28 Korrik 2026, 08:47
Nga I.A

GJERMANI- Optimizmi në drejtimet e ndërmarrjeve gjermane po forcohet përsëri. Instituti ifo i Mynihut mblodhi të dhëna nga rreth 9.000 drejtues biznesesh. Sipas tij, indeksi i klimës së biznesit u rrit në korrik në 86.6 pikë. Kjo është rritja e tretë radhazi. Ekonomistët e anketuar nga agjencia Reuters prisnin vetëm 86.0 pikë. Në qershor, barometri kishte shënuar 85.7 pikë.
Analistët paralajmërojnë megjithatë që rritja aktuale të mos mbiinterpretohet: "Rritja e dukshme e klimës së biznesit ifo ka vlerë të kufizuar informuese, sepse shumica e ndërmarrjeve iu përgjigjën pyetësorit përpara rritjes së fortë të çmimit të naftës gjatë dy javëve të fundit," thekson Jörg Krämer, ekonomisti kryesor i Commerzbank. Në shumë sektorë në Gjermani rrezikohen humbje masive vendesh pune.
Lufta me Iranin vazhdon të rëndojë mbi optimizmin
Në Lindjen e Mesme, lufta mes SHBA-së dhe Iranit u rindez përkohësisht. Kjo i rriti çmimet e naftës. Fuçia e naftës referuese Brent arriti përsëri mbi 100 dollarë.
Ngushtica e Hormuzit është jetike për zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit. Aty, transporti i naftës, gazit dhe lëndëve të para ende nuk ka arritur nivelet e para luftës me Iranin. Një hapje e qëndrueshme e kësaj rruge detare konsiderohet impuls i rëndësishëm për ekonominë gjermane. Prej muajsh, ajo po vuan nën peshën e çmimeve të larta të energjisë.
Në të njëjtën linjë është edhe Alexander Krüger, ekonomisti kryesor i Bethmann Hal: "Optimizmi i ndërmarrjeve mund të përmirësohet vetëm kur çmimet e energjisë të bien ndjeshëm. Deri atëherë, klima do të vazhdojë ndoshta të ecë me valë-valë." Kështu, edhe vlerësimi për situatën aktuale rezulton më i dobët. Kjo vlen veçanërisht për industrinë përpunuese dhe sektorin e shërbimeve.
Me optimizëm drejt së ardhmes
Pritshmëritë për të ardhmen janë dukshëm më pozitive. Treguesi u mbështet kryesisht nga përmirësimi i pritshmërive të ndërmarrjeve. Klima u përmirësua në të gjitha sektorët: në industri, te ofruesit e shërbimeve, në tregti dhe në ndërtim.
Në korrik u ndje veçanërisht optimizëm në drejtimet e ndërmarrjeve industriale gjermane. "Bizneset raportojnë kërkesë të përmirësuar," tha Klaus Wohlrabe, drejtues i anketave të Institutit ifo. Kjo vlen për sektorët e mëdhenj si prodhuesit e automobilave dhe të makinerive. Nuk vlen, megjithatë, për industrinë kimike. Aty pesimizmi u rrit, "ndoshta i shtyrë nga rritja e çmimeve të naftës," theksoi Wohlrabe.
Prirje e lehtë drejt rritjes
Rritja e çmimeve të naftës po ngre edhe pritshmëritë për çmimet. Kjo vlen për ekonominë gjermane në përgjithësi. "Shumë ndërmarrje kanë kaluar në rritje çmimesh," theksoi eksperti Wohlrabe. "Gjithashtu, pasiguria është rritur përsëri, në të gjitha sektorët."
"Por rritja tregon të paktën potencialin e rimëkëmbjes, nëse SHBA-ja dhe Irani arrijnë një marrëveshje dhe Ngushtica e Hormuzit hapet përgjithmonë," thekson Krämer, ekonomisti kryesor i Commerzbank. Në mënyrë të ngjashme i interpreton të dhënat edhe Wohlrabe: "Ekonomia gjermane është gati të marrë vrull," thotë drejtuesi i anketave të Institutit ifo. "Për ekonominë në tërësi, po vihet re një prirje e lehtë rritëse."/DW
klima e biznesit në gjermani
Politike
27 Korrik 2026, 22:20
E.d
Pamje
TIRANË- Kuvendi miratoi ditën e sotme me 74 votat e mazhorancës, marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollar...
Politike
27 Korrik 2026, 21:40
E.d
Pamje
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga Kuvendi ku punonjësja u rrëzua nga sh...
Politike
27 Korrik 2026, 19:25
E.d
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas veprimit të Kreut të Partisë "Mundësia", Agron Shehaj, i cili mori dokumentin ...
Politike
27 Korrik 2026, 19:15
E.d
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ...
Politike
27 Korrik 2026, 18:50
E.d
Gordan Grlić-Radman dhe Ferit Hoxha
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ka pritur në Tiranë hom...
Politike
27 Korrik 2026, 18:40
E.d
Ermal Nufi
TIRANA- Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi e ka cilësuar ratifikimin nga Kuvendi të...
Politike
27 Korrik 2026, 18:21
E.d
Pamje
TIRANË- Një moment i pazakontë ka ndodhur këtë të hënë në ambientet e Kuvendit, ku kreu i “P...
Politike
27 Korrik 2026, 17:30
E.d
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mbrojti procedurën e ndjekur për miratimin e mar...
Politike
27 Korrik 2026, 17:03
G.M
Ervin Salianji
TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për gatishmë...
Politike
27 Korrik 2026, 16:49
G.M
Agron Shehaj
TIRANA- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvend dhe debatit të krijuar r...