LIVE UPDATES
Politike

Çështja Balluku/ Berisha: Në Gjykatë Kushtetuese shkoi Edi Rama sepse ai është bashkëautor në këto vjedhje të mëdha

 Në një takim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Berisha theksoi se roli i grupeve kriminale shqiptare në trafikun e drogës në Europë, të lidhura me kartelet e Amerikës Latine, po dëmton sigurinë publike dhe po godet rëndë ekonominë shqiptare.

29 Nëntor 2025, 12:33 Nga M.L
Çështja Balluku/ Berisha: Në Gjykatë Kushtetuese shkoi Edi
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i PD, Sali Berisha, ngriti shqetësimin se kriza aktuale në vend nuk kufizohet vetëm në dimensionin politik, por është shndërruar në një problem të përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare. Në një takim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Berisha theksoi se roli i grupeve kriminale shqiptare në trafikun e drogës në Europë, të lidhura me kartelet e Amerikës Latine, po dëmton sigurinë publike dhe po godet rëndë ekonominë shqiptare.

Berisha akuzoi qeverinë se ka humbur çdo kontroll institucional, ndërsa skandalet e radhës, për padinë e ekzekutivit kundër Gjykatës Kushtetuese, pas vendimit të kësaj të fundit për pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, i cilësoi si dëshmi të qarta të degradimit të shtetit.

PJESË NGA DEKLARATA:

E vërteta se përpjekja jonë apo denoncimi ynë shkon në sintoni dhe në paralel me denoncimin e mediave më serioze ndërkombëtare të cilat nga viti 2017 dhe gjer sot në dhjetëra e dhjetëra artikuj, dokumentar, analiza kanë shpallur Shqipërinë narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, mbasi Shqipëria sipas të dhënave të OKB-së është eksportuesi numër 1 në Europë dhe Shqipëria sot, klanet shqiptare të drogës të lidhura me kartelet narkoterroriste të Amerikës Latine kontrollojnë gjerësisht tregun Europian të kokainës dhe përcaktojnë çmimet e saj.
Në rast se ju dëgjuat apo lexuat përshëndetjet sekretari i Shtetit Rubio dhe vetë presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dërguar dje me rastin e festës së pavarësisë konstatonin se në mesazhet e tyre, problem madhor shtrohet lufta kundër organizatave kriminale, karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre, të cilët në Shqipëri janë duke filluar nga kreu i qeverisë dhe vazhdim më poshtë.
Po në këtë asamble të CDI, unë pata nderin të zgjidhem zv/president i kësaj organizate gjë që përbën një vlerësim shumë të madh për PD, opozitën shqiptare. Një mbështetje për opozitën shqiptare në betejën kundër narkoshtetit.
Por përveç kësaj, superskandali Rama-Balluku ka marrë përmasa të papara.
Të dashur miq. Për herë të parë në historinë e Europës, për herë të parë në historinë e vendeve të lira, një kryeministër padit gjykatën që pezulloi nga detyra zv/kryeministren hajdute, e padit në Gjykatë Kushtetuese.
Nuk ka ndodhur kurrë.
Edi Rama u tha shqiptarëve se pezullimi nuk ka ndodhur ndonjëherë në Europë. E vërteta është se pezullimi nuk është i shpeshtë në Europë. Sepse në Europë sapo ngrihet një akuzë, i akuzuari jep dorëheqjen dhe pret sqarimin nga drejtësia të problemit.
Kurse në Shqipëri jo vetëm që nuk jep dorëheqjen, por merr mbështetjen e kryeministrit për të paditur në Gjykatë Kushtetuese. Pra në Gjykatë Kushtetuese nuk shkoi Belinda Balluku e pezulluara, por në Gjykatë Kushtetuese shkoi Edi Rama, por në mënyrë absolute jo tashmë për vlerësimet apo sentimentet që ka ndaj Ballukut, por fund e krye për shkak të problemit madhor të vet sepse ai është bashkëautor në këto vjedhje të mëdha.
Është ai që dërgoi Ballukun në Ankara dhe takoi kompanitë turke të cilat morën 50 mln euro më shumë për tunelin e Llogarasë sesa kompani de fakto ndërtoi tunelin, që paraqiti një ofertë 50 mln më të lirë.
Pra kemi një kalbëzim, kemi një shkërrmoqe, kemi një rrokullisje të pashpresë të regjimit të narkoshtetit.
Ndërkohë PD ka nisur analizën e saj pas këtyre proceseve që ndodhën, pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR dhe rezolutës së miratuar në Sao Paolo të Brazilit nga CDI./ Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll
Politike 28 Nëntor 2025, 19:54 E. D

The Guardian: Nekrologji për Fatos Nanon

Fatos Nano TIRANË- Prestigjozja britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull ish-kryeministri, Fatos Nano,  i cili ndërroi je...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen