LIVE UPDATES
Politike

Kazinoja e prestanomes së Olsi Ramës/ Belind Këlliçi zbardh skemën: Për të përfituar licencën, një tokë e blerë me 320.000 euro u rivlerësua 26.000.000 euro

Këlliçi u ndal te ndryshimi i aksionerëve të kompanisë "Space Plus", e cila zotëron licencën e kazinosë, duke pretenduar se miratimi i dhënë nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit është bërë në kundërshtim me kuadrin ligjor.

28 Korrik 2026, 12:28 Nga I.A
Kazinoja e prestanomes së Olsi Ramës/ Belind Këlliçi
Belind Kellici

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi denoncoi një aferë lidhur me dhënien e licencës së kazinosë në hotelin me pesë yje në kullën "Air Albania". Në një konferencë për mediat, Kwlliçi ka paralajmëruar se e gjithë dosja do t’i dorëzohet Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Sipas Këlliçit, opozita ka përgatitur një material me dokumente dhe fakte që, sipas tij, tregojnë lidhje mes kompanive të përfshira në transaksion dhe individëve të afërt me vëllain e kryeministrit Edi Rama. 

Këlliçi u ndal te ndryshimi i aksionerëve të kompanisë "Space Plus", e cila zotëron licencën e kazinosë, duke pretenduar se miratimi i dhënë nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit është bërë në kundërshtim me kuadrin ligjor. Sipas tij, një pronë pyjore në Kepin e Rodonit, e blerë nga kompania GLG Investment për rreth 320 mijë euro në prill të vitit 2025, u rivlerësua vetëm pak muaj më vonë në rreth 26 milionë euro dhe u përdor si kapital për transaksionin.

"Në lidhje me këtë aferë, ne do të bëjmë një prezantim në raport dhe me të gjithë individët e përfshirë në këtë aferë dhe lidhjen e tyre me vëllain e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ky material përmban dhe një rrjet të tërë kompanish të lidhura edhe me biznesin e call center-ave, ashtu dhe me lejet e ndërtimit, që për efekt kohe sot e kemi të pamundur ta bëjmë publik, i gjithi do të përcillet pranë SPAK-ut për hetime të mëtejshme. Por ta nisim me prezantimin e këtyre fakteve për licencën e kazinosë. Sipas kuadrit ligjor në fuqi, hotelet me pesë yje në vendin tonë mund të përfitojnë licencë për ushtrimin e aktivitetit të kazinosë.

Një ndër hotelet me pesë yje është ai në kullën e stadiumit Air Albania. Shoqëria që ka një licencë kazinoje në këtë hotel është shoqëria Space Plus. Sipas të dhënave të QKB-së, ky subjekt fillimisht kur mori licencën kishte si aksioner në masën 99% të aksioneve shoqërinë Albstar dhe 1% shoqërinë W CZ Holding s.r.o. Kjo e fundit një kompani e regjistruar në Republikën Çeke. Ju lutem regjia, shfaqni në ekran ekstraktin e QKB-së. Sipas detyrimeve ligjore, kompania e cila aplikon për marrjen e një licence kazinoje duhet të ketë një kapital minimalisht prej 1 miliard e 200 milionë lekë ose ndryshe rreth 12 milionë euro. Ligji përcakton gjithashtu se kompania duhet të ketë eksperiencë në fushën e lojërave të fatit.

E me sa duket kjo ka qenë në fakt arsyeja pse është futur aksioner me vetëm 1% ortaku çek W CZ Holding s.r.o. në kazinonë në kullën Air Albania. Kjo kompani është e lidhur me shoqëri të cilat kanë pjesën më të madhe dhe operojnë në tregun e lojërave të fatit, Adria Entertainment dhe WSI sh.p.k., të lidhura drejtpërdrejt me shtetasin Bledar Sinani. Në nëntor të vitit 2025, Albstar ka shitur aksionet e kazinosë drejt kompanisë GLG Investment. Sipas dokumentacionit të depozituar në QKB, rezulton se marrëveshja fillestare mes Albstar dhe GLG Investment është firmosur në gusht të vitit 2025. Dhe më pas janë bërë kërkesat pranë AMLF dhe Autoritetit të Konkurrencës për dhënien e miratimit për ndryshimin e aksionerit sipas përcaktimeve ligjore.

Kjo marrëveshje nuk ka të përcaktuar një çmim për këtë transaksion, ose marrëveshja e plotë nuk është depozituar ende në QKB. Në ekran mund të shihni ekstraktin e QKB-së dhe një kopje të marrëveshjes. Kuadri ligjor aktual kërkon që AMLF të qartësojë se kush është pronari fundor përfitues, të verifikojë burimin e të ardhurave për krijimin jo vetëm të kapitalit, por edhe të shumave të tjera që do të duhet të investohen, pasi licenca nuk mund t'i jepet një individi anonim i cili nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të operuar në këtë fushë. AMLF-ja e ka dhënë miratimin në kundërshtim me kuadrin ligjor, pasi kjo ishte një kompani anonime, sikundër e kemi parë këtë skemë të ndodhë në 13 vitet e pushtetit të Edi Ramës. Me zero historik si kompani, me zero aktivitet në Shqipëri, por me kushtin që të hiqej toka në pronësi të kompanisë Albstar si kapital aksionar dhe të zëvendësohej me një tjetër tokë në pronësi të GLG Investment sh.p.k.

Dhe ky është momenti ku situata bëhet tërësisht flagrante dhe kriminale. Në ekran mund të shihni foton e miratimit të Agjencisë Mbikëqyrëse të Lojërave të Fatit që thotë me kusht që toka të kalojë si kapital i shoqërisë Space Plus sh.a. Sipas dokumentacionit të depozituar në QKB, rezulton se pasuria në pronësi të kompanisë GLG Investment është pasuria e llojit pyll, numër pasurie 118 fraksion 9, zona kadastrale 1522 me sipërfaqe 275,550 metër katror e ndodhur në Draç, në Kepin e Rodonit, një nga zonat më të lakmueshme në Shqipëri, në Durrës. E cila vlerësohet sipas raportit të vlerësimit të hartuar nga eksperti vlerësues, inxhinieri Eno Kume, bashkëngjitur vendimit, në vlerën 2 miliard e 556 milion e 732 mijë e 8 lekë, rreth 26 milionë euro. Grupi ynë i ekspertëve investigoi dhe më tepër origjinën dhe kohën që GLG e kishte blerë tokën si dhe vlerën e saj. Në aktin e ekspertit Eno Kume të datës 19 qershor 2025 rezulton se pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 275,550 metër katror është blerë nga GLG Investment në datën 9 prill 2025 në vlerën qesharake 32 milion e 239 mijë e 350 lekë, rreth 320 mijë euro në total. Në ekran keni foton e raportit të vlerësimit," tha Këlliçi./Dosja.al

belind këlliçi air albania


Sondazh

Poll

I shpallur në kërkim nga Interpoli,arrestohet në Lushnjë 48-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

I shpallur në kërkim nga Interpoli,arrestohet në Lushnjë 48-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Berisha: Rama nuk ka të ardhme, ftoj çdo qytetar t’i bashkohet protestës t'i japim shtysën

Berisha: Dosjen do e dorëzojmë në SKAP, por do ketë fatin e Xibrakës!

Berisha: Licenca e kazinosë në Air Albania u dha në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës

Kush është vajza që do të trashëgojë 85 milionë euro të pasurisë së Jeffrey Epstein?

Dita e 58-të e protestës/ I riu drejtuar policisë:Justifikohen me idenë se janë në krye të detyrës

"Nuk ka malësor që të jep besën ty"/ Qytetarja: Berisha hap krahun sa më parë dhe shijo pensionin

Protesta qytetare në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin drejt sheshit Skënderbej

Këngëtarja Fifi vendos ndjekësit në sfidë për publikimin e projektit më të ri muzikor "Melek"

Shehaj merr dokumentin “sekret” dhe largohet, sekretarja në ndekje të tij rrëzohet nga shkallët

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tërheq vëmendjen e publikut me transformimin e saj

Sapo përfundoi deklaratën për media, Balla goditet me vezë nga protestuesit

Pse John Cusack hoqi dorë nga Hollywood-i pas dekadash karrierë në film?

Rama premton sërish avionë zjarrfikës: Kemi mbyllur procedurën për 3 të tillë

Detajet kryesore që e kthyen "The Odyssey" të Christopher Nolan në filmin më të ndjekur së fundmi

Tyla përshkroi veten si 'coloured', a e konsideron ajo termin fyes ashtu siç është nënkuptuar?

Rreziku nga zjarret, Rama: Kemi bërë përgatitje, është rritur kapaciteti i zjarrfikësve

Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet

Çfarë po ndodh? Bllokohet me mur rruga nacionale që futesh për në plazhin e Livadhit

Edison Lika: Shoqërimet e protestuesve u bënë me përzgjedhje

"Policia u bë xheloze..."/ U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Arben Kola

Dritan Goxhaj: Nuk ka pasur provokime nga qytetarët! Plani i masave të policisë doli bllof

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të kalojë marrëveshje

Berisha: Asnjë pushtues nuk ka vendosur një shtetrrethim të tillë, qindra traktorë janë bllokuar

Bardhi: Kërkon të kalojë marrëveshjen 300 mln euro në shkelje të Kushtetutës

Arrestimi i Arben Kolës, Shehaj- socialistëve: Ju “blindoheni” këtu sepse keni frikë

"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan...

Marrëveshja ‘sekrete’ që do votohet në Parlament, Agron Shehaj merr një kopje dhe ikën me vrap

Forcat Shqiponja ngatërrojnë gazetarin me protestuesit, momenti kur godasin Edison Vatnikajn

Opozita bllokon foltoren, shtyhet seanca për shqyrtimin e marrëveshjes me SHBA-në

Policia i hodhi spraj, i riu transportohet me ambulancë drejt spitalit

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Elbasanit, përplasje me forcat e policisë: Mos ecni krah nesh

Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku janë vendosur

Domate, vezë dhe speca, “armët” e protestuesve në tubimin para Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë

"Parlament i krimit"/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Nuk na përfaqësoni!

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus dokumenti “Besa”

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti

Blindohet Kuvendi, forca të shumta policie bllokojnë hyrjet para protestës së qytetarëve

Kush është 20-vjeçarja që do të luajë në shfaqjen ikonike të Shakespeare?

Krimi në Roskovec, ja momenti kur forcat e policisë tentojnë të bindin 35-vjeçarin Buzi të dorëzohet

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?

Protestat kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!