Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se organizimi i ardhshëm do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor, të cilin e quajti i pari Samit i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në rajonin tonë.
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ditën e sotme Shqipëria ka marrë zyrtarisht kryesimin e Procesit të Berlinit. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se organizimi i ardhshëm do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor, të cilin e quajti i pari Samit i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në rajonin tonë. Po ashtu ai ka theksuar se kjo ngjarje është domethënëse për të treguar shkallën e respektit që ka fituar Shqipëria në BE.
Postimi i Plotë:
Sot Shqipërisë iu dha me propozim të kancelarit Scholz, kryesimi i Procesit të Berlinit dhe organizimi në Tiranë i Samitit të ardhshëm. Më 6 dhjetor në Shqipëri do të mbahet i pari Samit i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në rajonin tonë. Këto ngjarje të mëdha ndërkombëtare të pandodhura kurrë më parë në Shqipëri, të paimagjinueshme deri disa kohë më parë për t’iu besuar një qeverie të Shqipërisë, janë domethënëse për shkallën e respektit që Shqipëria ka fituar ndërkombëtarisht. Ne mbetemi një vend i vogël, me hallet e problemet tona që duan kohën, durimin e punën tonë për t’u zgjidhur, por ne sot kemi fituar respekt duke u dhënë të gjithëve respekt, por edhe duke kërkuar respekt nga të gjithë. Lutem çdo ditë që të gjithë ne, shqiptarët, në radhë të parë ata që komunikojnë me botën, politikanë, gazetarë, artistë, sportistë e të tjerë, ta mësojmë nga popuj të tjerë pa humbur akoma kohë të pafundme, se Shqipëria është shtëpia jonë, që nuk shahet kurrë në gjuhë të huaj, por vetëm mbrohet e promovohet për njëmijë e një të mirat e saj. Ndërsa për të metat e mangësitë, dëmtimet e riparimet që ka nevojë, na del e tepron ta bëjmë në shqipen tonë të bukur dhe të pasur.
Procesi i Berlinit si qëllim kryesor të tij ka përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin evropian të rajonit. Procesi fokusohet në lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit. Procesi i Berlinit u iniciua nga ish-Kancelarja gjermane, Angela Merkel në vitin 2014.
Edi Rama dhe Suella Braverman SERBI- Retorika e ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe autoriteteve britanike ka gjetur vend edhe në mediat serbe....
Sophie Corcoran dhe Princ Leka TIRANË- Princ Leka ka replikuar me analisten politike britanike, Sophie Corcoran, lidhur me emigrimin masiv të shq...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi se grupimi që mbështet Enke...
Kudret Saliaj TIRANË- Kujdestarinë e tre fëmijëve të Kudret Saliajt që u vra nga vjehrri i tij, Mexhit Picari në qershor...
Foto nga mbledhja BERLIN- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vënë firmën e tij në emër të Kosovës, në tri m...
Kujtim Gjuzi TIRANË- Kryetari i Partisë Konservatore Albania, Kujtim Gjuzi ka dorëzuar në seline e Partisë Demokratike kë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filo që sipas tij...
Konferenca e perbashket BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka theksuar marrëdhëniet shumë të mira të vendit tonë me Gjermaninë...
Ursula von der Leyen BERLIN- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen u shpreh se për shkak të zhillimeve gjeopolitike të ndod...
Pamje nga konferenca e sotme BERLIN- Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Shqipër...