LIVE UPDATES
Politike

"Ibrahim Rugova, është dhe do mbetet, arkitekti i Pavarësisë së Kosovës"/ Berisha: Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës është faqja me e ndritur e historisë së kombit shqiptarë...

Në intervistën e tij, lideri i opozitës shqiptare ka treguar se ka vizituar varret e dëshmorëve të rënë në luftën për lirinë e Kosovës dhe i ka nderuar ata.

16 Gusht 2025, 10:40 Nga E. D
"Ibrahim Rugova, është dhe do mbetet, arkitekti i
Sali Berisha

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë private në Istog të Kosovës, ku ishte i ftuar në disa aktiviteteve të organizuara nga mikëpritësit. Por vizita e tij private është pasqyruar nga mediat në Kosovë, ku kryedemokrati Sali Berishaka dhënë dhe një intervistë për televizionin Kanali10. Në intervistën e tij, lideri i opozitës shqiptare ka treguar se ka vizituar varret e dëshmorëve të rënë në luftën për lirinë e Kosovës dhe i ka nderuar ata. I pyetur nga media, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se procesi në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet pa fakte.

"Gjerë sot nuk kam lexuar një fakt të vetëm përgjegjëse ata që udhëhoqën këtë luftë dhe që janë sot në bangën e akuzës. Uroj që ky proces të konfirmojë, të sanksionojë pafajësinë e tyre dhe rolin që ata luajtën. Ata udhëhoqën një luftë çlirimtare", theksoi Berisha gjatë intervistës.

Berisha ka nderuar edhe Ibrahim Rugovën, duke qenë se ishte në vendlindjen e tij, në Istog.

"Është burri i madh i këtij kombi që çështjen e drejtë të popullit të Kosovës, çështjen e lirisë dhe pavarësisë së tij, e mori nga barakat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë dhe e çoi deri në Dhomën Ovale, në zyrat më të larta të SHBA," theksoi kryedemokrati Sali Berisha në intervistën e tij për mediat e Kosovës.

Intervista e Plotë e Sali Berishës:

Isha në një vizitë private tek miq të mi. Festuam ditëlindjen e Gani Dreshës dhe u ndjeva shumë i nderuar që isha mik i tyre. Vizitova bjeshkën e Istogut gjer në Çorovodë, në kufi dhe pata fatin të shijoj mahninë e kësaj bjeshke. Por natyrisht nga Istogu nuk mund të largohesha kurrë pa shprehur nderimin tim më të thellë, pa u përulur me mirënjohjen më të pakufishme, para dhjetëra e dhjetëra djemve e vajzave të Istogut që ranë me pushkë në dorë për lirinë dhe dinjitet kombëtar, për Kosovën e pavarur.

Betejat e luftëtarëve të Istogut dhe në tërësi të kësaj zone, kanë qenë betejat nga më të përgjakshmet, por dhe me një rol shumë të veçantë në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndaj dhe unë shpreh edhe njëherë nderimin tim më të madh, mirënjohjen më të pakufishme ndaj luftëtarëve të UÇK-së, të cilët me luftën e tyre, mbrojtën jo vetëm vlerat e shqiptarëve për liri dhe dinjitet, por ajo ishte lufta e fundit çlirimtare në Europë dhe i dhanë fund një kolonie në zemër të Europës që përbënte një turp të madh dhe të patolerueshëm.

Unë thashë, e kalova ditën në bjeshkë, por edhe atje ishin gjurmë të barbarive serbe, të cilët kishin vërshuar nga Sanxhaku dhe mbledhë çfarë kanë gjetur, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar, kanë kaluar para breshërive të armëve të tyre 53 qytetarë të Istogut. Edhe për ata unë shpreh nderimin tim më të madh.

Pyetje: Ndërkohë kemi kaq vite pas luftës në Kosovë. Lufta Çlirimtare e Kosovës po gjykohet nëpërmjet procesit të Gjykatës Speciale. Si e shihni këtë proces, duke ditur se ka mbërritur nga fundi dhe duke qenë se jemi në Istogun e Ibrahim Rugovës, edhe një fjalë për Rugovën.

Sali Berisha: Lufta çlirimtare e popullit të Kosovës është faqja me e ndritur e historisë së kombit shqiptarë që nga luftërat e Skënderbeut gjerë më sot. Ajo luftë e bëri të lirë kombin shqiptarë por e bëri Ballkanin dhe Evropën me të drejtë dhe më të lirë. Në këtë kuadër asgjë nuk mund të errësojë kontributin historik të luftëtarëve të lirisë. Përsa i përket Gjykatës së Hagës, duhet të jemi realist se ajo është gjykatë e Kosovës. Ne duhet ti shohim gjithnjë me realizëm. E kam ndjekur absolutisht me vëmendjen më të madhe. Gjerë sot nuk kam lexuar një fakt të vetëm përgjegjëse ata që udhëhoqën këtë luftë dhe që janë sot në bangën e akuzës. Uroj që ky proces të konfirmojë, të sanksionojë pafajësinë e tyre dhe rolin që ata luajtën. Ata udhëhoqën një luftë çlirimtare. Njësitet e UÇK-së në mënyrën më të vërtetë, ishin aleatët e NATO-së në terren në territorin e Kosovës.

Pyetje: Edhe për Rugovën, meqë jemi në Istogun e Rugovës.

Sali Berisha: Jam këtu në Istog, vendlindjen e gjeniut politik të kombit shqiptar. Unë e kam theksuar dhe e theksoi prap, gjenitë e këtij kombi ka qenë Skënderbeu, është Ismail Kadare, është Ibrahim Rugova dhe Nënë Tereza. Sepse këto personalitete, secili në fushën e tij, u bë simbol frymëzimi jo vetëm për shqiptarët por për njerëzit në mbarë botën. Ibrahim Rugova, është dhe do mbetet, arkitekti i Pavarësisë së Kosovës. Është burri i madh i këtij kombi që çështjen e drejtë të popullit të Kosovës, çështjen e lirisë dhe pavarësisë së tij, e mori nga barakat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë dhe e çoi deri në Dhomën Ovale, në zyrat më të larta të SHBA. Ibrahim Rugova përfaqësoi me dinjitetin më të madh, me civilitetin më të madh, me vizionin dhe qartësinë më të madhe, kombin dhe interesat e tij.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet