Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kurti, i cili ndodhet në Londër për Samitin e Procesit të Berlinit, tha të martën për gazetën e përditshme britanike Times se ne duam ta ndihmojmë Mbretërinë e Bashkuar.
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gatishmëri që vendi i tij t’i strehojë azilkërkuesit e refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar, në këmbim të mbështetjes në fushën e sigurisë. Kurti, i cili ndodhet në Londër për Samitin e Procesit të Berlinit, tha të martën për gazetën e përditshme britanike Times se ne duam ta ndihmojmë Mbretërinë e Bashkuar.
“E vlerësojmë këtë si detyrën tonë miqësore dhe politike. Kemi kapacitete të kufizuara, por duam të ndihmojmë dhe, ndërkohë që flasim, ka komunikim të rregullt midis ekipeve tona të zyrtarëve shtetërorë nga Ministria jonë e Punëve të Brendshme dhe juristëve për mënyrën se si ta bëjmë këtë proces sa më të qetë dhe të dobishëm për të dyja palët”, theksoi Kurti.
Ai shtoi se, në këmbim, Kosova do të dëshironte të marrë kryesisht mbështetje në fushën e sigurisë, qoftë përmes marrëveshjeve strategjike, apo përmes pajisjeve dhe projekteve që mund t’i realizojmë.
“Natyrisht, duam që si vend të përfitojmë, por e konsiderojmë, para së gjithash, detyrë tonën të ju ndihmojmë, sepse ju na keni ndihmuar shumë dhe këtë nuk do ta harrojmë kurrë”, nënvizoi ai.
Muaj më parë, Qeveria në detyrë e Kosovës ishte shprehur e hapur për biseduar më Britaninë për ndërtimin e qendrave për strehimin e azilkërkuesve të refuzuar nga ky vend. Por kjo është hera e parë që ajo ofron haptazi se është e gatshme për këtë dhe Kurti i bëri këto komente një ditë para samitit që do të udhëhiqet nga kryeministri britanik, Keir Starmer, dhe në të cilin ai do të marrë pjesë.
Më herët këtë vit, organizata Human Rights Watch (HRW) i bëri thirrje Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian që të mos e përdorin Ballkanin si magazinë për migrantët. Michael Bochenek, nga kjo organizatë, tha në qershor për Radion Evropa e Lirë se Ballkani është bërë cak i planeve të tilla të shteteve më të fuqishme për disa arsye.
“Vendet e Ballkanit nuk kanë historik vërtet të tmerrshëm të shkeljeve të të drejtave të njeriut [krahasuar me vendet e tjera që janë përdorur për këto plane, si Ruanda, Sudani Jugor, Libia]”, tha ai.
Ndërkohë, së fundi, Kosova u pajtua t’i strehojë 50 migrantë nga shtete të treta që qëndronin në SHBA, ndërsa gjatë tetorit Kosova është përfolur si vend i mundshëm për strehuar të burgosur nga Belgjika.
Në një marrëveshje të ngjashme që po ashtu kishte nxitur kritika, në vitin 2022, Kosova dhe Danimarka u pajtuan për dhënien me qira të 300 qelive burgu në Institucionin Korrektues në Gjilan, për të strehuar të burgosur të huaj që pritet të dëbohen nga Danimarka pas përfundimit të dënimit. Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro, që do të investohen në Shërbimin Korrektues dhe në projekte të energjisë së ripërtërishme.
Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027. Më parë, Kosova kishte strehuaredhe rreth 1.900 shtetas afganë, që ishin evakuuar nga Afganistani pas rikthimit të talibanëve në pushtet, në vitin 2021./REL
Ermal Hasimja TIRANA- Pedagogu Ermal Hasimja ka zbuluar detaje nga takimet e opozitës në mbështetje të kandidatit Florjan Binaj. N...
Besart Xhaferri TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri ka deklaruar sot se mandati i kryetarit të PD-së, Sali Berisha,...
Linda Rama ANGLI- Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ka mbajtur një fjalim gjatë një darke zyrtare me pjesëm...
Edi Rama MBRETËRIA E BASHKUAR- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga Londra se Presidenti i Amerikës Donald Trump ka të drejtë...
Foto ilustruese TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka ndarë pamje nga takimi me koordinatorët...
Edi Rama MBRETËRIA E BASHKUAR- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga Londra se BE për vende si Shqipëria Bashkimi Europian ësht&eu...
Edi Rama MBRETËRIA E BASHKUAR- Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar sot nga Londra se për shqiptarët BE është si nj&...
Edi Rama MBRETËRIA E BASHKUAR- Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar se 92% e njerëzve duan që Shqipëria të jet&eum...
Edi Rama MBRETËRIA E BASHKUAR- Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar sot nga Londra se Shqipëria dëshiron të jetë...
Edi Rama MBRETËRIA E BASHKUAR- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga Londra, se Europa nuk ka një plan paqeje për Ukrainën. Gjat&e...