LIVE UPDATES
Politike

“Bënça s'ishte rastësisht, por fatalisht”, Berisha tregon përse Rama zgjodhi Tepelenën për mbledhjen 2-ditore me ministrat

Me anë të një shkrimi ironizues, Berisha thotë se Tepelena nuk ishte një destinacion rastësor. Madje ai jep edhe arsyet përse mbledhja u zhvillua pikërisht në Tepelenë, dhe kjo lidhet ngushtësisht me valën e arrestimeve dhe dorëheqjeve në PS dhe performancën që kanë dhënë së fundmi.

29 Korrik 2023, 18:37 Nga m.s
“Bënça s'ishte rastësisht, por fatalisht”,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me mbledhjen dy-ditore të qeverisë që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Tepelenë. Berisha shprehet se organizimi është realizuar falë përkujdesjes së veçantë nga kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi.

Me anë të një shkrimi ironizues, Berisha thotë se Tepelena nuk ishte një destinacion rastësor. Madje ai jep edhe arsyet përse mbledhja u zhvillua pikërisht në Tepelenë, dhe kjo lidhet ngushtësisht me valën e arrestimeve dhe dorëheqjeve në PS dhe performancën që kanë dhënë së fundmi.

Kjo, sipas Berishës, ka të bëjë me arrestimin e Vangjush Dakos, me dorëheqjen nga mandati i deputetit nga Rahman Rraja dhe me arratisjen e bashkëpunëtorit më të afërt të Ramës, Arben Ahmetaj. Kryedemokrati Berisha shkon më tej duke aluduar për dërgimin drejt qelisë së Damian Gjiknurit.

Postimi i plotë

Gjithmonë përpara, Bënça na pret!

Turizmi qeveritar dy ditor i Bënçës u mbyll me moton:

Gjithmonë përpara Bënça na pret!

Miq, prej dy ditësh qeveria e Edi Ramës është mbledhur në Bënçë, me mace dhe minj, ministra, zëvendës ministra, sekretarë e këshilltarë, gjithsej pa shoferët dhe badiguardët bëheshin 210 vetë.

E gjithë ritrita e Bënçës u zhvillua nën përkujdesjen vëllazërore të Tërmet Peçit i cili thuhet se siguroi 200 ferlike keci, 25 domixhanë raki dhe pesë fuçi dhallë dybeku.

"Epo derrat e kënaqur nuk kanë të ngopur": shprehet nën zë Tërmeti.

Në të vërtetë ritrita e Bënçës ishte si përshpëritja jo vetëm e qeverisë por e gjithë regjimit dhe kjo e mallëngjente shumë Tërmetin!

Miq, Bënça nuk u zgjodh rastësisht, por fatalisht.

Ritrita e Bënçës u mblodh pas arrestimit të Gjushit, mikut më të shtrenjtë familjar të Edi Ramës, pas aktit horror të mafies së PS Rraja, pas arratisjes së bashkëpuntorit më të afert të Edi Ramës, Arben Ahmetaj dhe publikimit të dosjes së tij si aktakuzë dhe nekrologji ligjore për Edi Ramën dhe qeverisë së tij, u mblodh pas sakrifikimit dhe përcjelljes drejt qelisë së numrit dy të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurit, pas Asamblesë me dyer të mbyllura të mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë.

Në këto rrethana, mafia qeveritare kishte vetëm dy alternativa për të zgjedhur: Burrelin ose Bënçën!

Ndaj zgjodhën Bënçën, si më të lehtë për të ardhmen e tyre dhe pas dy netë e tre ditë, u larguan të bindur me moton “Gjithmonë përpara drejt Bënçës që na pret!" #sb

sali berisha edi rama tepelene

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet