LIVE UPDATES
Politike

Primaret në PD/ Kalaja: Unë do fitoj. Alimehmeti: Të majtët duan të kthejnë votën. Deda: Veliaj i ka ditët e numëruara

Kandidatët treguan arsyet se përse duhet të votohen nga demokratët.

21 Nëntor 2022, 19:17 Nga A.B
Primaret në PD/ Kalaja: Unë do fitoj. Alimehmeti: Të majtët
Kandidatet e PD

TIRANË- Ditën e sotme, kandidatët për Primaret në Partinë Demokratike për Tiranën, shpalosën programet e tyre në degët 8 dhe 9. Avokatja Adriana Kalaja u shpreh e bindur se do të fitojë, e se arrin të mundë kryebashkiakun Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit. Mjeku Ilir Alimehmeti përsëriti edhe një herë deklaratën se PD-së, i duhen edhe votat e personave që kanë bindje të majtë. Në fund, ishte aktori e njëkohësisht, kandidati në Primaret, Julian Deda, i cili përmes ironisë dhe humorit, tha se Veliaj do mundet. Ai e paralajmëroi se i ka ditët e numëruara në Bashkinë e Tiranës.

DEKLARATAT E KANDIDATËVE:

Adriana Kalaja: Fitorja e Primareve është më e rëndësishme për mua, do e arrijmë me 14 maj. Unë jam futur në këto primare pasi besoj se do ti fitojmë, nuk jam futur për të bërë qoka dhe as për të mbajtur anën e njërit apo tjetrit. Jam kundër që votoni këdo, por unë kërkoj vota për veten tim, e kam dhënë kontributin tim. Kam qënë në cdo kauz prezente, në komisariat ku janë dhunuar dhe arrestuar, kam qënë në çdo kauzë ku ka pasur nevojë. Jam futur në PD në prill, falenderoj të gjithë mbështetësit që më dhanë mundësinë. Më akuzojnë se jam rakidale, jo nuk jam. Më akuzojnë për radikale ato që firmosën e morën lekë për Teatrin. Ata që thonin mos e merrni Adrianën për avokate. Unë besoj se e mund Erion Velinë, për aq kohë sa kam shkuar 33 herë në SPAK. Veliaj është kaq i fuqishëm sa ka mbyllur dy televizione. Do jem po kjo që kam qënë dhe dje, do jem po kjo te dera e komisariatit derisa ti nxjerr të gjithë personat e arrestuar. Unë respektoj kundërshtarët po, po nuk jam dakord që garën e kemi me 14 maj, garën e kemi me 4 dhjetor. Kjo është fitorja e primareve, se nëse mënjanojmë 4 dhjetorin do bëjmë gabimet që bëri Basha. Mos e thuj këtë e atë, ne këtu jemi për të bërë garë. Nëse me 4 dhjetor del më i miri mes nesh, atëherë del fitimtari i 14 majit.

Nëse do ketë dorëheqje të ketë te të gjitha strukutrat, unë nuk e kam problem të jap dorëheqjen. Unë jam futur për ta fituar, mendoj se e fitoj, jam njëri prej jush. 

Belind Këlliçi: Jam i bindur se Veliaj do mundet me 14 maj, kjo do jetë falë punës së të gjithë qytetarëve të Tiranës. Sot mes baçeve të pallateve, ndërtohet një pallat, pengon zhvillimin. Se kush ka mik kryetarin e Bashkisë, zhvillon pronën. Ai plan rregullues duhet bërë. Në njësinë numër 8, rrugicat janë të pista. Shqiptarët paguajnë 80 mijë euro në ditë për pastrimin e Tiranës dhe për një incenerator që nuk ekziston. Te 'Siri Kodra' diskutohet ende uji i pijshëm. Mungon investimi në infrastrukturë. E di që ka dhe më keq, se në Unazë të keq ka 0 çerdhe. Te 'Hasan Vogli', nxënësit kërkohen që të blejnë pajisje ngrohëse. Kjo duhet të marrë fund, Veliajt i duhet vënë para një model i kundërt. Veliaj është një G99-ësh. Sot ai tenton që të fshihet pas Ramës.

Enkelejda Fejzo: Turp i madh kur politika përdor imazhet e fëmijëve. Nuk i takon një politikani që të bëjë një fotografi, a nuk e ka bërë këtë kryetari i Bashkisë, Veliaj, po. A e dini se sa qytetarë marrin informacion në Bashkinë e Tiranës, zero. Nuk ka transparencë. Nëse duam të marrim informacione, në fillim të poshtërojnë e më pas të njohin. Patronazhistët kanë hyrë kudo, kopshte, shkolla. A ka më skandal, janë futur në pashaportat tona. Tirana është mbretëresha. Kryetarja e degës më pezulloi, që prej asaj dite nuk kam pasur komunikim me asnjë. Ne jemi në garë, unë jam krenare që jam pjesë e këtij procesi, unë jam si ju. Tani për ta mbyllur, ne të gjithë së bashku kemi vizionin, idenë, më shumë kemi forcën tuaj. Të grindesh mes demokratëve nuk është fisnike. Tani më shumë sesa kurrë votën e keni ju, nuk ka më punë kryetari. Unë kam besën, unë kam si ju më shumë se 10 vjet e papunësuar, punoj në një shërbim civil me të gjitha kontributet e mia. 

Fatmir Merkoçi: Zoti deshti ta mbyllnim takimin me degën 9 që më futi në garë. E pranova në shenjë respekti. Në këtë garë nuk jam me Veliajn por me Ramën. Mua nuk më intereson që të merrem se kush është Rama dhe Veliaj, e kam nisur me atë që ka ndodhur këtu më 21 shkurt, kur jam plagosur, kam ditur se si të krijoj revolucione. Nuk dua votën e atyre që lëpihen, dua votën tuaj.

Gert Bogdani: Në 14 maj këtë gjë e ndryshojmë së bashku. I kthejmë ligjshmërinë këtij qyteti, duke filluar nga 5 Maji e deri tek Lapraka. Më 14 maj rikthejmë dinjitetin dhe respektin për qytetarët e Tiranës. 

Ilir Alimehmeti: Qytetarët pa një tren, në një vend ku prona merret pa një plan zhvillimi. Duhet ti kthejmë secilit nga ju atë që i takon, kjo duhet të jetë shumë e qartë. E vetmja mënyrë për ta fituar është dhe me anën tjetër. Do kthejmë dhe vota të majta, sa prej jush dini të majtë që duan të kthejnë votën, e kuptoni se çfarë po ndodh. Po rritet besimi dhe forca, unë e shoh se ku shkon kjo valë. 14 maj ne largojmë Ramën dhe Veliajn. 

Julian Deda: I fundi o qesh o qan. Unë di vetëm të qesh, nuk kam qarë ndonjëherë deri më sot. Ky qytet nuk ofron asgjë, luftojmë çdo javë. Do luftojmë që të fitojmë çdo votë për ta zhdukur nga politika modelin Veliajn por jemi 1 me 7. 7 veta do ta çrrënjosim Veliajn. Ka një person që kushdo nga ne këtu, jemi më të mirë. Socialistët nuk kanë se çfarë mbrojnë, çfarë do thonë, kemi një hajdut të mirë, pedofil të mirë. Ne jemi njërëz me vlera, të mirë, të bukur, unë jam më i bukur nga këta. Kam veshur bluzen e shembjes së teatrit, ka ndodhur me 17 maj, se ata e kanë qejf. Çdo 17 maj festojnë me ngjyra ngjyra, kanë takuar Lulin dhe shembën Teatrin. Unë e mund Velinë, se hajdutërinë nuk e praktikoj, fasadën shtirjen, mashtrimin, nuk i praktikoj, i dënoj. Prandaj mendoj se e mund, siç e mund çdo njëri nga ne. Ai i ka ditët e numëruar, count-doën mbrapsht. Shikojini mirë kandidatët, e në fund më votoni mua. Veliaj, më 14 maj merr lekët e mamit e ik me pushime se këtu nuk ke punë. 

Procesi i primareve do të mbyllet me datë 4 dhjetor. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë firmosur një marrëveshje parazgjedhore për të hyrë me kandidatët përbashkët në zgjedhje. Sipas marrëveshjes së firmosur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta kandidatë për kryebashkiakë do të jenë të PD ndërsa PL do të marrë vetëm emrat e anëtarëve të këshillave bashkiakë. Nga 200 kandidatët që kanë dorëzuar aplikimin e tyre bie në sy emri i deputetit Luçiano Boçi i propozuar nga baza për bashkinë e Elbasanit. Ndërkohë garë e fortë mes kandidatëve pritet të jetë edhe Tiranë.

adriana kalaja primaret ne pd

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje