LIVE UPDATES
Politike

A është ai 'Taulanti' i përgjimeve? Balla pas 'bombës' së Ardian Çapjas: Asgjë e vërtetë, sa të vij në Tiranë do i kallëzoj 'Babalet'

I pyetur nëse do të padisë edhe Çapjan, Balla nuk preferoi të jepte një përgjigje. 

1 Dhjetor 2022, 22:38 Nga F.M
A është ai 'Taulanti' i përgjimeve? Balla pas
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat e Opozitës se është i implikuar në vrasjen e avokatit Ravik Gurra. Nga Brukseli, në një prononcim për EuroNeës, Balla thotë se sapo të vijë në Tiranë do të dorëzojë paditë kundrejt anëtarëve të Opozitës, akuzat e të cilës erdhën pas dëshmisë 'bombë' të të pandehurit Ardian Çapja në sallën e gjyqit. Balla e konsideron 'histori babalesh' këtë valë akuzash, ndërsa shton se ndaj tij përsëritet kjo histori çdo katër vite, sa herë që ka zgjedhje. I pyetur nëse do të padisë edhe Çapjan, Balla nuk preferoi të jepte një përgjigje. 

Pjesë nga intervista:

Erla Mëhilli: Opinioni publik këtu në Shqipëri prej disa ditësh tashmë zien për një çështje, për të cilën ju nuk keni folur. Opozita gjithashtu ju ka akuzuar, mediat kanë shkruar. Më lejoni t’ju pyes.

Taulant Balla: Sapo të jem në Tiranë, jam i gatshëm të merrem me babalen e radhës.

Erla Mëhilli: Pse Babalen e radhës? Janë akuzat e opozitës apo ka diçka të vërtetë?

Taulant Balla: Asnjë gjë të vërtetë nuk ka.

Erla Mëhilli: Nuk ka asnjë të vërtetë?

Erla Mëhilli: Nuk jeni ju politikani me emin Taulant që përmendet në pergjime, për të cilin zien opinioni publik?

Taulant Balla: Nuk e di me çfarë e masni zierjen e opinionit publik megjithatë, sapo të jem në Tiranë dhe të jem në parlament, që t’i kem shpifësit përballë, e pastaj drejtësia do merret me këtë çështje. Sepse kallëzimet penale janë duke u bërë gati dhe sapo të kthehem do i firmos.

Erla Mëhilli: Pra do kallëzoni penalisht opozitën për akuzat që ju kanë bërë? Por nuk është vetëm opozita që ju akuzon, ka edhe individë të tjerë në sallë gjyqi që e kanë përmendur (I referohet Ardjan Capjas).

Taulant Balla: Të lutem, mos e harxhoni minutazhin e nderuar të intervistës të çështjeve që lidhen me Europën për babalet.

Erla Mëhilli: Kjo është një çështje e rëndësishme që ju bën mirë edhe ju ta sqaroni, për të dhënë versionin tuaj të ngjarjes.

Taulant Balla: Po, po. Njëherë në 4 vjet, unë kam nga një sulm të tillë.

Prej dy javësh opozita akuzon kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se është i përfshirë në dosjen hetimore për vrasjen e avokatit Ravik Gurra. Akuza u bë publike pas deklarimit në gjykatë të Ardian Çapjas, i cili tha se vrasja e avokatit të tij, Ravik Gurra do të zbulonte implikimin e një politikani të rëndësishëm. Berisha dhe opozita e lidhin këtë deklaratë me Taulant Ballën. Arsyeja lidhet me vrasjen e masakrën e 3 shkurtit 2016 në Elbasan, kur u vranë Agron Çapja, Enver Sinakoli, Eno Bedalli dhe plagosen 7 të tjerë. Masakra e Elbasanit hapi një dosje përgjimesh në të cilat u zbulua edhe një numër telefoni që u vu në përgjim dhe më pas gjykata e identifikoi si "Taulant" pa sqaruar nëse ishte ose jo Taulant Balla. Por përgjimet për numrin që i përkon kreut të grupit të PS, u fshinë nga gjykata dhe Berisha akuzon se prokurori që fshiu përgjimet u ngrit në detyrë.

taulant balla

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet