LIVE UPDATES
Politike

Kallëzimi i Metës, VOA: Gjykata në favor të hetimit të Autoritetit të Dosjeve. Pa denoncimit të ish-presidentit…

Autoriteti nga ana e tij këmbënguli se ka vepruar në respekt të procedurave ligjore dhe se praktika e ndjekur është lehtësisht e verifikueshme.

9 Dhjetor 2022, 20:19 Nga k.m.
Kallëzimi i Metës, VOA: Gjykata në favor të hetimit të
Foto ilustruese

Në Shqipëri, Partia e Lirisë e drejtuar nga ish presidenti Ilir Meta bëri të ditur sot se Gjykata e Tiranës kishte shfuqizuar vendimin e Prokurorisë për të mos nisur një procedim penal ndaj Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, pas kallëzimit të bërë kundër këtij institucioni, nga ish presidenti Ilir Meta. Gjykata, e vënë në lëvizje nga Meta, urdhëroi Prokurorinë që të rregjistrojë procedimin penal dhe të kryejë hetime mbi rastin.

Meta ngriti padi penale ndaj Autoritetit më datë 1 shtator, pasi dhe më herët e kishte akuzuar atë për shkelje ligjore kur ky institucion njoftoi zyrtarisht parlamentin se kishte hasur në dokumenta që e lidhnin ish presidentin me strukturat e ish Sigurimit. Sipas tij, anëtarët e Autoritetit kishin shkelur 6 nene të Kodit Penal, duke i akuzuar për shpërdorim detyre, falsifikim i dokumenteve shtetërore, falsifikim kompjuterik, falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve, përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik, zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete.

Meta, duke ju referuar rastit të tij, tha se dokumentat janë manipuluar, pasi personi Filip Talo, i cili pretendohet të jetë kallzuar prej tij, në rrëfimin e bërë me shkrim dore për organet e sigurimit ka përmendur një tjetër emër, Ilir Murataj, me të cilin ndante dhomën e konviktit. Ndërkohë që Meta shpjegoi se nuk ka jetuar në konvikt.

Autoriteti nga ana e tij këmbënguli se ka vepruar në respekt të procedurave ligjore dhe se praktika e ndjekur është lehtësisht e verifikueshme.

Prokuroria në vendimin e saj i ishte referuar nenit të Kodit të Procedurës Penale për “Rrethanat që nuk lejojnë fillimin e procedimit” i cili parashikon ndër të tjera se një nga rrethanat është dhe “kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk ekziston”. Prokuroria kishte shpjeguar më tej se “nisur nga çka përmban kallëzimi penal (Meta ndr.) dhe për më tepër baza ligjore mbi të cilën ka operuar Autoriteti, bën të mosgjendemi para rrethanave për regjistrimin e procedimit penal, që lidhet me ekzistencën e figurës apo figurave të veprës apo veprave penale”.

Por në të kundërt, Gjykata vlerëson se vendimi është marrë në kundërshtim me ligjin dhe në një interpretim të ngushtë të nenit të cilit i është referuar për mosfillimin e hetimeve, duke konstatuar se ajo madje ka kryer disa veprime hetimore e për pasojë do të duhej të kishte bërë rregjistrim penal për çështjen.

Në vendimin e gjykatës renditen dhe veprimet hetimore që Prokuroria duhet të kryejë, duke nisur që nga pyetja e Filip Talos, deri te administrimi i të gjitha akteve dhe veprimeve të kryera për rastin nga autoriteti, dhe anëtarët e këtij institucioni. “Vetëm pas kryerjes së këtyre veprimeve mund të arrihet në përfundimin nëse ka ose jo vepër penale”, shkruhet në vendimin e Gjykatës.

Avokati Genc Gjokutaj, i cili përfaqësoi Meta në Gjykatë, tha sot se Prokuroria ishte mjaftuar vetëm me pyetjen e anëtarëve të Autoritetit dhe “nuk ka kryer asnjë veprim tjetër duke mos dashur të kryejë hetime, sepse ato do të zbulonin shkeljet dhe shpërdorimet e kallëzuara nga ana jonë, por të mohuara nga ana e organit të hetimit”.

Rasti i Meta bëri që socialistët të nxitonin të ndërmarrin disa nisma ligjore. Në tetor, pas një marrëveshjeje dhe me atë pjesë të deputetëve demokratë që njohin si kryetar të grupit të tyre Enkelejd Alibeaj, u miratuan disa ndryshme që parashikojnë ndër të tjera një hapje më të plotë të dosjeve, deklasifikimin e të gjithë dokumentave nga 29 Nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991 të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, si dhe heqjen e pengesave për riverifikimin e figurës së personave që kanë një certifikatë të mëparshme pastërtie, kur për ta, shfaqen informacione të reja.

Një tjetër nismë, e propozuar nga Autoriteti i Dosjeve është në pritje në parlament. Ajo parashikon detyrimin për partitë politike dhe kandidatët në garat për parlament apo dhe pushtetin vendor, që të pajisen më parë me një çertifikatë pasurie nga Autoriteti. Një masë e cila rrezikon ta lerë jashtë posteve dhe institucioneve politike Meta, nëse do të vërtetoheshin dyshimet se ai ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit.

Socialistët shkuan dhe më tej duke depozituar dhe dy ndryshime të tjera ligjore të cilat synojnë të pengojnë marrjen e posteve publike apo drejtimin e forcave politike, nga persona të lidhur me ish Sigurimin e shtetit./VOA

autoriteti i dosjeve ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj