Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Këlliçi solli rastin e drejtorëve si të deleguar në njësitë bashkiake të Tiranës, po ashtu edhe dy administratorët, ata të Dajtit dhe të Zall-Herrit për të cilët tha se kanë parfituar rreth 130 milionë euro nga tenderat dhe lejet e ndërtimit me kompanitë e familjarëve të tyre.
TIRANË- Ish-deputeti i PD-së dhe ish-kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, dhe deputeti i PS-së, Plarent Ndreca, debatuan për aktivizimin e drejtorëve të kompanisë “5D”, tashmë të arrestuar, në fushatën elektorale për bashkinë e Tiranës. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Këlliçi solli rastin e drejtorëve si të deleguar në njësitë bashkiake të Tiranës, po ashtu edhe dy administratorët, ata të Dajtit dhe të Zall-Herrit për të cilët tha se kanë parfituar rreth 130 milionë euro nga tenderat dhe lejet e ndërtimit me kompanitë e familjarëve të tyre.
Pjesë nga debati:
Belind Këlliçi: Këta drejtorët që tha Ndreca nuk kanë qenë në fushatë, Tusha, Qato dhe Molla kanë qenë të deleguar në njësi. Elgantina Zëre, që është në arrest shtëpie, ka qenë drejtuese politike e PS-së në Laprakë. Dy administratorë, ai i Dajtit, Qefalia, ka marrë 55 milionë euro për tendera dhe 4 leje ndërtimi dhe administratori i Zall-Herrit, Arben Maloku, që ndërsa ishte zyrtar i bashkisë Tiranë ka marrë 34 milionë euro tendera nga bashkia e Tiranës dhe 3 leje ndërtimi që shkojnë 30 milionë euro. Meqë nuk kanë qenë në fushatë këta.
Plarent Ndreca: Nuk thashë që nuk kanë qenë në fushatë. Thashë që nuk kanë qenë drejtues fushate.
Belind Këlliçi: Në zonën e Zall-Herrit, ku nuk ka asnjë investim, asnjë punë të bërë në 8 vite nga bashkia, ka fituar Veliaj, pa shkuar asnjëherë me 72 për qind, ku drejtues politik ka qenë ky që ka marrë 34 milionë euro nga Ujësjellësi dhe Bashkia e Tiranës.
Plarent Ndreca: Nuk thashë që nuk kanë qenë në fushatë, nuk kanë qenë drejtues.
Belind Këlliçi: Kanë qenë drejtues politikë.
Plarent Ndreca: Drejtues fushate ka qenë tjetër kush, kanë patur rol siç kanë të gjithë personat që punojnë në administratë. Nuk është e vërtetë kjo që janë punonjës të administratës dhe janë të sterilizuar nga aktivitetet politike. Po, kanë kufizime.
Belind Këlliçi: Këta që ju përmenda unë kanë qenë të gjithë drejtues fushate. Këtë e di çdo njeri në Tiranë, nuk ka mundësi të mos e dish ti.
Plarent Ndreca: Belind se ke bërë fushatë vetë. Nuk ka 50 drejtues fushate. Ke 1 drejtues fushate dhe pastaj ke bashkëpunëtorë.
Belind Këlliçi: Dy administratorët Qefalia dhe Maloku kanë marrë 130 milionë euro, përmes kompanive të familjarëve të tyre.
Klodiana Lala, Erion Veliaj TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme për aferat në Bashkinë e Tiranës dhe i...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerr detaje nga hetimi i nisur nga SPAK për pasurinë e Veliajt dhe familjarëve t&eum...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij para mbështetësve mbrëmjen e sotme th...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka sjellë në vëmendje sulmi që ndodhi ndaj televizionit Top Channel, vitin e...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza drejt kreut të SPAK Altin Dumani, se ky i fundit ka fshehur biseda të ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve u ...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar miratimin nga ana e Asamblesë së OKB-së të Rezolutës q&eum...
OMONIA HIMARË- Organizata OMONIA ka përgëzuar Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për shkarkimin e Alfred Ballës...
Genc Gjokutaj TIRANË - Avokati, Genc Gjokutaj ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë e cila rrëzoi këtë të enjte...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar mbi deklaratat e kreut të ILD-së, Artur Metani në...