Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në raport shkruhet se duhen bërë përpjekje për të adresuar akuzat për blerje votash, për keqpërdorim e burimeve administrative si në nivel kombëtar dhe lokal, si dhe pretendimet për presion mbi votuesit pjesë e sektorit publik.
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka publikuar ditën e sotme raportin 'screening' për Shqipërinë, një vit pas hapjes së negociatave të vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në raportin prej 135 faqesh të publikuar në faqen zyrtare të KE-së, theksohen problematikat kryesore të vendit tonë. Në raport shkruhet se duhen bërë përpjekje për të adresuar akuzat për blerje votash, për keqpërdorim e burimeve administrative si në nivel kombëtar dhe lokal, si dhe pretendimet për presion mbi votuesit pjesë e sektorit publik.
"Sigurimi i depolitizimit të komisioneve zgjedhore edhe atyre të nivelit më të ulët. Sigurimi i votimit të shtetasve që jetojne jashtë vendit. Mbetet për t'u adresuar rekomandimi nga ODIHR për zbulimin e të ardhurave nga fushata dhe shpenzimet e partive politike. Financimi i partive, ka bërë hapa para por mbetet ende shumë për tu përmirësuar. Rishikimi i kornizës legjislative për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore ishte një hap drejt transparencës më të madhe dhe mbikëqyrjes më efektive, por ekzistojnë mangësi në lidhje me rregulloret dhe kufizimet për donacionet dhe shpenzimet të cilat duhet të shtrihen për palët e treta; Nga garuesit duhet t'u kërkohet të zbulojnë më parë të ardhurat dhe shpenzimet e fushatës së tyre dita e zgjedhjeve; Kapacitetet e KQZ-së për të siguruar monitorimin e duhur të financave të partive mbeten për t'u konsoliduar kontribuojnë në një kontroll më të madh, duke përfshirë një regjim auditimi më rigoroz" thuhet në raport.
Sipas raportit, korrupsioni në vendin tonë mbetet një shqetësim serioz, pasi është përhapur në të gjitha degët e pushtetit si lokal ashtu dhe qendror. Në lidhje zyrtarët e lartë të dënuar për korrupsion, thuhet se deri më tani nuk ka asnjë të dënuar për akte korruptive të klasifikuara si krim të rëndë. Po ashtu theksohet se duhet që të rriten dënimet përfundimtare për zyrtarët e nivelit të lartë.
"Korrupsioni mbetet një shqetësim serioz pasi është i përhapur në shumicën e fushave të jetës e biznesit, duke përfshirë të gjitha degët e pushtetit qendror dhe vendor si dhe institucionet. Në përgjithësi, masat kundër korrupsionit vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar në sektorët veçanërisht vulnerabël si (infrastruktura publike, kadastra dhe të drejtat pronësore, doganat, taksat, administrate publike, arsimi, shëndetësia, prokurimet publike, kontratat PPP, etj.). Ka patur disa dënime përfundimtare për akuzat për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë megjithatë deri më tani asnjë dënim nuk i referohet akteve të korrupsionit të klasifikuara si krim i rëndë. Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë duhet të mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e mosndëshkimit. Sekuestrimi dhe konfiskimi/rikthyerja e aseteve kriminale që rezultojnë nga veprat penale të lidhura me korrupsionin është ende mjaft i kufizuar," theksohet në raport.
Raporti i KE-së shfaq shqetësime të larta edhe për projektligjin për kultivimin e kanabisit. Kjo pasi në projektligj duhet që të vendosej një sipërfaqe e caktuar për kultivim, në mënyrë që të mos abuzohet me sasinë e kultivuar. Po ashtu theksohet se Shqipëria duhet të krijojë një Observator Kombëtar të Barnave dhe të forcojë kapacitetet e njësive të specializuara për luftën kundër drogës
"Në lidhje me projektligjin e paraqitur në parlament për të lejuar kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale duhen vendosur mekanizmat për të parandaluar në mënyrë efektive devijimin e kësaj sasie kanabisi tregjet e paligjshme. Nevojiten përpjekje të vazhdueshme për të harmonizuar legjislacionin kombëtar me listën e substancave psikoaktive të BE-së e cila përditësohet shpesh. Për të zbatuar një sistem gjithëpërfshirës të mbledhjes së të dhënave për drogat, Shqipëria duhet të krijojë një Observator Kombëtar të Barnave dhe të ndajë burime të mjaftueshme njerëzore dhe financiare për funksionimin e këtij organizmi. Shqipëria ka nevojë që të krijojë një sistem paralajmërimi të hershëm për shkëmbimin e informacionit për të rejat në zhvillimin e substancave psikoaktive. Nuk ka ende një mekanizëm adekuat për identifikimin dhe vlerësimin e barnave të reja. Shqipëria duhet të forcojë kapacitetet e njësive të specializuara për luftën kundër drogës përmes pajisjeve moderne pasi nuk ka një incenerator për shkatërrimi e substancave e bimëve narkotike," thuhet në raport.
Bashkimi Europian është gjithashtu dhe kundër skemës së qeverisë shqiptare për të dhënë pasaportat e arta për investitorë të huaj nëpërmjet dispozitave lehtësuese ligjore të shtetësisë. Në raportin ‘screening’, KE e cilëson si shqetësim këtë, pasi skema paraqet rreziqe.
“Është shqetësuese që Shqipëria, krahas programeve të saj për marrjen e nënshtetësisë shqiptare mbi bazën e meritave të veçanta në fushën e artit, kulturës, arsimit, shkencës dhe sportit, pa u kërkuar aplikantëve që të kenë një rezidencë paraprake në Shqipëri për t'u kualifikuar, u jep një mundësi që marrin pjesë në një tender për një partneritet publik-privat që do të shërbente për të hapur një skemë për dhënie të shtetësisë së investitorëve. Është pozitive që skema deri më sot nuk është zbatuar në praktikë”, thuhet në këtë dokument.
Një tjetër pikë, ku Komisioni Evropian ka listuar problematikat e Shqipërisë është edhe puna në kadastër dhe kthimi i pronave te pronarët. Theksohet në raport se Kadastra duhet që të trajtohen 7 mijë kërkesa të pashqyrtuara dhe mbi 4 mijë vendime të dhëna nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
"Shqipëria duhet të sigurojë që Agjencia e Trajtimit të Pronës të përmbushë mandatin dhe që skema e kompensimit të zbatohet në mënyrë efektive. Duhen trajtuar 7 000 kërkesa të pashqyrtuara dhe mbi 4 000 vendime të prekura nga vendimi i GJEDNJ. Beshiri kundër Shqipërisë deri në vitin 2024 si dhe ekzekutimi i të gjitha vendimeve deri në vitin 2026. Vetëm 800 vendime janë ekzekutuar deri më tani. Vlerësohet se afërsisht 80% e të dhënave për pronat e regjistruara janë të pasakta. Përafërsisht 10% (mbi gjysmë milioni prona) të territorit të vendit mbetet tërësisht të paregjistruara. Nevojitet një regjistrim efikas dhe transparent dhe i integruar i pronës. Sistemi i menaxhimit, i cili ofron tituj të qartë dhe të sigurt të pronësisë, duhet të jetë i vendosur për të siguruar në praktikë të drejtën e pronësisë. Të gjitha të dhënat kadastrale, duke përfshirë titujt e pronësisë dhe hartat kadastrale, duhet të jenë te dixhitalizuara dhe përditësuara me kujdes për të hequr sistematikisht të dhënat e mbivendosura ose të pasakta," thuhet në raport.
Foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka "fajësuar" prokurorët dhe gjyqtarët lidhur me zjarret që kanë pushtuar vendi...
Gazment Bardhi TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit i është përgjigjur aludimeve të deputetit Gazment Bardhi në lidhj...
Erion Veliaj TIRANË- Unioni i Transportit njofton se duke nisur nga sot linjat e transportit publik në Tiranë do të funksionojn&eu...
Dimitar Kovaçesvki Nga sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisin programin e ri kufitar. Rama ndodhet në Qafë Thanë së ba...
Edi Rama Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Qafë Thanë mesditën e sotme, aty ku sot hyn në fuqi programi i ri kufita...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat thotë se inceneratori i Ti...
Sali Berisha dhe Lindita Nikolla TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me rastin e dhunës të regjistruar n&eum...
Lulzim Basha TIRANË- Kryesia e fraksionit të Lulzim Bashës ka vendosur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 2 shtator. Gjat...
Lindita Nikolla TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në Hamallaj, ku M...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar ditën e sotme nga një punonjës i Gard&eu...