Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Nisja e sezonit veror/ Hapen 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin, ja deri kur do të funksionojnë
Rama shprehet këto qendra shëndetësore janë të kompletuara me pajisje, sinjalistikë dhe staf mjekësor të specializuar, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24 orë në 7 ditë të javës.
3 Qershor 2025, 08:36Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se me nisjen e sezonit veror janë hapur 36 qendra shëndetësore verore në të gjthë vendin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet këto qendra shëndetësore janë të kompletuara me pajisje, sinjalistikë dhe staf mjekësor të specializuar, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24 orë në 7 ditë të javës. Këto qendra shëndetësore do të jenë të hapura dëri më 30 shtator.
"MIRËMËNGJES me njoftimin se, në nisje të sezonit veror, janë hapur 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin – të kompletuara me pajisje, sinjalistikë dhe staf mjekësor të specializuar, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24/7 – ju uroj një ditë të mbarë.", thuhet në postimin e Ramës.