LIVE UPDATES
Politike

Përmbytjet dhe Porti i Durrësit/ Alibeaj dhe deputetët e tij kërkojnë interpenalë me Ramën (DOKUMENTET)

Alibeaj kërkon që këto dy çështje të shqyrtohen seancën e së enjtes në Kuvend.

21 Nëntor 2022, 14:43 Nga A.B
Përmbytjet dhe Porti i Durrësit/ Alibeaj dhe deputetët e tij
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka dorëzuar kërkesë kryetares së Kuvendit për të mbledhur konferencën e kryetarëve që të shqyrtohet kërkesa për të pasur kohë të pakufizuar për diskutimin e marrëveshjes për Portin e Durrësit. Po ashtu, ai kërkon që të zhvillojë dhe interpelancë urgjente në lidhje me përmbytjet në vend. Alibeaj kërkon që këto dy çështje të shqyrtohen seancën e së enjtes në Kuvend.

Në kerkese thuhet se projektligji është i një rëndësie të veçantë, “pasi ka të bëjë me tjetërsimin e një pasurie publike me interes kombëtar, strategjik dhe ekonomik. Për më tepër, që projektligji dhe aktet shoqëruese janë komplekse dhe meritojnë një debat parlamentar përmbajtësor. Miratimi i këtij projektligji me procedurë të përshpejtuar dhe shtuar këtu edhe shqyrtimi në seancë plenare me kohë të kufizuar, janë tregues i qartë i vullnetit të qeverisë për të miratuar këtë marrëveshje me shpejtësi dhe pa një debat të thelluar parlamentar”.

KËRKESA:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Nr. __ Prot. Tiranë, më _._.2022 Lënda: Shfuqizimin e pjesshëm të vendimit nr. 22, datë 15.11.2022 të Konferencës së Kryetarëve, sa i përket pikës III të tij. Znj. Kryetare e Kuvendit, Në datën 15.11.2022, Konferenca e Kryetarëve ka miratuar vendimin nr. 22 “Për miratimin e çështjeve të diskutuara në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të zhvilluar në datën 15.11.2022”. Në pikën III të këtij vendimi, thuhet “Miratimin e përcaktimit të kohës së diskutimeve lidhur me projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company sh.a. dhe NSHMI Development L.L.C. në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”. Koha e diskutimeve është 360 minuta.”. Neni 48 i Rregullores së Kuvendit përcakton se “1. Cdo diskutues, me përjashtim të rasteve kur në këtë Rregullore parashikohet ndryshe, ka të drejtë të flasë jo më shumë se 10 minuta. Diskutuesi nuk mund të flasë më shumë se një herë për thelbin e së njëjtës çështje dhe nuk mund të marrë nga koha e një diskutuesi tjetër. 3. Kur çmohet e nevojshme për çështje konkrete, koha e diskutimeve mund të përcaktohet paraprakisht në Konferencën e Kryetarëve në mënyrë përpjesëtimore ndërmjet grupeve, sipas përfaqësimit të tyre në Kuvend, por në çdo rast jo më pak se 10 minuta për një grup parlamentar.”.

Rregullorja ka parashikuar si rregull të përgjithshëm të drejtën e çdo deputeti për të diskutuar 10 minuta. Si rregull, koha e diskutimeve për një çështje të rendit të ditës është e barabartë me numërin e folësve të regjistruar në sekretari. Megjithatë, paragrafi i tretë i nenit 48 të Rregullores sanksionon se në raste përjashtimore, Konferenca e Kryetarëve mund të përcaktojë paraprakisht kohën e diskutimeve për çështje konkrete. Kjo dispozitë kërkon përmbushjen e dy kritereve: (i) nevoja; dhe (ii) çështja konkrete.

Duke u kthyer në rastin konkret, rezulton se Konferenca e Kryetarëve ka përcaktuar kohën e diskutimeve për shqyrtimin e projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company sh.a. dhe NSHMI Development L.L.C. në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit””, 360 minuta ose 6 orë. Megjithatë, ky vendim rezulton se nuk përmbush asnjë prej kritereve të sanksionuar nga neni 48, paragrafi i tretë i Rregullores.

Konkretisht, Konferenca e Kryetarëve nuk ka treguar se cila është nevoja konkrete për përcaktimin e kohës së diskutimeve. Mospërmbushja e këtij kriteri do të mjaftonte për të konstatuar paligjshmërinë e kësaj vendimmarrje. Ndërkohë, Rregullorja nuk ofron ndonjë përcaktim sa i përket asaj që konsiderohet “çështje konkrete”, megjithatë është e qartë se një projektligj nuk përbën çështje konkrete, e për rrjedhojë nuk mund t’i nënshtrohet këtij rregullimi.

Nga ana tjetër, projektligji në fjalë është i një rëndësie të veçantë, pasi ka të bëjë me tjetërsimin e një pasurie publike me interes kombëtar, strategjik dhe ekonomik. Për më tepër, që projektligji dhe aktet shoqëruese janë komplekse dhe meritojnë një debat parlamentar përmbajtësor. Miratimi i këtij projektligji me procedurë të përshpejtuar dhe shtuar këtu edhe shqyrtimi në seancë plenare me kohë të kufizuar, janë tregues i qartë i vullnetit të qeverisë për të miratuar këtë marrëveshje me shpejtësi dhe pa një debat të thelluar parlamentar.

Një vendimmarrje e tillë cënon të drejtën e fjalës të çdo deputeti, por veçanërisht të deputetëve të pakicës parlamentare. Një prej funksioneve thelbësore të deputetëve të opozitës është pikërisht ushtrimi i kontrollit parlamentar ndaj akteve që sillen për miratim nga Qeveria. Përdorimi në mënyrë arbitrare i kufizimeve të drejtës së fjalës dhe ushtrimit të kontrollit parlamentar nëpërmjet procedurës së përshpejtuar dhe kufizimit të kohës së diskutimeve, është në kundërshtim me frymën dhe gërmën e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.

Kuvendi nuk mund të shndërrohet në një noter të vendimeve dhe akteve të Qeverisë, por duhet t’ia nënshtrojë ato një kontrolli dhe shqyrtimi përmbajtësor, në mbrojtje të pasurive dhe interesit publik të qytetarëve dhe shtetit shqiptar. Në këtë kuptim, në mbështetje të nenit 12, pika 2 dhe nenit 48, pika 3 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj shfuqizimin e pjesshëm të vendimit nr. 22, datë 15.11.2022 të Konferencës së Kryetarëve, sa i përket pikës III të tij, dhe mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ditën e nesërme, datë 22.11.2022 për shqyrtimin e kësaj kërkese.

Përmbytjet dhe Porti i Durrësit/ Alibeaj dhe deputetët e tij

Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku mbi 400 banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë./Dosja.al

edi rama enkelejd alibeaj


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet