LIVE UPDATES
Politike

Njëjtë si në Tiranë! S'ka balotazh për primaret e PD në Sarandë, dorëhiqet kandidati Nikolla

Kandidati për kryetar bashkie, Ardit Cikuli pohoi se Nikolla do të jetë nënkryetar i bashkisë së Sarandës nëse ai fiton zgjedhjet.

9 Dhjetor 2022, 13:32 Nga A.B
Njëjtë si në Tiranë! S'ka balotazh për primaret e
Ina Zhupa

SARANDË- Dega e Partisë Demokratike e Sarandës ka ndjekur shembullin e dorëheqjes për garën në balotazh për Primaret e PD-së, sikur Tirana. Kandidati Ilir Nikolla ka hequr dorë nga gara për fazën e dytë, duke i hapur kështu zyrtarisht rrugën Ardit Cikuli, i cili do të jetë kandidat i PD-së për kryetar bashkie të Sarandës në zgjedhjet e 14 majit të 2023-shit.

Ky lajm u bë i ditur ditën e sotme në një dalje për mediat, nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa. 

“Procesi i Primareve ishte historik, jo vetëm për PD, por për të gjithë shoqërinë shqiptare, sepse ishte hera e parë ku anëtarët, simpatizantët e një force politike, shpreheshin me votë dhe me vullnetin e tyre të lirë, se kë donin që të ishte qytetari i parë, shërbëtori i parë i bashkive të tyre. Në fakt jam shumë krenare që në Bashkinë Sarandë ne kishim një pjesëmarrje rekord të anëtarëve dhe simpatizantëve të PD. 1181 anëtarë dhe simpatizantë që votuan për të katërt kandidatët të cilët ishin në garën e Primareve në Bashkinë Sarandë. Kjo pjesëmarrje na motivon, sepse tregon edhe njëherë besimin që kanë qytetarët për ndryshim, besimin që kanë për atë që vjen më pas, për shërbimin që do t’ju bëhet në Bashkinë e Sarandës. Tregoj edhe njëherë që fryma e bashkimit është forcuar në Bashkinë Sarandë, dhe kjo frymë bashkimi ka sjellë këtë pjesëmarrje rekord. Nga Bashkia Sarandë, sot kemi një lajm shumë të mirë. Një lajm të jashtëzakonshëm për bashkimin dhe fitoren për bashkimin e kësaj bashkie. Unë jam sot këtu me dy kandidatët që kanë dalë në balotazh, të cilët do t’i drejtohen qytetarëve të Sarandës, por edhe shqiptarëve të gjithë Shqipërisë me mesazhet e tyre.”, tha deputetja e PD-së, Ina Zhupa.

Kandidati i Ilir Nikolla tha: Faleminderit znj.deputete. Fjala ime e parë është një falenderim për lidershipin e PDSH, është një falenderim për deputeten e zonën, znj.Ina Zhupa, e cila mundësoi falë përpjekjeve të saj këtë format pajtues dhe bashkëpunues, për fitoren e padiksutueshme të PD për Bashkinë Sarandë. Fjala e rradhës është për demokratët e Sarandës. Jemi së bashku këtu me Arditin për t’i siguruar ata që beteja jonë ka vetëm një sukses, atë të fitores së 14 majit dhe për ne është detyrim. Fjala e radhës është për qytetarët e Sarandës, të cilëve iu sigurojmë së bashku me Arditin që do t’ju kthejmë qytetit bukurinë dhe qytetarëve krenarinë e tyre të nëpërkëmbur. Dua ta mbyll me dy fjalë drejtuar pjesës tjetër të PDSH, e cila vazhdon të jetë në rrugën e drejtë pa krye. Iu the atyre se vetëm bashkimi dhe vetëm bashkimi është modeli i cili do të sjellë fitoren e PDSH në zgjedhjet e radhës dhe në zgjedhjet e përgjithshme të radhës. Faleminderit!”.

Kandidati për kryetar bashkie, Ardit Cikuli pohoi se Nikolla do të jetë nënkryetar i bashkisë së Sarandës nëse ai fiton zgjedhjet.

Të nderuar demokratë, të nderuar qytetarë të Sarandës. Ashtu si i madhi Skënderbe na ka përçuar një mesazh shumë të vyer prej shekujsh, që bashkimi bën fuqinë, ashtu si atëherë, ashtu veprojmë edhe ne sot. Ilir si njeriu i dytë më i votuar nga ju të nderuar demokratë, nesër do të jetë bashkëpunëtori më i mirë. Do të jetë nënkryetari i Bashkisë Sarandë. Të gjithë bashkë do ia dalim. Do ia dalim të gjithë ne! Do ia dalim që fëmijët tanë, ta shikojnë Sarandën si një alternativë për të jetuar, dhe jo të emigrojnë. Mirëutakofshim për në betejën e 14 majit 2023.”, tha ai.

Ky veprim është i njëjtë me atë të Tiranës, ku kandidati Ilir Alimehmeti hoqi dorë nga balotazhi, duke ia lënë rrugën të hapur Belind Këlliçit për garën e 14 majit.

primaret ne pd sarande ina zhupa ilir nikolla ardit cikuli

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet