LIVE UPDATES
Politike

Kallëzimi i Metës/ Gjykata rrëzon Prokurorinë e Tiranës pasi nuk nisi hetimet ndaj Autoritetit të Dosjeve

Po ashtu Vasili komentoi se ky vendim është i rëndësishëm, pasi vërteton çdo gjë që është bërë publike lidhur me këtë çështje është skandaloze.

9 Dhjetor 2022, 12:48 Nga I.A
Kallëzimi i Metës/  Gjykata rrëzon Prokurorinë e
Petrit Vasili

TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili si dhe përfaqësuesi ligjor i Ilir Meta, Genci Gjokutaj kanë deklaruar se vendimi i prokurorisë për mos nisjen e hetimeve ndaj Autoritetit të Dosjeve për kallëzimin e Metës është rrëzuar nga Gjykata. Gjatë një dalje për mediat Vasili theksoi se vendimi provon gjithçka që është bërë publike në muajin tetor kur dhe paraqitën ankimimin për këtë çështje. Po ashtu Vasili komentoi se ky vendim është i rëndësishëm, pasi vërteton çdo gjë që është bërë publike lidhur me këtë çështje është skandaloze.

Deklarata e Vasilit:

Autoritetit të dosjeve për veprime dhe mosveprime shumë të rënda ligjore të kryera me qëllim dhe regji politike. Ky vendim provon gjithcka që ne kemi bërë publike në tetor, kur paraqitëm ankimimin për këtë çështje. Veprimet e prokurorisë kanë qenë skandaloze dhe të paimagjinueshme. Prokuroria ka arritur deri aty sa nuk ka dëgjuar fare palën akuzuese, por ka dëgjuar vetëm palën e akuzuar, anëtarët e autoritetit të dosjeve dhe vetëm mbështetur në dëshmitë e tyre ka vendosur mosfillimin. Prokuroria duke mos regjistruar procedimin penal as nuk ka marrë dokumentet, të cilat provonin shumë qartë shpërdorimin e detyrës, mashtrimin dhe manipulimin e Anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve. Është fakt publik, që vetë drejtuesja e Autoritetit, zonja Genta Sula, ka pohuar publikisht me gojën e saj në intervistën në datën 9 shtator 2022 në TV Kombëtar Klan me gazetarin Blendi Fevziu, se “dy anëtarët e Autoritetit kanë bërë verifikime”, ndërkohë po vetë drejtuesja e Autoritetit Genta Sula në dëshminë e saj në prokurori ka dëshmuar të kundërtën, duke thënë se nuk është kryer ndonjë verifikim dhe hetim për zotin Meta. Pra dëshmi të qarta shumë kontradiktore, që kërkonin detyrimisht hetim të thelluar nga prokuroria, e cila nuk e ka kryer këtë.

Është një shkelje shumë e rëndë penale fakti i provuar totalisht që pa bërë hetim dhe verifikim për identitetin e z. Meta, Autoriteti i Dosjeve ka dërguar informacion zyrtar duke përcaktuar emrin e z. Ilir Meta të lidhur me dosjet e sigurimit, pa pasur asnjë lloj dokumenti, që provonte gjeneralitetet e z. Meta. Është fakt i provuar botërisht, që megjithëse ligji nuk e lejonte është bërë verifikim lidhur me z.Ilir Meta dhe konkluzionet i janë përcjellë nga Autoriteti i Dosjeve, me informacion shkresor, Kuvendit të Shqipërisë me shkresën me Nr. 1275/1 në datën 26 korrik 2022. Është fakt, që edhe sot e kësaj dite, në shkelje e dhunim flagrant të ligjit, përfaqësuesit ligjor të z. Meta, avokatit Genc Gjokutaj nuk i janë vënë në dispozicion dokumentet nga Autoriteti I Dosjeve megjithëse i është kërkuar me shkresë zyrtare që në datë 14 shtator 2022 dhe me shkresë rikujtesë në 25 shtator 2022 dhe po ashtu nuk i janë dhënë dokumentet as nga Kuvendi i Shqipërisë, të cilit i është drejtuar me kërkesë zyrtare, që në datë 25 shtator 2022. Është shumë e qartë, që ky vendim i Prokurorisë është nul pasi nuk ka respektuar asnjë nga detyrimet më themelore të ligjit si në procedurë dhe në përmbajtje. Mos fillimi i çështjes penale nga Prokuroria e Tiranës pa kryer asnjë hetim, mosdhënia e dokumenteve nga Autoriteti i Dosjeve avokatit në kundërshtim me ligjin, si edhe mosdhënia e dokumenteve edhe nga Kuvendi i Shqipërisë ndaj avokatit, tregon qartë kapjen prej fyti të drejtësisë dhe të gjithë institucioneve nga Edi Rama. Ky vendim do të ankimohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Tiranë dhe ankimi depozitohet sot në atë Gjykatë. Kjo çështje do të ndiqet deri në fund dhe në rast se procesi gjyqësor do ta kërkojë ajo do të ankimohet në të gjitha nivelet e Gjykatave të vendit, por edhe në Gjykatat Ndërkombëtare.

petrit vasili ilir meta dosja i.m

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet