Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës: Ju erdhi fundi!
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale 27 Korrik, 16:38 ...
Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet 27 Korrik,...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Nis seanca plenare, në rend dite ndryshime në përbërjen e komisioneve 27 Kor...
Shehaj ka deklaruar se përpjekjet për ta përjashtuar nga Kuvendi nuk do ta ndalin, ndërsa paralajmëroi se do ta ankimojë çdo vendim në Gjykatën Kushtetuese
TIRANA- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvend dhe debatit të krijuar rreth incidentit me dokumentin konfidencial, duke deklaruar se nuk do të tërhiqet dhe se do të vijojë betejën politike.
Shehaj ka deklaruar se përpjekjet për ta përjashtuar nga Kuvendi nuk do ta ndalin, ndërsa paralajmëroi se do ta ankimojë çdo vendim në Gjykatën Kushtetuese. Ai u shpreh se përjashtimi i kërkuar ndaj tij është i pajustifikuar dhe akuzoi mazhorancën se po pengon opozitën të ushtrojë funksionin e saj.
Ai theksoi se çështja do të ndiqet edhe në rrugë ligjore dhe se, SPAK duhet të hetojë ngjarjet e ndodhura në Kuvend, ndërsa e cilësoi dokumentin në fjalë si publik dhe hodhi akuza ndaj mazhorancës për mënyrën se si e ka trajtuar situatën.
“Nuk dorëzohemi. Lufta jonë vazhdon. Do të kishim dashur që shfaqje të tilla mos të kishin ndodhur, por të bësh opozitë nuk është e lehtë. Të bësh opozitë duhet që në mënyra të ndryshme të kërkojmë hapësirat tona. Po kërkojmë që të bëjmë opozitë, pavarësisht sjelljes së kësaj mazhorance.
Është kërkesa e 4 në 5 muaj për të më përjashtuar nga Kuvendi. E di se çfarë ka vendosur Taulant balla dhe Rama. Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Përjashtimi 60 ditë është bërë për ata që hedhin mjete tymëse. Por kjo gjë nuk ka ndodhur. Nuk do të ndalemi, do të bëjmë opozitë. Prokurorët e SPAK do të hetojnë dhe zbulojnë se kush kanë marrë pjesë në pengimin tim në seancën e kaluar. Nuk mund të heshtim. Protestuesit kanë 60 ditë që protestojnë.
Këta janë një tufë të korruptuar që duan të vazhdojnë të vjedhin. Ai dokument nuk kishte detaje, është dokument publik. Por këta për ta bërë me interesante, për t’u bërë servila, tregojnë me gjasme që po i mbështet Amerika. Pasi ata janë hajdutë dhe vjedhin popullin e vetë”, tha ai./Dosja.al
Kuvendi TIRANË- Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet ditën e martë për të shqyrtuar k&eum...
Foto ilustruse TIRANA- Kuvendi ka miratuar ditën e sotme me 74 vota nga socialistët, marrëveshjen me SHBA për huanë 302 milio...
Ilir Beqaj TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur këtë të hën...
Kuvendi i Shqipërisë Kuvendi i Shqipërisë u përfshi në debat gjatë shqyrtimit të një marrëveshjeje huaje...
Foto ilustruse TIRANA- Mazhoranca ka vendosur që seanca për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar për një marrëve...
Foto ilustruse TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar thirrjen urgjente të mbledhjes së Këshillit të Legj...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar sërish ditën e sotme se Shqipëria do të ketë së shpejti në ...
Kongresi i Shteteve të Bashkuara KOSOVË- Kosova sot nuk ka asnjë kontratë aktive lobimi të regjistruar në Shtetet e Bashkuara...
TIRANË- Seanca gjyqësore që pritej të mbahej sot në ngarkim të nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit, Ema...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se opozita mbështet në parim...