8 Tetor 2025, 13:31
Nga E.d

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar KLGJ-në dhe KLP-në për korrupsion. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së Berisha tha se e 80 përqind e prokurorive dhe gjykatave nuk kanë kryetar. Kjo sepse sipas tij ato poste ruhen nga patronazhistët, të cilët nuk kanë bërë as vitet minimale në sistemin e drejtësisë.
Kryetari i PD-së tha se makineria propagandistike Rama-Soros nxirrte korrupsionin në drejtësi në shifra që nuk ishin të vërteta, vetëm që të justifikonte shpërbërjen e sistemit të drejtësisë. Sipas tij ishte kjo ajo që prishi sistemin e drejtësisë në vend.
"Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë pengu është sot ai që quhet sistem drejtësie.
Ju keni dëgjuar dhe keni lexuar se 80 përqind e prokurorive dhe gjykatave nuk kanë kryetar.
Shikoni korporatat e turpit. KLGJ dhe KLP, qeveritë kushtetuese të tyre, nuk emërojnë kryetarët.
Po a e dini pse? Motivet janë ultrakorruptive.
Ose se ata që janë, që plotësojnë kriteret, sepse Kushtetuta ka përcaktuar kritere për të qenë kryetar, 8 vite apo 10 vite, nuk plotësojnë kriteret.
Ose ata i plotësojnë kriteret dhe paguajnë qimet e kokës për të marrë atë vend.
Dhe së fundmi, ato ruhen të gjitha për patronazhistët, të cilët nuk kanë bërë 8 vite në sistemin e drejtësisë.
Shikoni se çfarë kapje të tmerrshme i kanë bërë drejtësisë.
Se çfarë pamëshirësie.
Këta mafiozë, këto tentakula mafioze...
Pra, këta kanë vënë rregull që magjistratët duhet të kenë bërë disa vite në administratë. Duhet të jenë patronazhistë.
Ligji e thotë se magjistratët para se të hyjnë në Shkollë Magjistrature duhet të jenë patronazhistë.
Tani këta patronazhistë kanë mbaruar, disa prej tyre. Por problemi është se nuk plotësojnë kushtin kushtetues.
Dhe po të lexosh pollet, pollet thonë drejtësia e re më e pëlqyera.
Historia e më e turpshme e manipulimit të opinioneve.
Më kujtohet sot, janë pollet, i kam këtu, në vitin 2012-13 sigurisht kishte korrupsioni, por të themi të vërtetën, korrupsioni i drejtësisë ishte mbrapa korrupsionit të shëndetësisë dhe policisë. Dhe ishin agjenci ndërkombëtare që e bënin këtë.
Kishte, nuk them se nuk kishte, por nuk ishte i pari.
Dhe makineria propagandistike e Xhorxh Sorosit dhe Edi Ramës e nxirrte korrupsionin në drejtësi në shifra që nuk ekzistonte kurrë, vetëm që të justifikonte shpërbërjen e sistemit të drejtësisë.
Dhe tani jemi të shqetësuar për stokun e dosjeve. Nuk je i shqetësuar që kanë humbur shqiptarët të drejtën e procesit ligjor mor zotëri?
Dhe e bënë reformën, e udhëhoqën dy figurat më të korruptuara të huaja që kanë shkelur në Shqipëri, Donald Lu dhe Vlahutin. Që shkoi e mori në qafë edhe drejtorin e OLAF-it për korrupsionin e saj.
Kjo është e vërteta." tha Berisha./Dosja.al
pd sali berisha klgj dhe klp
Politike
8 Tetor 2025, 13:24
I.A
Sara Mila
TIRANË- Deputetja që mori më shumë vota në qarkun e Elbasanit, Sara Mila ka nisur disa kritika ndaj kolegët e saj q...
Politike
8 Tetor 2025, 13:20
E.d
TIRANË - Sali Berisha ka komentuar vrasjen e gjykatesit Astrit Kalaja, duke thënë se shqiptarët kanë humbur të drejtën e pr...
Politike
8 Tetor 2025, 13:17
I.A
Rama dhe Adams
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim bashkë me kryebashkiakun e New York Eric Adams mesditen e sotme...
Politike
8 Tetor 2025, 13:06
E.d
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dënuar vrasjen e gjykatësit të Apelit Astrit Kalaja. Gjat&eu...
Politike
8 Tetor 2025, 12:55
I.A
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar gjatë një takimi të mërkurën me komandantin e ri të misionit ...
Politike
8 Tetor 2025, 12:32
I.A
Edi Rama dhe Eric Adams
SHBA- Mediat amerikane i kanë kushtuar një artikull vizitës së kryebashkiakut të Neww York Eric Adams...
Politike
8 Tetor 2025, 12:09
I.A
Edi Rama
TIRANË- Shënimi që kryeministri Edi Rama ka lënë në librin e ngushëllimeve për gjyqtarin e ndjerë...
Politike
8 Tetor 2025, 11:15
I.A
Grupi demokrat
TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka marrw pjesw sot nw homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit K...
Politike
8 Tetor 2025, 11:11
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka akuzuar maxhorancën se nuk respekton rregulloren dhe se e ka kthyer Kuvendin në...
Politike
8 Tetor 2025, 10:41
E.d
Agron Gjekmarkaj.
TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, ...