LIVE UPDATES
Politike

Kreu i ri i PD/ 8 nga 52 deputetë morën pjesë në zgjedhje, Gjana ironizon Këshillin Kombëtar thirrur nga Bardhi: Janë si bostani shartuar me kungull

Vetëm 8 deputetë demokratë kanë marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, ku garojnë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani. Shumica dërrmuese e kanë bojkotuar si proces.

29 Korrik 2023, 19:10 Nga m.s
Kreu i ri i PD/ 8 nga 52 deputetë morën pjesë në zgjedhje,
Jemin Gjana

TIRANE- Ka përfunduar procesi zgjedhor për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së, ku garuan Lulzim Basha dhe Gjergji Hani, nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë. Kryetari i Komisionit Zgjedhore në PD, Jemin Gjana, tha se deri në orën 17:00 kanë votuar rreth 13 700 anëtarë të PD-së, që do të thotë rreth 54 % pjesëmarrje. Ai njoftoi se ndonëse orari zyrtar ka përfunduar, do të lejohen që të shprehin vullnetin qytetarët të cilët janë në pritje jashtë qëndrave të votimit. Sa i takon anulimit të zgjedhjeve nga Këshilli Kombëtar i thirrur nga Gazment Bardhi, Jemin Gjana është shprehur me ironi se ky Këshill është si bostani i shartuar me kungull.

“Me të dhënat e orës 17:00, shifra është diku te 13 700 votues, që do të thotë rreth 54 % pjesëmarrje. Përgjithësisht ka qenë ditë e qetë. Ne kemi lëvizur në terren, nuk ka pasur probleme. Ka qenë ditë e qetë votimesh dhe presim të ketë të dhëna më të mira, pasi tani pasdite ka pasur demokratë që i janë afruar qendrave të votimit. Nga të gjitha të dhënat që kemi, ka patur një fluks jo të vogël individësh që kanë votuar. Kanë votuar individë me karta identiteti. Nuk është pranuar askush pa kartë. Ku ka ende persona jashtë qendrave të votimit, do të lejohen të votojnë. Nuk ka patur mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së. Ai i para 3 ditëve e dini si është? Sikur bostani që është në treg, që shumë herë e kapim pa shije. Si bostani i shartuar me kungull. Nuk është Këshilli Kombëtar i PD-së ai. Këshilli Kombëtar janë të gjithë ata që kemi votuar ne në 2021. Nuk janë bërë pjesë ata që janë te Këshilli Kombëtar i partisë tjetër. Votimi i vetëm 8 deputetëve nuk është situatë normale. Është zgjedhje e tyre, vetëm një gjë të jetë e qartë, edhe në situatat më të vështira kur ka qenë PD, edhe kur Kryesia u shkërmoq dhe nuk vinte dhe ishte vështirë të merrje vendime, asnjëherë nuk është pranuar që vendimet t’i marrë Grupi Parlamentar”, tha Gjana.

Mbajtja e këtyre zgjedhjeve solli një tjetër përplasje brenda Partisë Demokratike zyrtare, ndërsa procesi është kundërshtuar ashpër nga një pjesë e rëndësishme e partisë e kryesuar nga Bardhi, të cilët e konsiderojnë një proces antistatutor.

Vetëm 8 deputetë demokratë kanë marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, ku garojnë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani. Shumica dërrmuese e kanë bojkotuar si proces. Kreshnik Çollaku, Eralda Bano, Merita Bakiu, Flutura Açka, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj dhe Selaudin Jakupllari, janë të vetmit deputetë të PD që kanë votuar sot në procesin për kryetar të organizuar nga Lulzim Basha. PD ka fituar 52 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit dhe tashmë ndodhet në një situatë të tensionuar, për shkak të përçarjeve të brendshme.

jemin gjana lulzim basha gjergji hani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet