Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë vijojnë qëndresën: Shqipëri e re
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
Dyshohet se i përket Eglant Koçit/ Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë 18 Qershor, 18:11 Gjetja e trupit...
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
Kryeministri tha se Europa është lënë jashtë konfliktit për Ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se ajo ka probleme me politikën.
ITALI- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se Shqipëria është mike e mirë me të gjitha shtetet e Lindjes së Mesme, përveç Iranit. Gjatë fjalës së tij në Forumit Botëror Future Investment Initiative në Romë, Rama uroi me të mirën për vendet e Gjirit Persik.
Kryeministri tha se Europa është lënë jashtë konfliktit për Ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se ajo ka probleme me politikën. Në fund, ai tha se Europa që qëndron krah Ukrainës është gjëja e duhur për t’u bërë, por Europa që nuk flet me Rusinë për këtë nuk është. Sipas tij, ajo ka probleme me politikën dhe vendimmarrjen.
“Ndërkohë që kur bëhet fjalë për ne, Shqipëria, për Shqipërinë, ne jemi miq shumë të mirë me të gjithë në Lindjen e Mesme me përjashtim të regjimit kriminal të Teheranit. Kështu që urojmë më të mirën sidomos për vëllezërit tanë në vendet e Gjirit. Megjithatë po mendoja në ç’hotel me 5 yje në Arabinë Saudite, Katar apo në Shqipëri do të të jepnin një shishe të tillë pa gotë dhe do të thonin “mirë se erdhe në konferencën tonë”.
Kështu po sillet së fundmi Europa për inerci, në një inerci që thotë: “I kemi të gjitha. Nuk na mungon asgjë. Ne do të jemi gjithmonë të mëdhenj pavarësisht ç’ndodh”, dhe në të njëjtën kohë, po humb pikërisht atë që të tjerët po e arrijnë me hapa të mëdhenj. Unë mendoj që kur bëhet fjalë për Europën dhe rolin e Europës, gjithçka thuhet me shumë qartësi çfarë mungon, çfarë ka pasur Europa, por ka një gjë që në fakt është problemi numër 1 i Europës dhe që Europa nuk po ia del ta trajtojë, që është politika. Kapaciteti për të pasur një vizion të përbashkët, aftësia për të marrë vendime të përbashkëta, aftësia për të zbatuar në kohë gjithçka që është vendosur.
Pra, kur bëhet fjalë për atë që thatë apo për këtë gjënë e Ngushticës së Hormuzit, në fakt të bën të shohësh se si Europa është brenda dhe jashtë, është aty, por nuk është aty. Edhe kur bëhet fjalë për krizën më të madhe me të cilën Europa është përballur që pas Luftës së Dytë Botërore. Europa që qëndron krah Ukrainës është gjëja e duhur për t’u bërë, por Europa që nuk flet me Rusinë për kaq shumë vjet, thotë edhe njëherë se cili është problemi me të cilin duhet të përballet Europa, që është politika dhe kapaciteti politik e vendimmarrja”, tha Rama./Dosja.al
kuvendi TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë seancën për votimin e projektligjit për Amnistin&...
Arben Ahmetaj TIRANË- Gjykata e Lartë ka prishur ditën e sotme vendimin për sekuestrimin e pasurive të Arben Ahmetaj dhe ka kthyer...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste ditën e shtunë, në o...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka lidhur protestat masive në Shqipëri me një fushatë të gjerë dezinformim...
Kujtim Çakrani TIRANË- Mbrojtja e ish-presidentit Ilir Meta ka ndërmarrë një hap më tej në procesin gjyqësor...
Marjana Koçeku TIRANË- Safet dhe Behar Bajri kanë dezpozituar ditën e sotme përmes avokatit të tyre një kallë...
kuvend TIRANË- Seanca plenare e sotme është me tensione të larta dhe ndërprerje të përsëritura, duke e blloku...
TIRANË- Seanca plenare është ndërprerë sërish, pasi deputetët demokratë bllokuan foltoren. Teksa në rend dit...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për çështjen e Zvërnecit dhe rezolutën e Parlamentit Eur...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke i quajtur sorra dhe korba që duan të marrin...