian kali komisioni i ligjeve buxheti 20

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj