23 Maj 2024, 20:24
Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar miratimin nga ana e Asamblesë së OKB-së të Rezolutës që e vendos 11 Korrikun Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.
Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha shprehet se Edi Rama dhe deputetët e tij kundërshtuan rezolutën e denoncimit serb në Srebrenicë në parlamentin shqiptar.
Berisha shprehet se sot nën diktatin ndërkombëtar Rama u detyrua të votojë ndryshe, por në parlament votoi kundër dënimit të gjenocidit serb në Srebrenicë, sepse urdhri ishte i prerë nga padroni i tij, Vuçiç.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të dinjitetit, të lirisë, ju përshëndes përzemërsisht për qëndresën tuaj. Përshëndes nga zemra oratorët e kësaj platforme të fjalës së lirë, për të vërteta që u përcjellin shqiptarëve. Të dashur miq, sot për popujt e Ballkanit por dhe mbarë njerëzimin, është një ditë e shënuar.
OKB vendosi të shpallë 11 korrikun ditën e kujtimit të genocidit serb në Srebrenicë. Me këtë akt, bota e qytetëruar nderon, kujton viktimat e pafajshme të barbarisë serbe në Bosnje. Me këtë akt, shteti genocidal që ka kryer në trevat e Ballkanit genocidet ciklike, veçanërisht mbi shqiptarët, merr damkën për barbarinë e saj.
Miqtë e mi, jeni dëshmitarë se si Edi Rama dhe deputetët e tij kundërshtuan rezolutën e denoncimit serb në Srebrenicë në parlamentin shqiptar. Mos harroni kurrë kartonat e tyre të kuq. Ato kartona të kuq janë dhe do mbeten përjetë të stamposur në muret e parlamentit si dëshmia e amoralitetit dhe shpirtit të zi të tyre. Mos harroni kurrë atë ditë!
Se sot nën diktatin ndërkombëtar u detyrua të votojë ndryshe, por në parlament votoi kundër dënimit të gjenocidit serb në Srebrenicë, sepse urdhri ishte i prerë nga padroni i tij, Vuçiç. Po kështu, dy vite me radhë, tradhtari, Pashiqi i shqiptarëve bllokoi rezolutën për denoncimin e genocidit serb në Kosovë. Dhe pastaj me pafytyrësi, vetëm 5 ditë më parë u thoshte shqiptarëve në Kosovë se edhe më quani tradhtar. Po jo tradhtar, po historia nuk ka njohur kurrë tradhtar si ti.
sali berisha edi rama srebrenica
Politike
23 Maj 2024, 19:44
I.A
OMONIA
HIMARË- Organizata OMONIA ka përgëzuar Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për shkarkimin e Alfred Ballës...
Politike
23 Maj 2024, 18:55
B.Z
Genc Gjokutaj
TIRANË - Avokati, Genc Gjokutaj ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë e cila rrëzoi këtë të enjte...
Politike
23 Maj 2024, 17:51
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar mbi deklaratat e kreut të ILD-së, Artur Metani në...
Politike
23 Maj 2024, 17:49
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Të dhënat e mëposhtme tregojnë sesi Erion Veliaj pranoi të paguante për disa vite rreth 6 milion&eu...
Politike
23 Maj 2024, 17:19
I.A
Peter Zingraf
GJERMANI- Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri Petër Zingraf është ndarë nga jeta më 20 Maj. Lajmin p&e...
Politike
23 Maj 2024, 17:15
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berishës i cili bëri rekurs d...
Politike
23 Maj 2024, 16:11
B.Z
TIRANË - Zëvendës Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka folur ditën e sotme për situatën e drejtë...
Politike
23 Maj 2024, 16:17
I.A
VLORË- Në shtator 2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zgjodhi resortin luksoz “Marina Bay” në bregdetin e Vlorës si desti...
Politike
23 Maj 2024, 15:12
B.Z
Ilir Meta
TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për median sllovene “Delo&rdq...
Politike
23 Maj 2024, 14:32
r.ll
presidentja e sllovenise
TIRANË- Ka nisur seanca e posaçme plenare në nder të presidentes së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar...