Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës: Ju erdhi fundi!
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale 27 Korrik, 16:38 ...
Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet 27 Korrik,...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Nis seanca plenare, në rend dite ndryshime në përbërjen e komisioneve 27 Kor...
Pas më shumë se një viti seancash paraprake, trupa gjykuese urdhëroi kthimin e dosjes pranë SPAK-ut për kryerjen e hetimeve shtesë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë dhe ish-drejtorit të SASPAC, Ilir Beqaj, si edhe ndaj të gjithë të pandehurve të tjerë të përfshirë në procedim.
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur këtë të hënë të rikthejë për plotësim hetimesh dosjen e njohur si 'SASPAC', duke mos pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për kalimin e çështjes në gjykim.
Pas më shumë se një viti seancash paraprake, trupa gjykuese urdhëroi kthimin e dosjes pranë SPAK-ut për kryerjen e hetimeve shtesë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë dhe ish-drejtorit të SASPAC, Ilir Beqaj, si edhe ndaj të gjithë të pandehurve të tjerë të përfshirë në procedim.
Sipas vendimit të gjykatës, SPAK duhet të plotësojë hetimet sipas kërkesave të parashtruara nga trupa gjykuese. Prokurores së çështjes, Elida Kaçkini, i është lënë afat deri më 30 tetor për përfundimin e veprimeve hetimore. Në lidhje me këtë çështje, në masën e sigurisë 'arrest me burg' vijojnë të qëndrojnë vetëm Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj.
“SASPAC”
Ilir Beqaj është nën hetim pasuror nga SPAK lidhur me abuzimet me fondet e SASPAC (Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës), e cila drejtohej nga Beqaj deri në momentin që ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.
Referuar të dhënave të SPAK bëhet me dije se ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) Ilir Beqaj, i cili u arrestua më 4 Korrik, akuzohet për abuzim me fondet e BE-së. Në njoftimin zyrtar të SPAK për arrestimin e Beqajt thuhet se në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të SASPAC-ut përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se ka kryer procedura prokurimi fiktive në bashkëpunim me Ermal Kurtulaj.
Duke zbardhur skemën e abuzimit, SPAK evidenton se për 8 shërbime prokurimi për organizimin e konferencës FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri”) si dhe “Konferenca e Energjetikës”, organizuar në vitin 2023 procedura ka qenë tërësisht fiktive dhe fituesi ka qenë i paracaktuar. Në dosje përvec Kurtulajt rezultojnë si të implikuar edhe Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe Mira Topçiu. Ndërkohë, ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është marrë i pandehur edhe për aferën e sterilizimit, ku akuzohet për vjedhje kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal./Dosja.al
Kuvendi i Shqipërisë Kuvendi i Shqipërisë u përfshi në debat gjatë shqyrtimit të një marrëveshjeje huaje...
Foto ilustruse TIRANA- Mazhoranca ka vendosur që seanca për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar për një marrëve...
Foto ilustruse TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar thirrjen urgjente të mbledhjes së Këshillit të Legj...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar sërish ditën e sotme se Shqipëria do të ketë së shpejti në ...
Kongresi i Shteteve të Bashkuara KOSOVË- Kosova sot nuk ka asnjë kontratë aktive lobimi të regjistruar në Shtetet e Bashkuara...
TIRANË- Seanca gjyqësore që pritej të mbahej sot në ngarkim të nënës së Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit, Ema...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se opozita mbështet në parim...
pamjet nga protesta TIRANË- Gazeta spanjolle El Correo i ka bërë jehonë protestave në vendin tonë, me anë t&e...
Flauers Shoshi TIRANË- Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Flauers Shoshi, ka ndërmarrë një nismë t...
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari deklaroi se autorët e zjarrvënieje të ...