LIVE UPDATES
Politike

Këlliçi: Bashkia Tiranë ka dështuar qëllimisht koncensionin e Inceneratorit të Tiranës

Këlliçi tha se provat e publikuara nga ta janë faktuar nga vetë anëtarët e qeverisë.

10 Janar 2024, 12:45 Nga M.B

Këlliçi: Bashkia Tiranë ka dështuar qëllimisht

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dal ditën e sotme me një deklaratë ku sërish i referohet çështjes se inceneratorëve. Këlliçi tha se provat e publikuara nga ta janë faktuar nga vetë anëtarët e qeverisë.

Në fund të deklaratës Këlliçi u shpreh se garantojnë qytetarët se nga kjo çështje nuk bëjnë asnjë milimetër pas. Sipas tij ky regjim, sado të dhurojë apartamente apo të japë rroga e tendera për ata që baltosin përditë denoncuesit e kësaj afere, sado të izolojë Sali Berishën, me një proces të montuar politik, nuk do t’ia dalë ti mbyllë gojën opozitës.

Deklarata e plotë:

Jemi sot sërish para jush për tu rikthyer në vëmendje ato prova çka Prokurori i cili po heton çështjen e Inceneratorit të Tiranës, refuzon t’i shohë kur bëhet fjalë për Erion Veliajn. Në çdo dalje publike kemi bërë prezent jo fjalët tona, as interpretime politike, por shkresa zyrtare mes institucioneve kryesore që duhet të monitorojnë konçensionin korruptiv të Inceneratorit fantazmë të Tiranës. Ju ftoj të ndjekim këtë prononcim të shkurtër të zj. Belinda Balluku. Pra zv. Kryeministrja e vendit fakton me këtë deklaratë publike ato çka ne kemi publikuar zyrtarisht dy muaj më parë. Dhe më konkretisht:

Më datë 10 korrik 2023, Belinda Balluku i drejtohet me shkresë Erion Veliajt ku i thotë shprehimisht se dy anëtarët e Bashkisë Tiranë në NJZP, kanë bllokuar prej më shumë se dy vitesh punën e kësaj strukture. Dhe që ta kuptoni më qartë rëndësinë e kësaj strukture, po u lexoj një pjesë të shkresës:

“Kontrata Konçensionare “Për Ndërtim Lendfilli, Inceneratorit dhe Rehabilitimit të Vend depozitimeve Ekzistuese Tiranë dhe Prodhimi të Energjisë Elektrike”, monitorohet nga Njësia e Zbatimit të Projektit, e cila është struktura administrative e ngarkuar për ndjekjen, zbatimin e kushteve dhe përgjegjësive kontraktuale, ushtrimin e mbikëqyrjes së vazhdueshme.”

Pra të nderuar qytetarë, kjo është struktura që duhet të monitoronte jo vetëm ndërtimin e inceneratorit që nuk ekziston, por dhe hallin e madh që kanë prokurorët e dosjes se ku kanë shkuar 120 milionë eurot, para të cilat sipas vetë prokurorëve të SPAK zbardhur në vendimin e gjykatës, kanë dalë me çanta cash nga territori i Shqipërisë.

Në fund të këtij dokumenti, Belinda Balluku nënvizon se: “Mos ushtrimi i detyrave të NJZP, mungesa e pjesmarrjes në takimet periodike dhe mos raportimi pranë Autoritetit Kontraktor, shkakton vonesa dhe problematika në realizimin e projektit, me rrezik cënimit e interesave të palës shtet.”

Pra, zv Kryeministrja Belinda Balluku, në cilësinë e Autoritetit Kontrator, e shkruan e zezë mbi të bardhë se Erion Veliaj ka cënuar palën shtet. Do mjaftonte vetëm kjo fjali, që sot Erion Veliaj të ishte personi kryesor i hetuar për këtë mega aferë korruptive. Kryetari i Bashkisë Veliaj, është pronari real i Inceneratorit të Tiranës, i cili me urdhërat e tij ka bllokuar qëllimisht punën e strukturave monitoruese, në mënyrë që paratë të zhduken pa lënë asnjë gjurmë.

Garantojmë qytetarët shqiptarë se ne nga kjo çështje nuk bëjmë asnjë milimetër pas. Ky regjim, sado të dhurojë apartamente apo të japë rroga e tendera për ata që baltosin përditë denoncuesit e kësaj afere, sado të izolojë Kryetarin e Opozitës, Dr. Sali Berishën, me një proces të montuar politik, ta harrojë se do t’ia dalë ti mbyllë gojën opozitës.

belind këlliçi pd incenerator

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj