LIVE UPDATES
Politike

"Ju paguani tarifat më të larta për shkollimin"/ Berisha: Edi Rama riktheu standardet e diktaturës komuniste për universitetet

Berisha tha se Rama riktheu mesataren, të cilën nuk e kanë vendet e lira dhe tarifat e larta.

23 Janar 2026, 19:00 Nga E.d
"Ju paguani tarifat më të larta për shkollimin"/
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës tha se studentët paguajnë sot tarifat më të larta për shkollimin. Gjatë fjalës së tij në takimin me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, Berisha u shpreh se Edi Rama riktheu standardet e diktaturës komuniste për universitetet.

Berisha tha se Rama riktheu mesataren, të cilën nuk e kanë vendet e lira dhe tarifat e larta. Kryedemokrati tha se në AKSHI është baxhanaku i Edi Ramës, Armand Frangu, të cilin PD e ka denoncuar me dhjetëra herë.

Sali Berisha: Dëgjoni për AKSHI-n. Çfarë ndodh në AKSHI? Në AKSHI është baxhanaku i Edi Ramës, Armand Frangu, e kemi denoncuar me dhjetëra herë. Aty, çdo tender duhet ta fitonte ky, në një kohë kur kishte një kapacitet sipërmarrës shumë modest. Tani ky nuk mjaftohej me tenderat që fitonte vetë, por merrte edhe prestanome dhe futej vetë i treti në tender, por ishte vetëm një, ishte Frangu. Dhe në qoftë se dilte ndonjë i vërtetë, ai merrej peng. A mund të imagjinoni ju një sipërmarrje shtetërore, se ajo është agjenci shtetërore, të marrë peng biznesmenë pse guxojnë të paraqiten në tendera siç është ligji, sic është rregulli, siç është gara?

Dhe kjo ndodh në kopshtin privat të Edi Ramës. Dhe pasi ndodh kjo, pasi dokumentohet gjithçka para të huajve, sepse një nga këto pengje kërkoi mbrojtje në një shtet të huaj dhe ata i dhanë, i jemi mirënjohës. Edi Rama thotë se ka respektin maksimal për Mirlindën, po pse e ka këtë respekt? Se është Linda, është e shoqja. Nuk ndodh kund kjo. Atëherë, ku janë të rinjtë sot? Të rinjtë sot duhet të marrin rrugët e dheut dhe në shpinë, në një qese, duhet të marrin edhe ëndrrën e tyre në rrugët e Europës, në rrugët e botës, sepse në Shqipëri nuk e ndërtojnë dot ëndrrën.

Nuk e ndërtojnë sepse ky riktheu standardet e ish-diktaturës komuniste në pranimet në universitete. Riktheu si satër mesataren, të cilën nuk e kanë vendet e lira. Ky riktheu tarifat. A e dini ju se paguani 4-5 herë më shumë se studenti gjerman për universitetin? A e dini se po të shkoni në Austri, ju paguheni në vit 3 ose 400 euro, kurse austriaku paguan 100 euro. Kjo sepse ka shteti detyrim që t’u shkollojë ju. Kurse ky vendos këtu, me rrogat më të ulëta, tarifa të cilat nuk i lejojnë 49 përqind të familjeve që të shkollojnë më shumë se një fëmijë. Edhe atë me shumë sakrifica.

Po pse? Pse u përmbys, pse ishte krejt e kundërta para vitit 2013? Kishte para më shumë? Jo, ne nuk kishim para më shumë. Ne jemi para e taksave të ulëta, ne kishim gjysmën e këtyre taksave. Por kishim një politikë ne, që të rinjtë duhet të shkollohen. E gjetëm vendin me 12 studentë për 1 mijë banorë, arritëm në 52 studentë për 1 mijë banorë. Sepse ishim shumë mbrapa. Dhe ky u kthye përsëri. Politikë armiqësore./Dosja.al

sali berisha edi rama akshi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj