LIVE UPDATES
Politike

"Jemi të qartë se në çfarë terreni po ballafaqohemi"/ Meta: Vetëm Rama mund të krihet, kur zjarri djeg shtëpinë dhe pronat e shqiptarëve

Meta u shpreh se nuk u zhgënjye nga vendimi për ta lënë në burg dhe se në procesin që do të zhvillohet në gjyq, shqiptarët do të argëtohen me dëshmitarët e SPAK.

16 Gusht 2025, 13:22 Nga DOSJA
"Jemi të qartë se në çfarë terreni po
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i PL, Ilir Meta ka ka folur për vendimin politik për ta lënë në burg edhe pse hetimet u mbyllën. Në një intervistë për SYRI.net, Meta u shpreh se nuk u zhgënjye nga vendimi për ta lënë në burg dhe se në procesin që do të zhvillohet në gjyq, shqiptarët do të argëtohen me dëshmitarët e SPAK.

Meta gjithashtu theksoi se nuk është bërë pishman që nuk garoi në listë të mbyllur dhe se është krenar për koherencën e tij për pluralizmin politik, interesin kombëtar, Kushtetutën dhe integrimin europian. Në lidhje me gjendjen katastrofale ku gjendet Shqipëria pas zjarreve që shkrumbuan dhjetëra mijëra hektarë pyje, dogjën shtëpi, pemëtari dhe bagëti, Meta tha se vetëm Rama mund të krihet, kur zjarri djeg shtëpinë dhe pronat e shqiptarëve.

Intervistë ekskluzive e Presidentit Meta dhënë portalit ‘Syri.net’

Pyetje: Z. Meta, u bënë disa ditë që as ju dhe as Partia e Lirisë nuk keni reaguar për vendimin e GJKKO, që vendosi të mos e ndryshojë masën e arrestit me burg për ju edhe pas kërkesës së avokatit tuaj, Z. Kujtim Cakrani, i cili kërkoi lirimin tuaj pas përfundimit zyrtar të hetimeve ndaj jush. Pse kjo heshtje?

Përgjigje: Besoj se reagimi i avokatit të nderuar Z. Kujtim Cakrani ka qenë publik dhe shumë i qartë dhe e falenderoj për mbrojtjen e tij dhe ezaurimin e të gjithë hapave proceduriale në përputhje me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, që ekziston vetëm në letër këtu në vendin në tonë.

Por besoj se flakët që kishin pushtuar zona të tëra të Shqipërisë duhet të ishin shqetësimi ynë kryesor ndaj jemi mjaftuar për këtë çështje vetëm me deklarimin publik të avokat Cakranit. Vetëm Rama mund të krihet kur shqiptarëve u digjen shtëpitë dhe pasuritë.

Pyetje: A jeni i zhgënjyer me këtë vendim?

Përgjigje: Aspak. Nëse gjyqtari në fjalë do kishte ndërgjegje profesionale dhe të ishte i pavarur do të duhej të mbante një qëndrim të arsyeshëm e të qartë ndaj rrëmbimit tim të paligjshëm, që në 23 tetor 2024, por ai vetëm e noterizoi.

Dikur thoshin i zgjedhin komisarët. Tani mund të themi, i zgjedhin gjyqtarët (noterët).

Pyetje: Por ishte vetë avokati juaj Z. Cakrani që e kërkoi këtë gjyqtar, duke i kërkuar gjyqtarit Bano të shpallte moskompetencën?

Përgjigje: Avokat Cakrani ka besimin tim të plotë në gjithë qëndrimet e tij pasi ai është një njohës i shkëlqyer i ligjit dhe i procedurave.

Padyshim që vendimi i tij ka qenë shumë i drejtë pasi kjo kërkesë nuk mund të gjykohej nga një gjyqtar që nuk ka patur dijeni për dosjen e cila është shumë voluminoze edhe pse ka zero fakt apo provë penale kundër meje.

Po kështu edhe SPAK-u nuk mund të përfaqësohej nga një prokuror që nuk ka asnjë lidhje me hetimet.

Ne jemi shumë të qartë se në çfarë terreni po ballafaqohemi me mafian në pushtet që ka kapur prej kohësh të gjithë sistemin e hetimit me zgjedhjen antikushtetuese të Prokurorës së Përgjithshme me 69 vota dhe Gjykatat me gjykatës që betoheshin te noterja te Lana dhe ligjin që përgjon gjyqtarët pa vendim.

Mos e harroni manifestimin madhështor të 2 Marsit 2020 se përse u thirr nga unë si President i Republikës.

Pikërisht për të kundërshtuar kapjen mafioze të Gjykatës Kushtetuese dhe sistemit gjyqësor nga Edi Rama dhe McGonigalët e tij.

Ne jemi shumë të bindur se “standardet” e rrëmbimit janë fytyra e vërtetë e gjithë kësaj farse hetimore, gjyqësore, të urdhëruar dhe komanduar nga Edi Rama.

Natyrisht që këtu përfshihen edhe “standardet” e paraburgimit dhe dënimet e posaçme dhe qesharake.

Pyetje: Mos ishte gabim dalja juaj në lista të hapura, kështu siç po shkon ky proces?

Përgjigje: Mos prisni që Ilir Meta të dalë kundër Ilir Metës.

Që nga kundërshtimi që unë u kam bërë ndryshimeve kushtetuese edhe përmes grevës së urisë bashkë me disa kolegë deputetë në prill 2008, bindja ime vetëm sa më është përforcuar për këto pasoja të rënda që sollën listat e mbyllura për parlamentarizmin, që u minua në vazhdimësi dhe shndërrimin sot në një autokraci kleptokrate, antikombëtare dhe pa skrupuj.

Po kështu nuk doja t’i jepja asnjë kosto koalicionit opozitar në zgjedhje.

Unë jam i ndërgjegjshëm për betejat që duhet të bëj, sepse kam qenë dhe mbetem i bindur në kauzat që kam mbrojtur dhe mbroj.

Po kështu, e di se fati i patriotëve nuk është i lehtë por ja që jam jo vetëm i papenduar por edhe shumë krenar për zgjedhjet që kam bërë.

E di që nuk jam i përsosur por jam i lumtur për koherencën time të palëkundur në raport me pluralizmin politik, interesin kombëtar, Kushtetutën dhe integrimin europian të Shqipërisë.

Pyetje: Ndërkohë Kryeministri Rama krenohet me çeljen e negociatave dhe premtoi anëtarësim në BE në 2030.

Përgjigje: Nuk dua të humbas kohë me renditjen e gjithë vonesave të qëllimshme që Edi Rama i ka bërë procesit të integrimit europian të vendit që nga bllokimi i procesit për Kryetarin e Qarkut Fier në 2011 e deri te zgjedhjet e paligjshme vendore njëpartiake në qershor 2019.

Pastaj të mos flasim për mrekullitë që do na sillte “Ballkani i Hapur” që falimentoi prodhuesit dhe fermerët shqiptarë përveçse stigmatizoi shtetin e Kosovës si gjoja bllokues të integrimeve rajonale.

Se sa europiane është Shqipëria sot shikoni si renditet e fundit në rajon në çdo aspekt.

E fundit për nivelin e pagave e pensioneve, por e para për nivelin e çmimeve, e fundit përsa i takon cilësisë dhe shpenzimeve për shëndetin dhe arsimin.

Standardet europiane të Shqipërisë me Edi Ramën kanë ecur pikiatë si vetë niveli i euros në vendin tonë dhe po kështu trendi i eksporteve.

Eksportojmë vetëm 8% të PPP si para tre dekadash, jo vetëm duke qenë të fundit në rajon por me diferencë shumë të madhe me Maqedoninë e Veriut rreth 57% të PPP.

Por të paktën të jemi të qetë lidhur me indeksin e palumturisë, pasi Ukraina është më keq se ne e kështu jemi të parafundit.

Kjo është Shqipëria europiane e Ramës.

Pyetje: Ndërkohë edhe ju edhe Partia e Lirisë keni qenë të ashpër me Kryeministrin Rama lidhur me situatën e zjarreve. A mos po shfrytëzoni një fatkeqësi që ndodh edhe në vendje të tjera për qëllime politike?

Përgjigje: U bënë 11 vite që Rama kur bien zjarret në verë premton masa parandaluese për verën tjetër.

Madje në Mars shpalli lajmin e gëzueshëm se do bliheshin dy avionë kundër zjarreve sivjet.

Përse Maqedonia e Veriut një vend i vogël dhe me më shumë pyje se ne ka një flotë ajrore kundër zjarreve ndërsa Rama kur dalin lajmet në media se kanë shpërthyer zjarret nxjerr ushtarët me shqopë për të fikur fontanat që shkojnë drejt qiellit pasi nuk ka asnjë politikë parandaluese, vrojtuese, izoluese dhe Rama ka shkrirë prej kohësh strukturat kombëtare që përgjigjeshin për pyjet apo edhe ato për vaditjen e kullimin (pas zjarreve vijnë përmbytjet).

Si u krijuan tërë ato parcela kanabisi nëpër kodra e male anëembanë Shqipërisë vite më parë?

Duke u vënë zjarrin pyjeve dhe kullotave se gjoja fajin e kishin çobanët.

Ndërkohë që ish-Zv/Kryeministri, Arben Ahmetaj na e tha publikisht se politika e kanabizimit kishte qenë vet e Edi Ramës. Fatkeqësitë i ka përdorur gjithmonë për politikë dhe madje edhe për vjedhje vet Edi Rama.

Besoj nuk i keni harruar kërkesat zyrtare të Bankës Botërore dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare drejtuar Qeverisë shqiptare për të bërë transparente kontratat dhe emrat e kompanive që fituan tenderat për tërmetin dhe pandeminë.

Besoj nuk e keni harruar kur si President i dërgova një shkresë zyrtare konfidenciale që të merreshin masa për të përballuar pasojat e një tërmeti të fortë, që pritej të binte në Shqipëri në 2019, pasi ky paralajmërim ishte bërë public nga një sizmiolog shumë i njohur grek.

Brenda ditës shkresën konfidenciale ua çoi mediave pranë tij që e botuan me titullin se çmendet Presidenti, etj.

Ndërsa kur ndodhi tërmeti, në vend që të çonte forcat xheniere, çonte forcat komando.

Mirë që i telefonova Kryeministrit të Kosovës që solli FSK dhe dy qen të jashtëzakonshëm që shpëtuan shumë qytetarë poshtë rrënojave.

Edhe ne në organikë kemi qen për raste të tilla të cilët kanë buxhet të konsiderueshëm por këta ua vidhnin edhe ushqimin special qenëve të tillë, siç dihet që vidhnin edhe te racioni i fëmijëve jetimë sipas edhe vet Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Për të justifikuar thotë pastaj se avionët kushtojnë shumë shtrenjtë dhe se duan kohë për t’u prodhuar. Po pse nuk mund të blesh avionë të përdorur në gjendje të mirë dhe shuëm më lirë?

Po pse nuk mund të merrje me qera për dy muaj e verës dy avionë dhe do ishte shumë më pak se qeraja që paguajmë për “tigrat” e Bangladeshit në Vlorë?

Se t’i kërkosh Ramës që një pjesë të fondeve që vidhen për inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe nuk punojnë të shpenzohen për avionë kundër zjarreve është njësoj si t’i futësh dorën në xhep.

Ndaj kur Shqipëria digjet, Rama jo vetëm krihet por edhe na poston për zjarret në Greqi.

Ndërkohë që të gjithë e pamë live se si digjej kisha 300-vjeçare e Leklit në mes të ditës dhe në një vend pa pyll dhe pa pemë.

Vetëm dy policë bashkiakë do mjaftonin për ta fikur.

Se për zjarrin te “Syri i Kaltër” të jeni të sigurtë se do t’i shërbejë miratimit të ndonjë “pikëze” si ajo e Manastirit në Sarandë.

Ndërsa shumë prej kodrave dhe maleve të djegura mos u habisni që t’u “mbijnë” parqe fotovoltaike në të ardhmen.

Pyetje: Dhe së fundmi ç’mund të thoni për pretendimet e prokurorit Arben Kraja se ju duhet të rrini në paraburgim pasi mund të intimidoni dëshmitarët?

Përgjigje: Lidhur me integritetin e këtij personi që shoqërohet hapur me persona të pandehur nga SPAK-u ia kam thënë në seancën e parë gjyqësore ndaj meje pas rrëmbimit se është një mashtrues dhe gënjeshtar i pacipë pasi ky deklaroi në seancë para gjykatësit se arrestimi im është bërë sipas ligjit kur të gjithë e kanë parë rrëmbimin tim mafioz edhe me firmën e tij.

Po rai nuk ka faj si ish-hetues i regjimit komunist që është, i cili ka marrë në qafë të rinj të pafajshëm edhe në ditët e fundit të regjimit komunist.

Si mund të njohë ai Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut?

Ndaj nuk mund ta njohë parimin e prezumimit të pafajësisë.

Se kush i intimidon dëshmitarët na e ka thënë vetë Edi Rama, shefi i tyre, që është SPAK-u?

A e harruat kur i tha opinionit publik se i kishin vajtur artistë që i ishin ankuar për shantazhet dhe presionet e SPAK-ut për të dhënë dëshmi të rreme kundër Erion Veliajt?

Por në rastin tim kjo është vetëm një lëvizje dëshpëruese e SPAK-ut nën diktatin e Edi Ramës që tregon qartë dështimin e tyre të plotë në hetimin mbi 30-vjeçar që i kanë bërë Ilir Metës ku nuk kanë arritur të gjejnë asnjë provë të vetme apo fakt penal kundër meje.

Po kështu, dua t’ju siguroj se ata nuk kanë asnjë dëshmitar kundër meje pasi të gjithë ata që i quajnë dëshmitarë ose kanë patur probleme serioze me drejtësinë, ose kanë dhënë dëshmi kundër dëshmive të tyre të mëparshme ose janë aq personazhe qesharake që do na argëtojnë gjatë procesit gjyqësor, i cili do jetë i hapur dhe i monitoruar.

Ç’mund të presësh nga prokurorë të tillë që amnistojnë krimin e shekullit, aferën e inceneratorëve duke e quajtur “krim intelektual”?

Ç’mund të presësh nga këta prokurorë që e hetojnë Erion Veliajn për çdo gjë edhe banale por kurrë për firmën e paligjshme që në 2017, për aferën e inceneratorëve se aty del Edi Rama, tutori i tyre?

Ç’mund të presësh nga këta prokurorë si Dumani që kallëzimin e bërë nga avokatja Adriana Kalaja për mashtrimet dhe falsifikimet e Edi Ramës me pronat në Surrel ia kalojnë për kompetencë Prokurorisë së Tiranës?

Nëse do kishin një fakt sado të parëndësishëm kundër Ilir Metës as do kishin bërë atë rrëmbim kriminal, as në këtë paraburgim kriminal por do e kishin bërë procesin gjyqësor prej kohësh.

Më vjen “keq” që u lodhën me provokimet nga më ordineret këtu në paraburgim për të krijuar prova apo fakte penale, por nuk mund t’i ndihmoja dot se respektimi i Kushtetutës dhe ligjit është në kulturën time, ndërsa ata janë “lëpirës” të pushtetit që nuk aknë asnjë lidhje me Kushtetutën, ligjin dhe dinjitetin njerëzor dhe qytetar.

Ne do ta fitojmë këtë betejë, që është kundër të gjithë këtij regjimi shtypës dhe kriminal, që ka kapur çdo qelizë të shtetit dhe sidomos drejtësinë për të garantuar pandëshkueshmërinë e Ramës duke burgosur opozitën që nuk e bled he shantazhon dot, por edhe duke u përpjekur të burgosë të vërtetat që tmerrojnë Kryekleptokratin.

Ndaj edhe prioriteti i tij nuk ishte parandalimi i zjarreve por pushtimi i mediave të fundit të pavarura si ndodhi me “Neës 24”.

Të jemi të sigurt se nëse mediat që mbylli Rama në mënyrë të paligjshme do kishin qenë funksionale do kishim shumë më pak zjarre dhe dëme prej tyre pasi do raportonin në kohë reale nga terreni dhe nga pahiri Kryekleptokrati dhe gjithë zyrtarët përgjegjës do ishin detyruar të reagonin më shpejt.

ilir meta

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta