LIVE UPDATES
Politike

"Kandidatët e primareve i kam takuar ose telefonuar", Berisha: Angazhimi ynë total ka qenë në mbrojtjen e votës përballë partisë-shtet

Në një takim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Berisha theksoi se sfida kryesore e këtij cikli ka qenë mbrojtja e votës së qytetarëve dhe denoncimi i asaj që e konsideron si farsë elektorale të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

29 Nëntor 2025, 12:56 Nga M.L

 

"Kandidatët e primareve i kam takuar ose telefonuar", Berisha:
Sali Berisha

TIRANAKreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se të gjithë kandidatët e përfshirë në primaret e PD-së janë takuar ose kontaktuar, duke theksuar se askush nuk është lënë jashtë dhe se çdo anëtar ka të drejtë të marrë pjesë në proceset e brendshme të partisë. Në një takim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Berisha theksoi se sfida kryesore e këtij cikli ka qenë mbrojtja e votës së qytetarëve dhe denoncimi i asaj që e konsideron si farsë elektorale të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

Berisha rikujtoi se raportet e OSBE-ODIHR dhe të Këshillit të Europës pasqyrojnë qartë se zgjedhjet e 11 majit 2025 janë zhvilluar në kushte të “partisë-shtet” dhe nuk kanë përmbushur standardet e një procesi të lirë e demokratik.

PJESË NGA DEKLARATA:

Kandidatët e primareve në tërësi i kam takuar ose i kam telefonuar. Vetë Salianji ka qenë disa herë në këtë zyrë, Ilir Alimehmeti edhe më shpesh. Në këtë kontekst askush nuk është i përjashtuar në këtë parti.
Po ka patur një problem serioz dhe ky problem ka qenë angazhimi ynë total në mbrojtjen e votës. Në rast se ju rikujtoni deklaratat e mia, ato kanë qenë dy.

E para me Edi Ramën zgjedhje nuk ka dhe kjo është përsëritur dhjetëra e dhjetëra herë.
Unë jam kryeministër dhe unë e di se, në rast se një kryeministër vendos të mos zhvillojë zgjedhje, por farsë, opozita nuk i fiton kurrë ato zgjedhje.

Ka të gjitha mjetet, siç thotë raporti i OSBE-ODIHR, të gjithë potencialin e madh për të rrëmbyer votën, për të shndërruar zgjedhjet në një farsë. Dhe Edi Rama është i tillë dhe unë këtë e kam denoncuar me dhjetëra herë. Por kam bërë një zotim tjetër, krahas kësaj. Zotimi ka qenë se do të mbroj votën. Çfarë do të thotë kjo. Pra do të bëj gjithçka për të vërtetuar se ishin zgjedhje apo farsë, se ishte votë e lirë apo e rrëmbyer.

Dhe kjo mendoj unë u realizua për herë të dytë në historinë e këtij vendi, u realizua për herë të dytë pas vitit 2001. U bë një përpjekje shumë e madhe, por një përpjekje në këtë aspekt plotësisht të suksesshme. Tre raportet, e tre organizatave më të mëdha ndërkombëtare që erdhën së bashku dhe vëzhguan zgjedhjet dhe raporti i tyre i përbashkët faktojnë se 11 maji i 2025 ishte një farsë e vërtetë elektorale.

Po të marr raportin më të shkurtër të tyre, atë të Këshilli të Europës. Nëse ju lexoni me interes rekomandimet, njëri prej rekomandimeve bazë është në Shqipëri të ndahet partia nga shteti. Çfarë nënkupton kjo? Kjo nënkupton se zgjedhjet në Shqipëri u mbajtën në kushtet e partisë-shtet. Zgjedhjet që zhvillohen në kushtet e partisë-shtet nuk janë kurrë më të lira, por janë thjeshtë farsë elektorale. Mund të imagjinoni ju, një parti-shtet që organizon në periudhën kohore të ndaluara për aktivitete 4500 aktivitete elektorale në mënyrë që të ndikojë te zgjedhësi.

Që përdor 100 euro për çdo pensionist për të blerë vota. Që fal, 1 miliardë. Gjer këto kohë kemi thënë 200 milionë. Jo. Llogaritjet treguan se janë falur 1 miliardë e 700 milionë gjoba dhe kamata të 10 viteve të fundit. Që licencon mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis në vend. Që përdor administratën si një ushtri elektorale në kundërshtim flagrant me ligjin dhe parimet ndërkombëtare. Pra janë ky kompleks faktorësh i cili bëri të mundur që ne ti dalim zot votës së shqiptarëve, në kuptimin ligjor shqiptar dhe ndërkombëtar.

Kjo do të thotë se, çdo demokrat e demokrate, çdo opozitar dhe opozitare e ka legjitime betejën për përmbysjen e këtij pushteti dhe rivendosjen e votës së lirë. Dhe ky nuk është një rezultat i vogël. Kjo është realizuar dhe në vitin 2001, nëse ju kujtohet që u konkludua me një president konsensual, formulë e cila sot opozitës në vlerësim tim më të madh nuk i intereson./ Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll
Politike 28 Nëntor 2025, 19:54 E. D

The Guardian: Nekrologji për Fatos Nanon

Fatos Nano TIRANË- Prestigjozja britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull ish-kryeministri, Fatos Nano,  i cili ndërroi je...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj