LIVE UPDATES
Politike

Shqipëri-Maqedoni e Veriut me kontroll të përbashkët kufitar/ Rama: Nuk duhet të presim BE për heqjen e barrierave mes nesh

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar Korridorin e 8-të “një ëndërr të vjetër”, por që i ka ardhur dita të realizohet.

31 Korrik 2023, 12:42 Nga m.s
Shqipëri-Maqedoni e Veriut me kontroll të përbashkët
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Qafë Thanë mesditën e sotme, aty ku sot hyn në fuqi programi i ri kufitar "Një ndalesë - Një kontroll" mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky program do të lehtësojë lëvizjen mes vendeve. Kreu i qeverisë shqiptare, në fjalën e tij përmendi punimet në Korridorin 8, një projekt madhor, që siç bëri me dije ai, po e çojnë para bashkë me Maqedoninë e Veriut. Kryeministri soli në fokus dhe punimet për Korridorin Blu ku janë në prag të nisjes së punimeve për disa segmente duke filluar nga segmenti Milot-Balldre pastaj duke vazhduar me segmentin Kashar-Lekaj, më tutje me Lekaj-Fier.

"Sot është një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që kalojnë nga kjo pikë kufitare, qofshin individë apo kompani që shkëmbejnë mes dy vendeve. Është një moment i rëndësishëm sepse më në fund ua lehtësojmë në mënyrë të konsiderueshme kalimin në këtë pikë dhe patjetër i japim një shtysë të mëtejshme, jo vetëm shkëmbimeve tregtare, por edhe zhvillimit të marrëdhënieve tona në tërësi pa harruar edhe zhvillimin e turizmit.

Shqipëria këtë vit po përjeton një impakt të jashtëzakonshëm të transformimit të imazhit të saj dhe si asnjë vit më parë fluksi i turistëve, por dhe numri i investitorëve të mëdhenj ndërkombëtare të interesuar për të investuar në industrinë e turizmit në Shqipëri së bashku me shqiptarët e diasporës apo dhe ata që banojnë në Shqipëri është realisht tejet inkurajues, por natyrisht që zhvillimi i mëtejshëm dhe rritja e dëshiruar e industrisë së turizmit, ashtu sikundër rritja e dëshiruar e sektorëve të tjerë të prodhimit kërkojnë një qasje komplekse dhe pjesë e patjetërsueshme e kësaj qasjeje është pikërisht transformimi në funksion të lehtësimit të kalimit të kufijve.

Me kryeministrin kemi folur vijimësisht për këtë dhe kemi parë në vetë të parë sesi nga e thëna në të bërë është vërtetë në mes një det i tërë sepse ka shumë pengesa që vijnë nga inercia e së shkuarës dhe nga ana tjetër nga paragjykimi për pikërisht liberalizimin e lëvizjes. Në fakt, liberalizimi i lëvizjes sjell, jo vetëm më shumë lehtësi, por sjell dhe më shumë transparencë. Sjell dhe më pak rrezik për praktika të këqija në trajtimin e qytetarëve dhe në trajtimin e subjekteve tregtare dhe patjetër që sjell dhe më shumë rritje të përgjegjësisë për të gjitha agjencitë ligj zbatuese në pikat kufitare.

Vetëm gjatë gjysmës së parë të këtij viti dhe vetëm në këtë pikë kufitare kanë lëvizur mbi 770 mijë shtetas dhe mbi 352 mijë automjete.

Është një fluks shumë i konsiderueshëm edhe pse kjo nuk është pika më intensive e kalimit dhe një procedurë e thjeshtuar vetëm me një ndalesë, ku në të njëjtin vend janë të dy përfaqësuesit e Agjencive tona ligj zbatuese është ajo që nevojitet. por nga ana tjetër unë dua të shpresoj që të dyja Ministritë e Brendshme do të kalojnë në një tjetër nivel në këtë periudhë piku të sezonit, por pastaj dhe në të gjitha sezonet e tjera verore për të bërë kalimin pa kontroll apo më saktë me kontroll të  rastësishëm të makinave të targuara Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që edhe më shumë të lehtësohet qarkullimi, por mbi të gjitha ata që vijnë në Shqipëri apo shkojnë në anën tjetër për turizëm, të mos e kenë rrugës këtë lloj ndalese që prodhon stres, humbje kohe dhe mërzi.

Pa diskutim që është një hap i rëndësishëm, por qëllimi final është unifikimi i doganave që natyrisht do të vijë me integrimin e plotë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, por që ne nuk kemi pse presim Bashkimin Europian për ta avancuar si ide. Ka pasur shumë skeptikë dhe përqeshës kur ne filluam këtë proces me të ashtuquajturin “mini-shengen”, pastaj me Ballkanin e Hapur dhe në ndërkohë rezultatet flasin çdo ditë e më mirë për arsyen e thjeshtë të një procesi si ky. Ta bëjmë hapësirën mes nesh një hapësirë ku ndërveprohet dhe bashkëjetohet si në BE pa pritur që të integrohemi tërësisht në Bashkimin Europian.

Kryeministri preku me të drejtë një projekt madhor që po e çojmë përpara së bashku, Korridorin 8. Një ëndërr shumë e vjetër të cilës i ka ardhur dita të realizohet dhe në të dyja anët e kufirit tanimë po punohet konkretisht në terren për ndërtimin e këtij korridori. Ne kemi dy kantiere të hapura dhe jemi në prag të hapjes së dy kantiereve të tjera sepse e kemi ndarë në katër pjesë ndërtimin e Korridorit 8 dhe kemi bërë shumë përpjekje për rizgjimin e këtij projekti si pjesë e një të shkuare të ish rrugës Egnatia dhe si pjesë e rrjetit europian të infrastrukturës. Ka qenë shumë e vështirë dhe më në fund ia kemi dalë në Samitin e Tiranës mes Ballkanit Perëndimor dhe BE dhe kjo na jep një tjetër energji pozitive, por na jep dhe një tjetër burim të rëndësishëm mbështetjeje nga Bashkimi Europian dhe për këtë arsye kemi pasur para disa ditësh një Samit në Romë me ministrin e Jashtëm të Italisë, ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe atë të Bullgarisë.

Nga ana tjetër mos të harrojmë Korridorin Blu për të cilin ne po punojmë intensivisht. Jemi në prag të nisjes së punimeve për disa segmente duke filluar nga segmenti Milot-Balldren pastaj duke vazhduar me segmentin Kashar - Lekaj, më tutje me Lekaj - Fierin. Ndërkohë që presim Milot - Thumanë. Thumanë - Kashar është në ndërtim dhe është 70% i ndërtuar. Presim që deri në fund të vitit të kemi dhe projektin që lidh Bunën përmes urës së re me Balldrenin dhe kështu do të kemi një korridor të standardeve të Bashkimit Europian që do të lidhë veriun e Shqipërisë me jugun e Shqipërisë dhe do të mbarojë tortura e jashtëzakonshme e gjithë atyre që vijnë nga lart, qoftë nga Kosova qoftë nga veriu i Shqipërisë dhe që duhet të mbërrijnë në Tiranë përmes një shtegu që është bërë praktikisht një shteg torturues për shkak dhe të fluksit shumë të lartë të automjeteve.

Më e mira është e gjitha përpara për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut dhe unë i jam shumë falënderues kryeministrit dhe gjithë ekipit të tij që pranuan që ta bëjmë këtë eveniment në anën tonë të kufirit dhe jam i bindur se më herët sesa vonë do rikthehemi për të parë të rindërtuar tërësisht këtë pikë sipas standardeve të Bashkimit Europian falë një projekti të lehtësimit të transportit në Ballkanin Perëndimor që po e realizojmë me financimin e Bankës Botërore".

rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet