Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në përgjigjen zyrtare, thuhet se numri prej 1,935,328 fletë votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike lidhur me kërkesën për verifikimin e fletëve të votimit të papërdorura në zgjedhjet e 11 majit 2025. Në përgjigjen zyrtare, thuhet se numri prej 1,935,328 fletë votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.
Më tej KQZ shprehet se këtij numri i duhen shtuar edhe: 27,340 fletët e votimit për 74 QV, ku është aplikuar votimi elektronik në bashkinë Vorë dhe në njësinë administrative 10 në Tiranë; 99,455 fletë votimi të papërdorura për 233 QV, në procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura; 5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test llogjik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse për çdo QV.
Përgjigja e KQZ:
I nderuar Z. Nuri
Në përgjigje të kërkesës tuaj lidhur me verifikim të menjëhershëm të fletëve të votimit të përdorura për zgjedhjet e datës 11 Maj 2025, ju informojmë se :
Numri prej 1,935,328 fletë votimi të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.
Këtij numri i duhen shtuar edhe:
-27,340 fletët e votimit për 74 QV, ku ështe aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). Sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur;
-99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve për 233 QV, në procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura;
-5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test llogjik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse për çdo QV (janë 1,380 QV që kanë raportuar këto të dhëna me gabime).
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve
Ilirjan CELIBASHI
Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) depozitoi dje një kërkesë të re në KQZ, pasi sipas tyre mungojnë 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit. PD kërkoi nisjen e një hetimi administrativ urgjent nga ana e KQZ-së dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë në rang vendi (5.225 QV), në përputhje me nenin 160 dhe vijues të Kodit Zgjedhor. Gjithashtu, PD kërkoi sqarime të detajuara mbi këtë situatë faktike, për të treguar qartë vendndodhjen dhe trajtimin e mbi 130.000 fletëve të votimit, pasi nuk përputhet numri total i fletëve të prodhuara me shumën e atyre të përdorura + të papërdorura + të dëmtuara.
foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se me nisjen e sezonit veror janë hapur 36 qendra shëndetësore verore n&e...
alban pira TIRANË- Aktivitisti i partisë politike "Lëvizja Bashkë", Alban Pira, i cili gjithashtu në zgjedhjet e 11 majit kan...
Sali Berisha TIRANË- Sekretari për çështjet ligjore të PD, Ivi Kaso, ka zbuluar mesazhin e Sali Berishës për kan...
Adriana Kalaja TIRANA- Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, njëherësh dhe ish-kandidate...
Arlind Qori TIRANË- Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke ngritur shqet&e...
Foto ilustruese TIRANA- Komisioni Qendrorë i Zgjedhje i është përgjigjur Partisë Demokratike pasi ky subjekt i nisi sot ...
foto ilustruese TIRANË- Kompania postare DHL ka reaguar për herë të parë në lidhje me operacionin e transportit t&...
Edi Rama BELGJIKA- Media belge "L'Echo" i ka dedikuar një artikull aktualitetit në Shqipëri dhe ambicies së vendit tonë p&eum...
foto ilustruese TIRANË- Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka depozituar një kër...
Aulon Kalaja dhe Shkëlqim Shehu TIRANA- Kandidati në listën e hapur të PD-Aleancës për Shqipërinë Madhësh...