9 Dhjetor 2022, 12:52
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar si 'flakjen e një limoni të shtrydhur' njoftimin e Ministrisë për Punët e Jashtme në lidhje me nisjen e procedurave për zëvendësimin e ambasadores Yuri Kim. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se Shqipëria nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë diplomate që të ketë dëmtuar marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, më shumë se sa Yuri Kim. Ai shtoi më tej se Kim, ka thirrur e rreshtuar të gjithë deputetët e Partisë Demokratike sikur të ishin ushtarë, si dhe i ka kërcënuar që t'i kundërviheshin Berishës.
Fjala e Berishës:
Unë e lexova, e vërteta është që nuk u habita. Për deklaratën e Edi Ramës me zëdhënësen Xhaçka. Por në këtë rast dua të theksoj se kemi të bëjmë me një flaje të një limoni të shtrydhur. Në 100 vite marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë diplomate që të ketë dëmtuar marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, më shumë se sa Yuri Kim. Sjelljet e saj nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat perëndimore të vendeve të lira, me konventat kombëtare, me respektimin e lirive dhe ligjeve të një vendi dhe mbi të gjithë respektimin e qytetarëve të një vendi të lirë për të zgjedhur. Ajo zhvilloi një veprimtari të padenjë për përfaqësuesin e një vendi mik. I ka lejuar vetes të thërrasë deputetët sikur të ishin ushtarë, për t'i vënë kundër Sali Berishës. I ka përpunuar me orë e kërcënuar. Kërcënimet e saj se demokratët do të hanë bar nëse do të mbështesin Sali Berishën, thirrjet për të treguar se për kë duhet apo nuk duhet të votojnë, kundërshtimi për çdo konventë, për të shkelur ligjin dhe për të bërë shumicën-pakicë dhe pakicën-shumicë. Këta janë akte të shëmtuara.
sali berisha
Politike
9 Dhjetor 2022, 12:50
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka dhënë sërish një mesazh kryeministrit Edi Rama pas protestës së 6 d...
Politike
9 Dhjetor 2022, 12:48
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka replikuar me mjekun e 31-vjeçarit që e goditi me grusht në protestë, Sadik La...
Politike
9 Dhjetor 2022, 12:42
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka pasur si qëllim nxjerrjen e Opozitës si të dhunshme par...
Politike
9 Dhjetor 2022, 12:35
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Krydemokrati Sali Berisha ka folur sërish për Gerti Shehun, 31-vjeçarin që e goditi me grusht në prote...
Politike
9 Dhjetor 2022, 10:58
F.M
Edi Rama
TURQI- Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar Presidentin e Turqisë, ‘ujkun e Evropës’. Teksa fliste në “TRT Worl...
Politike
9 Dhjetor 2022, 10:39
F.M
Ambasada e SHBA-ve dhe Yuri Kim
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë reagimin e parë pas pas laj...
Politike
9 Dhjetor 2022, 10:25
F.M
Recep Tayip Erdogan dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Stamboll për të marrë pjesë në TRT &e...
Politike
9 Dhjetor 2022, 09:53
I.A
Sali Berisha
Sali Berisha
BRUKSEL- Partia Popullore Europiane ka komentuar sulmin ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha në pro...
Politike
9 Dhjetor 2022, 09:28
F.M
Mjeku Ilir Alimehmeti
TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti, e ka cilësuar si “atentat” goditjen me grusht t ëish-kryeministrit Sali Ber...
Politike
9 Dhjetor 2022, 08:59
F.M
Derek Chollet
TIRANË- Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet do të zhvillojë një tur në Ballkan, por nuk ...