8 Tetor 2025, 13:36
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se përfaqësuesit e PD-së nuk do të dalin më nëpër intervista nëse përballë tyre do të ketë analistë. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se PD-ja do të jetë e hapur për çdo media dhe emision politik, vetëm nëse përballë deputetëve demokrat do të jenë përfaqësuesit socialistë. Berisha tha se kjo është kërkesa e vetme që ata kanë për emisionet televizive në vend.
"Së fundmi, unë do të jem i hapur me të gjithë ju, mirë që janë edhe mediat këtu. Tani, çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh? Ky i urdhëron mediat që të përqendrojnë çdo gjë tek opozita në mënyrë që gjithë diskursi në shoqërinë shqiptare të bëhet për opozitën, se ka dalë një puçërr këtu, se ka dalë një problem atje, se ka dalë kjo, ka dalë ajo, dhe jo për problemet madhore të qytetarëve shqiptarë, në mënyrë që ato t’i fshijë. Unë kam shumë respekt dhe i garantoj se do mbetemi të hapur gjithmonë, por kurrë më në funksion të kësaj strategjie. Të dashur moderatorë të emisioneve televizive, doni ju përfaqësues tanë, doni t’i zgjidhni vetë, plotësisht dakord.
Me të vetmin kusht, që ata do jenë aty kur të sillni përballë tyre kundërshtarët. Por ata të jenë aty duke u sjellë Lorencat ju, kjo nuk ndodh.
Duke sjellë Ballat, kjo nuk ndodh. Pse? Sepse kjo është një platformë censure. E patë se çfarë nxorën këta siamezët e AMA-s? Nxorën që Sali Berisha në gusht paska marrë 90 përqind të medieve. Se në gusht Edi Rama shtronte dreka dhe darka, udhëtonte me çarter personal. Po ku i nxorën? Nuk i nxorën tek lajmet, se tek lajmet përsëri është 90 përqind Edi Rama dhe qeveria Shikoni çfarë mashtrimi. Pra, jo vetëm bëjnë krimin, që vënë censurën, por edhe mashtrojnë. Por kur pashë unë motrat siamaze të AMA-s që kishin bërë atë studim të turpshëm. Mashtrim me statistika. Ndaj të dashur miq, ne jemi të hapur plotësisht për debate në studio televizive, me të vetmin arsye, të sillni kundërshtarin.
Nuk kemi kohë ne të merremi me avoketër të qeverisë, të cilët kanë me borxh të mashtrojnë, të trillojnë në mënyrë të papërgjegjshme çdo gjë në studio. Sepse keni një defekt shumë të madh, nuk bëni kontroll faktesh.
Shkon ti aty, del ai para teje, deklaron 10 gjëra të pavërteta dhe hajde gjeje ti. Një televizion serioz fill mbrapa bën një kontroll faktesh dhe thotë se këto janë gënjeshtra. Ky është efekti më i tmerrshëm i censurës, thotë Hannah Arendt, kur pikërisht kur e çon njeriun tek pikëpyetja e madhe se çfarë të besojnë. Ku të besojnë.
Ky është suksesi më i madh i atyre që ushtrojnë censurën. Po, iu ftojnë për intervistë tek a tek, si të doni. Ama, t’i shërbejmë ne platformës së censurës, platformës që mashtrimit që del nga zyrat e Endri Fugës, që ia ka mbathur që kur u kap se në restorantin e tij kalonin paratë e taksapaguesve shqiptarë, ajo nuk mund të ndodhë më," tha Berisha.
sali berisha
Politike
8 Tetor 2025, 13:32
I.A
Eric Adams
TIRANË- Kryebashkiaku i New York Eric Adams ka mbajtur një deklaratë për mediat shqiptare nga kryeministria. Në fj...
Politike
8 Tetor 2025, 13:31
E.d
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar KLGJ-në dhe KLP-në për korrupsion. Gjatë mbledhjes së grupit pa...
Politike
8 Tetor 2025, 13:24
I.A
Sara Mila
TIRANË- Deputetja që mori më shumë vota në qarkun e Elbasanit, Sara Mila ka nisur disa kritika ndaj kolegët e saj q...
Politike
8 Tetor 2025, 13:20
E.d
TIRANË - Sali Berisha ka komentuar vrasjen e gjykatesit Astrit Kalaja, duke thënë se shqiptarët kanë humbur të drejtën e pr...
Politike
8 Tetor 2025, 13:17
I.A
Rama dhe Adams
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim bashkë me kryebashkiakun e New York Eric Adams mesditen e sotme...
Politike
8 Tetor 2025, 13:06
E.d
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dënuar vrasjen e gjykatësit të Apelit Astrit Kalaja. Gjat&eu...
Politike
8 Tetor 2025, 12:55
I.A
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar gjatë një takimi të mërkurën me komandantin e ri të misionit ...
Politike
8 Tetor 2025, 12:32
I.A
Edi Rama dhe Eric Adams
SHBA- Mediat amerikane i kanë kushtuar një artikull vizitës së kryebashkiakut të Neww York Eric Adams...
Politike
8 Tetor 2025, 12:09
I.A
Edi Rama
TIRANË- Shënimi që kryeministri Edi Rama ka lënë në librin e ngushëllimeve për gjyqtarin e ndjerë...
Politike
8 Tetor 2025, 11:15
I.A
Grupi demokrat
TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka marrw pjesw sot nw homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit K...