LIVE UPDATES
Politike

"Deja vu" e përmbytjeve në Shkodër, e ka parë njeri Edi Ramën?

Në periudhën dhjetor-janar të vitit 2010, Rama kërkonte me të madhe largimin e Sali Berishës, atëherë kryetari i qeverisë, ndërsa sot gjithë çfarë ka bërë është sulmi personal ndaj tij, ndërkohë që as nuk është dukur në terren. As sa për sy e faqe.

21 Nëntor 2022, 16:39 Nga k.m.
"Deja vu" e përmbytjeve në Shkodër, e ka parë
Edi Rama

TIRANË- Prej 24 orësh, Shqipëria po përjeton terrorin e ujit. Përmbytje, të mbjella të shkatërruara dhe 2 viktima. Epiqendra edhe njëherë është kryeqendra e Veriut, Shkodra. Zonë që dekada më parë, ai që është sot në krye të qeverisë, Edi Rama premtonte se do i jepte fund. Të njëjtët personazhe si atëherë janë dhe sot, me shumë pak ndryshime, por të vetmit që vuajnë janë qytetarët. Në periudhën dhjetor-janar të vitit 2010, Rama kërkonte me të madhe largimin e Sali Berishës, atëherë kryetari i qeverisë, ndërsa sot gjithë çfarë ka bërë është sulmi personal ndaj tij, ndërkohë që as nuk është dukur në terren. As sa për sy e faqe.

Doni ta dini si ishte Rama në vitin 2010?

Për më tepër detaje duket fotoja e mëposhtme, ku Rama shfaqej kudo, në varkë, duke u takuar me banorët, duke sharë Sali Berishën, duke ia vënë fajin shtetit se nuk kishte marrë masa. Por sot, edhe pse ka që në orën 9 të paradites që ka lajmëruar se do shkojë në Shkodër, nuk është dukur kurrëkund. 

"Deja vu" e përmbytjeve në Shkodër, e ka parë
Edi Rama

"Kush mund ta besojë më sot në Shqipëri, se këto përmbytje janë fati ynë dhe duhet të jetojmë me këtë fat, sepse ja qeveria bëka më të mirën e mundshme, por prapë ndëshkimi i Zotit a i natyrës qenka i destinuar të vazhdojë ta përmbysë Shqipërinë e ta përmbytë Shkodrën? Kush i ha këto? Sali Berisha e ka përmbytur Shkodrën për të pestën herë me paaftësinë totale dhe akoma më keq me papërgjegjshmërinë absolute dhe është fajtori për këtë ç’ka u ndodh sot shkodranëve dhe shqiptarëve. Së pari, le të kthehemi pak në kohë kur veriu i Shqipërisë u përmbyt si kurrë më parë dhe Saliu fajësoi natyrën, fajësoi shirat, fajësoi hënën blu, fajësoi kë mundi edhe Zotin vetë, por nuk mori mbi vete përgjegjësinë, që i takonte atij dhe qeverisë së tij për mijëra hektarë tokë të përmbytura, për mijëra shtëpi të dëmtuara dhe për humbjen e prodhimeve bujqësore e blegtorale të mijëra e mijëra familjeve që jetojnë në atë zonë,"-kështu e niste fjalën e tij para gazetarëve Rama, saktësisht më 2 dhjetor 2010. Ishte i vendosur se përmbytjet nuk kishin asnjë shans që të ishin shkaktuar nga natyra, apo prurjet e larta, por vetëm nga mungesa e ndërhyrjes së qeverisë. 

"Deja vu" e përmbytjeve në Shkodër, e ka parë
Edi Rama

Madje, atëherë kur e kishte ende sensin e kritikës, Rama ngrinte disa pyetje shumë të rëndësishme, që nuk duhet nëse mund që t'u japë përgjigje sot. Kërkon të dijë lidhur me ndërhyrjet në argjinatura, si është trajtuar shtrati i lumit Buna, ku kanë shkuar paratë e financimit të bypassit të Shkodrës (meqë ra fjala, për të gjithë kuriozët, ky bypass nuk ka mbaruar as sot e kësaj dite), të gjitha pyetje legjitime, për të cilat duam përgjigje dhe sot, pas 12 vitesh. 

"Ku është ndërhyrja në argjinaturën, në shtratin dhe në derdhjen e lumit Buna. Ka kaluar një vit, asnjë ndërhyrje dhe sigurisht që në mungesë të plotë të kësaj ndërhyrje të domosdoshme si shkak i gjithë degradimit skandaloz, që i është bërë të gjithë sistemeve të rrjedhjes dhe të kullimit të ujërave në Shqipëri përmes gjithfarë barbarizmash, Buna patjetër do të shkaktojë dëmet që shkakton, sepse është lënë tërësisht e lirë dhe askush nuk merret me të, ashtu sikundër askush nuk merret me këtë problem të madh që e ka e gjithë Shqipëria sapo pushon shiu. Ku është financimi i këtij projekti, ku është financimi për këtë studim, që sikundër tha Saliu vetë, na qenka më i miri i implementuar ndonjëherë në Shqipëri. Po projekti, studimi, financimi për bypassin e Shkodrës, lëre më by passi vetë, ku janë? Ku janë masat konkrete të marra nga qeveria, jo në letër, jo me fjalë, jo me rrena, por me fakte konkrete, për ta ndalur që për të pestën herë të ndodhë ajo që sipas Saliut ndodh një herë në 100 vjet dhe të ndodhë brenda 1 viti."

"Deja vu" e përmbytjeve në Shkodër, e ka parë
Edi Rama

Në një moment tjetër të fjalimit të tij prej opozitari, Rama ndalej edhe tek ofendimet e kundërshtarit të tij, që ia ka kthyer këto dy ditët e fundit, sepse me siguri ka harruar ç'ka thënë kohë më parë...

"Fol fol, shpif shpif, gënje gënje, premto premto, që të krijosh një situatë në të cilën shqiptarët të shohin përmes ekraneve një Shqipëri të ndryshe nga ajo që kanë jashtë ekranit. Nuk mundet dot të zgjidhen problemet e përmbytjeve, nuk mundet dot të zgjidhen problemet e panumërta që ka i gjithë territori i vendit, nuk mundet dot që të zgjidhen problemet e pamundura që kanë familjet shqiptare duke u marrë ditë natë me luftën kundër opozitës. Duke hedhur ditë natë baltë mbi opozitën. Duke u thënë njerëzve se opozita është i vetmi problem i madh që kemi dhe se është i vetmi armik që i ka mbetur këtij pushteti."

E vërtetë, nuk zgjidhen problemet duke u përplasur me opozitën, ndaj dhe më poshtë po rendisim të gjitha "zgjidhjet" që Rama ka gjetur, tek të cilat nuk e ka sharë fare kundërshtarin e tij politik. Për asnjë çast nuk është marrë me Sali Berishës, por është fokusuar tek populli. Për më tepër ndiqeni vetë:

Komenti 1: Seniliteti dhe ligesia e tij - qe çdo fatkeqesi kerkon ta perdore banalisht - jane fatkeqesia e nje force qe ka degraduar bashke me te ne pusetat e Tiranes #PisBurre 

Komenti 2: Si është e mundur që sa gdhihen e deri kur ngrysen bërtasin veç “Vjedhje! Vjedhje! Vjedhje”?! Sepse më shumë se kushdo është hajduti që bërtet kapeni hajdutin dhe këta kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo gjëje!

Ja pra, tërësisht objektiv dhe nuk merret fare me kundërshtarin, madje dhe as nuk e ofendon. Në të gjithë këtë që po ndodh më veri të vendit dhe jo vetëm; Rama ku është? Nëse 12 vite më parë kur nuk e kishte provuar shijen e pushtetit, udhëtonte me varkë e me çizme lëkure, sot ku është? 


Pak INFO: Në vitin 2010, në rajonet Shkodër e Lezhë, u përmbytën rreth 14,000 hektarë dhe 1200 godina, ndërsa 12,000 njerëz u desh të evakuoheshin nga banesat. Shkodra asaj kohe i ngjante Venecias, aq sa banorët nisën të përdornin gomonet në vend të makinave.

edi rama shqiperia permbytet 2022


Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë