Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
DOKUMENTI - Zbardhet vendimi i Elbasanit, si u përgjua për rreth 59 orë “Taulanti”, aksioni nisi pas sulmit me armë në familjen Çapja
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar mbajtjen nën përgjim të numrave telefonikë të disa personave, disa prej tyre personazhe të njohur të botës së krimit dhe një person, i identifikuar me emrin “Taulant”.
9 Dhjetor 2022, 17:23Nga k.m.
Prokuroria e Elbasanit
ELBASAN- 58 orë e 50 minuta është mbajtur nën përgjim politikani me emrin “Taulant”, në vitin 2016. Përgjimet kanë nisur menjëherë pas masakrës që ndodhi në familjen Çapja ku u vranë me armë tre persona dhe mbetën të plagosur shtatë të tjerë. Siç edhe duket në dokumentet e publikuara nga "Shijak TV", Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar mbajtjen nën përgjim të numrave telefonikë të disa personave, disa prej tyre personazhe të njohur të botës së krimit dhe një person, i identifikuar me emrin “Taulant”.
Pasi ka marrë në shqyrtim kërkesën e prokurorit Petref Asllani, gjyqtarja Zamira Vyshka ka vlerësuar si të ligjshëm vendimin datë 03/02/2016 ora 22:00, për lejimin e përgjimit të bisedave dhe komunikimeve telefonike për numrat celularë:
0692296145 që përdoret nga shtetasi Fejzullah Çapja 0696738363 që përdoret nga shtetasi Bledar Muça 0682055399 që përdoret nga shtetasi Taulant 0697512756 që përdoret nga shtetasi Sokol 0692296145 që përdoret nga një shtetas i afërm i familjes Çapja
Po ashtu, sipas dokumenteve përgjimi është lejuar të fillojë në orën 01:20 të datës 04/02/2016 dhe të përfundojë në të njëjtën orë të datës 19/02/2016. Pra për 15 ditë! Më pas, po e njëjta gjykatë me kërkesë të së njëjtës prokurori, ka urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të përgjimeve.
Ndërkohë që prej javësh opozita akuzon kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se është i përfshirë në dosjen hetimore për vrasjen e avokatit Ravik Gurra. Akuza u bë publike pas deklarimit në gjykatë të Ardian Çapjas, i cili tha se vrasja e avokatit të tij, Ravik Gurra do të zbulonte implikimin e një politikani të rëndësishëm. Berisha dhe opozita e lidhin këtë deklaratë me Taulant Ballën. Arsyeja lidhet me vrasjen e masakrën e 3 shkurtit 2016 në Elbasan, kur u vranë Agron Çapja, Enver Sinakoli, Eno Bedalli dhe plagosen 7 të tjerë. Masakra e Elbasanit hapi një dosje përgjimesh në të cilat u zbulua edhe një numër telefoni që u vu në përgjim dhe më pas gjykata e identifikoi si "Taulant" pa sqaruar nëse ishte ose jo Taulant Balla. Por përgjimet për numrin që i përkon kreut të grupit të PS, u fshinë nga gjykata dhe Berisha akuzon se prokurori që fshiu përgjimet u ngrit në detyrë.
Vetë Taulant Balla është shprehur se nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat e Opozitës se është i implikuar në vrasjen e avokatit Ravik Gurra. Madje shtoi se do të dorëzojë paditë kundrejt anëtarëve të Opozitës, por nuk u përgjigj pyetjes nëse do të padiste edhe Ardian Çapjan.