LIVE UPDATES
Politike

Kërkesë zyrtare drejtuesit të SPAK/ Këlliçi: Veliaj me fakte dhe prova zyrtari kryesor i aferës korruptive të Inceneratorit!

Sipas Këlliçit ata kane faktuar me prova se Erion Veliaj është zyrtari kryesor i cili ka ideuar, miratuar dhe implementuar këtë mega aferë korruptive.

20 Janar 2024, 14:03 Nga N.F
Kërkesë zyrtare drejtuesit të SPAK/ Këlliçi: Veliaj
Belind Këlliçi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë se PD-së, Belind Këlliçi ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat ku ka ndarë një kërkesë zyrtare të cilën do t'ia përcjellë drejtuesit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani për çështjen e Inceneratorit.  Sipas Këlliçit ata kane faktuar me prova se Erion Veliaj është zyrtari kryesor i cili ka ideuar, miratuar dhe implementuar këtë mega aferë korruptive.

"Në kërkesën time, i drejtohem z. Dumani, që të mbaje të njëjtin standard, tashmë të bërë publik prej tij në takimin informal me gazetarët në fund të dhjetorit të kaluar, ku është shprehur për hetimin e koncensionit të sterilizimit dhe implikimin e ish-ministrit Ilir Beqja," u shpreh Këlliçi. Ai më tej shtoi se barra e provës tashmë bie mbi SPAK.

Fjala e plotë:

Jam sot përpara jush për të bërë publike një kërkesë zyrtare të cilën sot do ia përcjell drejtuesit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Altin Dumani. Kjo kërkesë vjen si pasoje e mos reagimit nga ana e prokurorit Dritan Prençi, i cili ka nën hetim çështjen më të rëndësishme të këtyre tre dekadave, atë të Inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Deri më sot, kemi faktuar me prova dhe fakte përtej dyshimit të arsyeshëm, se Erion Veliaj është zyrtari kryesor i cili me veprimet dhe mos veprimet e tij, ka ideuar, miratuar dhe implementuar këtë mega aferë korruptive. Këto prova gjenden pikërisht në hetimin që ka kryer vete drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, në dosjen hetimore ndaj ish zv. Kryeministrit, Arben Ahmetaj. Këto prova gjenden në raportin e KLSH, i cili është administruar nga prokurori Prençi. Në kërkesën time, i drejtohem z. Dumani, që të mbaje të njëjtin standard, tashmë të bërë publik prej tij në takimin informal me gazetarët në fund të dhjetorit të kaluar, ku është shprehur për hetimin e koncensionit të sterilizimit dhe implikimin e ish-ministrit Ilir Beqja. Citojmë:

 “Jemi prokurorë, por s’do të thotë të mendojmë dhe arsyetojmë të gjithë njësoj. Kam ndërhyrë me udhëzim detyrues që në muajin maj, kur nuk ishin dhënë masat e para. Kam shprehur qëndrimin tim në raport me çështjen dhe rolin e ish-ministrit. Prokurorët e çështjes në vijim kanë marrë pjesërisht në konsideratë qëndrimet e mia, por edhe të gjyqtarit Bani”.

Në lidhje me hetimet për dosjen e inceneratorit të Tiranës, drejtuesi Dumani shprehet se: “Është në fazë hetimesh paraprake që vazhdojnë në drejtim të çdo faktori që mund të ketë kryer veprime penale. Hetimet po bëhen në kuadër të të njëjtit procedim, jo me fraksion”. Bazuar nga sa më sipër, i kërkojmë z. Dumani që të ruajë të njëjtin standard si në aferën e sterilizimit dhe të reagojë sa më pare me një udhëzim detyrues, pasi siç e kemi provuar me fakte të pamohueshme, deri më tani janë grabitur 120 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston dhe këto para të taksapaguesve shqiptarë janë transferuar në llogari offshore, në disa vende të botës, kurse asetet që ndodhen ne vendin tone, po përdoren për të linçuar dhe kërcënuar denoncuesit e kësaj afere në mediat e blera me paratë e korrupsionit qeveritar.

Deri më sot kemi parë këtë strukturë të kryejë veprime arbitrare, në shkelje flagrante të Kushtetutës, duke izoluar pa asnjë akuzë apo provë Kryetarin e Opozitës dhe familjarë të tij, e ndërkohë kur vjen puna për Edi Ramën dhe Erion Veliajn, të cilët janë të kapur në flagrancë me firmat e tyre, me zë dhe me figurë duke kryer vepra të rënda penale, SPAK as nuk sheh, as nuk dëgjon dhe as nuk vepron. Ky standard është i papranueshëm edhe për vendet dhe regjimet më të egra autoritare, e jo më në Shqipëri, ku pritshmëritë për një vend aspirant për t’u anëtarësuar në BE, janë që çdo zyrtar i korruptuar, të vendoset përpara drejtësisë, pavarësisht emrit të përveçëm që mund të ketë. Barra e provës tashmë bie mbi SPAK. Është momenti ta tregoni me akte dhe veprime konkrete, se nuk jeni palë me të korruptuarit dhe nuk jeni avokatët mbrojtës të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

inceneratori i tiranes belind këlliçi erjon veliaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj