LIVE UPDATES
Politike

"Kroacia mbështetje të fuqishme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE"/ Hoxha pret në Tiranë homologun kroat: Kroacia mbetet një partnere e domosdoshme për Shqipërinë

Hoxha theksoi se Shqipëria do të mbetet e angazhuar për një Ballkan Perëndimor të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit.

27 Korrik 2026, 18:50 Nga E.d
"Kroacia mbështetje të fuqishme për anëtarësimin e
Gordan Grlić-Radman dhe Ferit Hoxha

TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ka pritur në Tiranë homologun e tij kroat Gordan Grlić-Radman. Pas takimit me ministrin Gordan Grlić-Radman, Hoxha tha se Kroacia mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE. 

Ai tha se takimi i sotëm ka vlerë të posaçme, pasi Ministri Grlić-Radman po zhvillon për herë të dytë vizitën e tij zyrtare në Shqipëri. Ai shtoi se u diskutua për hapat e ardhshëm për zbatimin e Planit të Veprimit të Partneritetit Strategjik dhe mundësinë për organizimin e takimit të parë ndërmjet dy qeverive.

Hoxha theksoi se Shqipëria do të mbetet e angazhuar për një Ballkan Perëndimor të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit. Në fund, tha se Kroacia, si vend anëtar i BE-së, mbetet një partnere aktive, e besueshme dhe domosdoshme jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha vendet e Rajonit.


Deklarata e plotë e Ministrit Hoxha pas takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman:

Është kënaqësi e veçantë të mirëpres sot në Tiranë Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman. Me kolegun dhe mikun tim Gordan kemi një komunikim të vazhdueshëm, kolegjial e të frytshëm çdo herë që na jepet rasti të këmbehemi në Bruksel, apo kudo tjetër, në forume rajonale apo ndërkombëtare.
 
Takimi i sotëm ka vlerë të posaçme, pasi Ministri Grlić-Radman po zhvillon për herë të dytë vizitën e tij zyrtare në vendin tonë brenda një kohe relativisht të shkurtër, dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Dobrodošao, Gordane, i hvala ti na toplom i otvorenom razgovoru koji smo upravo vodili!

(Mirëserdhe Gordan dhe faleminderit për diskutimin e ngrohtë dhe të hapur që sapo zhvilluam.)

Biseduam për një mori çështjesh që kanë të bëjnë me marrëdhëniet tona dypalëshe.
 
Prej vitit 2018, Shqipëria dhe Kroacia i kanë ngritur marrëdhëniet në nivelin e Partneritetit Strategjik.
 
Mund të themi me plot gojën se marrëdhëniet që gëzojmë sot mes dy vendeve janë një pasqyrë e vlerave në të cilat besojnë dy vendet tona e veçanërisht njëmendësisë në orientimin tonë të palëkundur euro-atlantik, si edhe të një vizioni evropianizues për Rajonin, që mbështet paqen, pajtimin, gjithëpërfshirjen dhe rrugën e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.
 
Diskutuam për hapat e ardhshëm për zbatimin e Planit të Veprimit të Partneritetit Strategjik dhe në këtë kuadër edhe mundësinë për organizimin e takimit të parë ndërmjet dy qeverive, i cili do t’i japë bashkëpunimit tonë një dimension të ri, energjizues e të integruar. U ndalëm gjerësisht në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe ndihmesën e vyer që Kroacia vijon të japë prej vitesh në këtë proces. 

Gjej rastin të falënderoj publikisht homologun tim Grlić-Radman për mbështetjen e zëshme dhe të fuqishme që Kroacia ka dhënë jo vetëm politikisht, por edhe praktikisht me ekspertizën e saj gjatë procesit teknik të negociatave.
 
Ajo çfarë Kroacia ka arritur në vetëm një dekadë pas anëtarësimit në BE është edhe një shembull dhe frymëzim për ne, se kryerja e reformave dhe arritja e standardeve shpërblehen dhe shndërrohen në histori suksesi për të gjithë qytetarët pa përjashtim.
 
E sigurova homologun tim kroat se pas mbylljes së tre kapitujve të parë, 13 ditë më parë në Bruksel (më 14 korrik 2026), qeveria shqiptare vazhdon të punojë me përkushtim e angazhim të dorës së parë për të përmbushur të gjitha detyrimet dhe reformat e kërkuara, me qëllim realizimin e objektivave të vendosura, për mbylljen e procesit teknik të negocimit brenda 2027. Në këtë proces nuk ka as pauzë e as pushim.
 
Ne mbetemi tërësisht të vendosur të ruajmë këtë moment dhe ritëm, dhe të sigurojmë që çdo reformë që ndërmarrim të sjellë përfitime afatgjata për qytetarët shqiptarë dhe të forcojë besueshmërinë e shoqërisë shqiptare në këtë proces.
 
Vlerësuam rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe ramë dakord të intensifikojmë përpjekjet për të nxitur investimet dhe projektet e përbashkëta në energji, turizëm dhe infrastrukturë.
 
Gjatë muajit tetor, do të mirëpresim në Tiranë Sesionin e 6-të të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunimit Ekonomik.
 
Ramë dakord për të thelluar më tej bashkëpunimin në fushën e turizmit, përmirësimin e lidhjeve të transportit që është aspekt themelor. Së bashku, do të nxisim riaktivizimin e lidhjes direkte ajrore Tiranë-Zagreb dhe zhvillimin e lidhjeve direkte detare kudo që është e mundur dhe ekonomikisht përfituese.


Zhvillimi i Korridorit Blu, Korridorit VIII, Nisma e Tre Deteve dhe integrimi i tyre me korridoret e tjera panevropiane do të kontribuojë jo vetëm në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, hekurudhore e ujore, por edhe në forcimin e kapaciteteve të lëvizshmërisë ushtarake, një aspekt i rëndësishëm i bashkëpunimit në fushën e sigurisë si dy vende anëtare të NATO-s.
 
Po ashtu, ndërtimi i gazsjellësit Adriatiko-Jonian që ndërlidh Shqipërinë me Kroacinë dhe disa vende të tjera të rajonit, si dhe degëzimi me gazsjellësin ekzistues TAP, do të mundësojë gazifikimin e vendeve të përfshira, si dhe ndërlidhjen e dy terminaleve LNG, ai i Vlorës dhe i KRK në Kroaci, me korridoret e tjera energjetike.
 
Diaspora shqiptare në Kroaci mbetet një aset i çmuar i marrëdhënieve tona, një urë miqësie që kontribuon në jetën sociale dhe ekonomike të Kroacisë, ndërsa Kroacia ka qenë dhe mbetet një shembull i trajtimit dinjitoz dhe integrimit efektiv të pakicave.
 
Ndava me homologun tim lajmin e mirë se gjuha kroate, për herë të parë, do të përfshihet në programin mesimor si gjuhë e huaj me zgjedhje, në vitin akademik 2026-2027, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
 
Lidhur me situatën dhe zhvillimet në rajon, ndamë vlerësimin e përbashkët se perspektiva evropiane e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, e bazuar në meritë dhe në përmbushjen e standardeve evropiane, përbën një investim strategjik për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane.

Paqja dhe stabiliteti afatgjatë në Ballkanin Perëndimor janë jo vetëm një aspiratë politike, por një domosdoshmëri historike dhe një përgjegjësi e përbashkët. Ato mund të ndërtohen vetëm përmes politikave të fqinjësisë së mirë, forcimit të bashkëpunimit bilateral dhe shumëpalësh rajonal, respektit të ndërsjellë, si dhe përmes veprimeve konkrete dhe gjesteve të sinqerta të vullnetit të mirë që krijojnë besim dhe hapin rrugën drejt pajtimit të qëndrueshëm.

Në këtë kuadër, theksuam rëndësinë e veçantë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si një proces i domosdoshëm për normalizimin e marrëdhënieve, konsolidimin e paqes dhe përmbylljen e një kapitulli të vështirë të së kaluarës, në interes të qytetarëve dhe të perspektivës evropiane të gjithë rajonit.
Theksova qartë se ky proces nuk mund të ndërtohet mbi revizionizmin historik, mohimin e fakteve, lartësimin e kriminelëve të luftës apo përmes retorikave nacionaliste, përçarëse dhe deklaratave të papranueshme që relativizojnë, justifikojnë ose u japin jehonë krimeve të luftës dhe politikave të dënuara si nga drejtësia ndërkombëtare, ashtu edhe nga ndërgjegjja njerëzore.

Një qasje e tillë nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat evropiane, me frymën e bashkëpunimit rajonal dhe me përpjekjet për pajtim të vërtetë. E ardhmja e përbashkët evropiane e Ballkanit Perëndimor nuk mund të ndërtohet duke u kthyer pas në konfliktet e së kaluarës, por duke u përballur me historinë me përgjegjësi dhe duke ndërtuar marrëdhënie të reja mbi bazën e respektit, besimit dhe bashkëpunimit.

Pajtimi është një akt i guximshëm dhe fisnik që kërkon forcë politike, vizion, përgjegjësi dhe përkushtim për të tejkaluar trashëgiminë e dhimbshme të së kaluarës. Vetëm përmes një qasjeje të tillë, të mbështetur në parimet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit evropian, Ballkani Perëndimor mund të ecë drejt një të ardhmeje më të sigurt, më paqësore dhe më të integruar.

Si dy vende anëtare të NATO-s, Shqipëria dhe Kroacia kanë përgjegjësi dhe kontribuojnë në mënyrë aktive për paqen e stabilitetin rajonal, si dhe atë ndërkombëtar, duke përfshirë pjesëmarrjen në KFOR në Kosovë dhe EUFOR ALTHEA në Bosnjë-Hercegovinë.

Prandaj çdo angazhim i yni, koordinim dypalësh, tripalësh apo më shumë nuk duhet të shqetësojë askënd e as të përdoret nga askush, në rajon apo jashtë tij, për të justifikuar militarizimin e vendit e shoqërisë e aq më pak për t’i fryrë zjarreve të rrezikshme të luftërave dhe për të rikthyer thirrjet arkaike për fitore e përkatësi territoriale.

Kushdo që ëndërron një kthim pas në histori duhet të kuptojë se në të vërtetë ka mbetur pas në kohë dhe në mendësi. Asnjë përpjekje për të ringjallur ndasitë e së kaluarës, për të ushqyer tensione apo për të penguar proceset e pajtimit dhe bashkëpunimit nuk do të mund ta tërheqë zvarrë rajonin dhe as të cenojë të ardhmen tonë të përbashkët evropiane.

Shqipëria do të vazhdojë të investojë me vendosmëri, vullnet politik dhe angazhim konkret për ta orientuar bashkëpunimin rajonal, si atë dypalësh ashtu edhe atë shumëpalësh, drejt mekanizmave që forcojnë dialogun e hapur dhe të sinqertë, mirëbesimin ndërmjet vendeve dhe ndërtimin e një hapësire të përbashkët zhvillimi.

Do të vijojmë të mbështesim dhe promovojmë bashkëpunimin ekonomik e tregtar, ndërlidhjen infrastrukturore dhe energjetike, transformimin digjital, si dhe harmonizimin e standardeve që na afrojnë me praktikat dhe vlerat evropiane. 

Përmes Tregut të Përbashkët Rajonal synojmë të krijojmë më shumë mundësi për qytetarët dhe bizneset tona, të integrojmë ekonomitë tona me njëra-tjetrën dhe t’i afrojmë ato gjithnjë e më shumë me Tregun e Përbashkët Evropian, duke përshpejtuar rrugëtimin tonë drejt BE.

Po kështu, do të vazhdojmë të investojmë në lidhjet mes njerëzve, në shkëmbimet kulturore, arsimore dhe profesionale, sepse bashkëpunimi i qëndrueshëm nuk ndërtohet vetëm përmes marrëveshjeve politike, por mbi të gjitha përmes besimit dhe kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve tanë.

Rajoni ynë nuk ka nevojë për mure, por për ura të reja. Nuk ka nevojë për retorika që na ndajnë, por për vizion dhe përgjegjësi që vetëm na bashkojnë.

Shqipëria do të mbetet e angazhuar për një Ballkan Perëndimor të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit, tërësisht të orientuar drejt familjes evropiane ku i takon.
Në këtë rrugë, Kroacia, si vend anëtar i BE-së, mbetet një partnere aktive, e besueshme dhe domosdoshme jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha vendet e Rajonit.

Në këtë frymë, dëshiroj t’ju falënderoj sërish i dashur Gordan për vizitën dhe bashkëbisedimin e hapur dhe të frytshëm.

Mbetem me bindjen se marrëdhëniet tona do të vijojnë të thellohen në frymën e partneritetit strategjik dhe miqësisë së qëndrueshme ndërmjet dy vendeve.
 
Faleminderit!/Dosja.al

ferit hoxha takim gordan grlić-radman

Sondazh

Poll

Dita e 58-të e protestës/ I riu drejtuar policisë:Justifikohen me idenë se janë në krye të detyrës

Dita e 58-të e protestës/ I riu drejtuar policisë:Justifikohen me idenë se janë në krye të detyrës

"Nuk ka malësor që të jep besën ty"/ Qytetarja: Berisha hap krahun sa më parë dhe shijo pensionin

Protesta qytetare në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin drejt sheshit Skënderbej

Këngëtarja Fifi vendos ndjekësit në sfidë për publikimin e projektit më të ri muzikor "Melek"

Shehaj merr dokumentin “sekret” dhe largohet, sekretarja në ndekje të tij rrëzohet nga shkallët

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tërheq vëmendjen e publikut me transformimin e saj

Sapo përfundoi deklaratën për media, Balla goditet me vezë nga protestuesit

Pse John Cusack hoqi dorë nga Hollywood-i pas dekadash karrierë në film?

Rama premton sërish avionë zjarrfikës: Kemi mbyllur procedurën për 3 të tillë

Detajet kryesore që e kthyen "The Odyssey" të Christopher Nolan në filmin më të ndjekur së fundmi

Tyla përshkroi veten si 'coloured', a e konsideron ajo termin fyes ashtu siç është nënkuptuar?

Rreziku nga zjarret, Rama: Kemi bërë përgatitje, është rritur kapaciteti i zjarrfikësve

Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet

Çfarë po ndodh? Bllokohet me mur rruga nacionale që futesh për në plazhin e Livadhit

Edison Lika: Shoqërimet e protestuesve u bënë me përzgjedhje

"Policia u bë xheloze..."/ U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Arben Kola

Dritan Goxhaj: Nuk ka pasur provokime nga qytetarët! Plani i masave të policisë doli bllof

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të kalojë marrëveshje

Berisha: Asnjë pushtues nuk ka vendosur një shtetrrethim të tillë, qindra traktorë janë bllokuar

Bardhi: Kërkon të kalojë marrëveshjen 300 mln euro në shkelje të Kushtetutës

Arrestimi i Arben Kolës, Shehaj- socialistëve: Ju “blindoheni” këtu sepse keni frikë

"Skandal", e nxorrën jashtë me dhunë, shpërthen Shehaj në Kuvend: Nuk më lejuan...

Marrëveshja ‘sekrete’ që do votohet në Parlament, Agron Shehaj merr një kopje dhe ikën me vrap

Forcat Shqiponja ngatërrojnë gazetarin me protestuesit, momenti kur godasin Edison Vatnikajn

Opozita bllokon foltoren, shtyhet seanca për shqyrtimin e marrëveshjes me SHBA-në

Policia i hodhi spraj, i riu transportohet me ambulancë drejt spitalit

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë, shoqërohet aktivisti Arben Kola

Protestuesit marshojnë drejt rrugës së Elbasanit, përplasje me forcat e policisë: Mos ecni krah nesh

Protesta me skenar të ri, qytetarët u zënë “pritë” ministrave dhe deputetëve, ja ku janë vendosur

Domate, vezë dhe speca, “armët” e protestuesve në tubimin para Kuvendit

Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Edi Rama i pabesë, ti me gaz e ne me vezë

"Parlament i krimit"/ Protestuesit mblidhen para Kuvendit, thirrje në kor: Nuk na përfaqësoni!

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus dokumenti “Besa”

Kodra në hyrje të Ksamilit përfshihet nga flakët, zjarri pranë një resorti

Blindohet Kuvendi, forca të shumta policie bllokojnë hyrjet para protestës së qytetarëve

Kush është 20-vjeçarja që do të luajë në shfaqjen ikonike të Shakespeare?

Krimi në Roskovec, ja momenti kur forcat e policisë tentojnë të bindin 35-vjeçarin Buzi të dorëzohet

Protesta në Tiranë/ Qytetari: Nuk do ikim nga sheshi derisa të të largojmë ty

Protestat kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Këta na vjedhin përditë

"Nuk do t’i ndalemi kësaj kauze"/ Sazan Guri: Toka e shqiptarëve nuk shitet!

Qytetari: I kam atletet 100 herë më të bukura se të Ramës, janë të blera me djersë

A do të kemi një bashkëpunim mes artistëve si Gjesti dhe Dhurata Dora?

Nesër protestë te Parlamenti, aktivisti Arben Kola: I zë më shumë besë një qeni

Pse Orville Peck tentoi ti jepte fund jetës së tij gjatë vitit 2023?

Protestat kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Ju erdhi fundi!

Ndjekësit ndërkombëtarë komentojnë fotografitë e dasmës së prindërve të këngëtares Bebe Rexha

Dua Lipa prej 2018 pjesë e Sunny Hill Festival, paraqitjet e saj në aktivitetin muzikor

Zjarri në pyllin e Sodës / Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës

"Jam krenare që jam emigrante"/ Deklarata e këngëtares Rita Ora për familjen

Bie zjarr në Pyllin e Sodës në Vlorë/ Tymi mbulon qytetin, ndërsa era e fortë favorizon flakët