LIVE UPDATES
Politike

Sulmi ndaj Berishës, ish-presidenti kroat: Nuk është incident, por atentat i montuar

Sipas ish-Presidentit, ajo që ndodhi më 6 dhjetor nuk është një incident, por një atentat që mund të kishte shkaktuar vdekjen e kreut të opozitës pas së cilës ish-Presidenti është i bindur që qëndron dikush që nuk e do demokracinë madje nuk do as bashkimin evropian, pasi ndodhi në të njëjtën ditë kur në Shqipëri përfaqësuesit e BE-së.

9 Dhjetor 2022, 13:00 Nga I.A
Sulmi ndaj Berishës, ish-presidenti kroat: Nuk është incident,
Stipe Mesiç

TIRANË- Ish-Presidenti kroat, Stipe Mesiç, e konsideron të padrejtë shembjen e “Prestige Resort” dhe apelon organet e drejtësisë që të veprojnë në mënyrë të paanshme dhe të marrë vendime kundër akteve të paligjshme. Në një intervistë për gazetën “Panorama” menjëherë pas takimit me ish-kryeministrin Berisha, Mesiç dënoi edhe sulmin fizik të bërë më 6 dhjetor ndaj kreut të opozitës. Sipas ish-Presidentit, ajo që ndodhi më 6 dhjetor nuk është një incident, por një atentat që mund të kishte shkaktuar vdekjen e kreut të opozitës pas së cilës ish-Presidenti është i bindur që qëndron dikush që nuk e do demokracinë madje nuk do as bashkimin evropian, pasi ndodhi në të njëjtën ditë kur në Shqipëri përfaqësuesit e BE-së. Ai e cilësoi këtë një akt të rëndë që kërkon reagimin e organeve të drejtësisë. Ndërkohë, sa i përket strategjisë së protestave të opozitës, Mesiç u shpreh në mënyrë të prerë se demokracia që sulmohet duhet të mbrohet.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Z. Mesiç, ju sot keni pasur një takim me ish-Kryeministrin Berisha. Besoj jeni njohur me ngjarjen që ndodhi në protestën e 6 dhjetorit, ku z. Berisha u sulmua fizikisht. Si e komentoni këtë ngjarje?

Unë nuk do ta quaja incident, por si atentat i montuar. Është njësoj, sikur një e rrahur e rëndë e rrëzon njeriun në tokë dhe njeriu duke u rrëzuar mund t’i bjerë koka në beton dhe mbetet i vdekur. Për këtë arsye, quhet atentat ndaj kreut të opozitës. Doktor Sali Berisha nuk është njeri i panjohur, por ka qenë qeveritar dhe në të gjitha pozicionet politike në Shqipëri. Është njeri që e njeh i gjithë rajoni gjithë Ballkani, Evropa dhe gjithë bota.

Pyetje: Çfarë mesazhi përcillet për demokracinë ku dhunohet lideri i opozitës, kur në Shqipëri ndodheshin liderët e vendeve të BE?

Mesazhi im është që ky është një sulm kundër demokracisë. Mbas këtij sulmi, me siguri qëndrojnë struktura të ndryshme. Nuk kam informacione të hollësishme se kush qëndron pas kësaj, por kjo është edhe një gjë kundër atyre liderëve që ishin atë ditë në Shqipëri, pra përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Unë nuk dua të them diçka për këtë çështje, sepse s’kam informacione të sakta, por e sigurt është se pas asaj që ndodhi qëndron dikush tjetër. E sigurt është se qëndrojnë ata, të cilët janë kundër demokracisë, kundër pluralizmit dhe kundër çdo procesi demokratik.

Pyetje: Z. President, një javë para se të sulmohej lideri i opozitës, Kryeministri në mënyrë të njëanshme, pa pritur vendimin e Gjykatës, vendosi të shembë një nga resortet më të bukur të bregdetit shqiptar, kjo vetëm se pronari i resortit është zotërues i një nga grupeve mediatike më të mëdha në Shqipëri dhe nuk pranon të diktojë linjën editoriale sipas interesit të qeverisë, si e komentoni këtë?

Unë nuk po futem në çështjen e brendshme të kësaj situate, por nëse Policia është e sinqertë duhet të jetë drejtësia që duhet të shqyrtojë situatën se përse ka ndodhur kjo gjë e padrejtë ndaj këtij pronari, duke shembur hotelin. Organet e drejtësisë janë ato që marrin vendime të sigurta ndaj duhet të veprojnë me transparencë dhe me shpejtësi në lidhje me shembjen e hotelit, por edhe të rastit të fundit ku u dhunua lideri i opozitës.

Pyetje: Z. Mesiç, ju keni qenë President i Kroacisë nga viti 2000 deri në 2010. Ju ka ndodhur që të organizonit ju konferenca pune, apo a zgjidhnit të pushonit, nëse një objekt ishte pa leje siç pretendon Kryeministri ndonëse vet e ka firmosur lejen e zhvillimit?

Shembja e një resorti vetëm se pronari i tij nuk u bindet urdhrave qeveritare për linjën editoriale të mediave që zotëron pronari i resortit, si dhe sulmi ndaj liderit të opozitës përbën një rrezik për demokracinë. Ndaj do të kërkoj që të shprehet drejtësia. Duhet ta shqyrtojnë këtë situatë dhe të marrin vendime kundër akteve të padrejta.

Pyetje: A mendoni se duhet të ndryshojë strategjia e opozitës me protestat pas këtyre ngjarjeve. Është sulmuar media, është sulmuar opozita gjatë një proteste paqësore. Si e gjykoni ju?

Demokracia që sulmohet, duhet të mbrohet nga institucionet. Ata duhet të jenë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë. Institucionet duhet të marrin masa të drejta dhe të barabarta. Në demokraci duhet të jemi të gjithë të barabartë.

stipe mesiç

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj