LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ti kushtosh emisione televizive jo qëndresës heroike të opozitarëve, tregon se je vegël e mjerë e diktaturës

Berisha u shpreh se Komiteti i të drejtave të njeriut të OKB-së, demaskoi skapin politik të Edi Ramës.

19 Janar 2024, 19:19 Nga N.F
Berisha: Ti kushtosh emisione televizive jo qëndresës heroike të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur gjatë tubimit është shprehur para mbështëtësvë të tij rreth çështjes së gazetarit  Elton Qyno të cilin e cilësoi të guximshëm. Berisha u shpreh se Komiteti i të drejtave të njeriut të OKB-së, damkosi skapin politik të Edi Ramës.

"Ky është pozicion turpi. Ti kushtosh emisione televizive jo qëndresës heroike të opozitarëve, por të përpiqesh të paraqitesh si i turpëruar me aktet e tyre të guximshme, tregon se je një vegël e mjerë e diktaturës, se je i skllavëruar.

Kjo ndodhi. Ndaj dhe qytetarë ktheni kokën ku shikoni skena të tilla. I përçmoni me kthimin e kokës. U bëj thirrje gazetarëve, analistëve, të qëndrojnë për vlerat, të qëndrojnë në misionin e tyre. Të mos harrojnë se misioni i tyre është frymëzim, e vërteta. Mjaft më me moton se sa keq po qeveris opozita. Turp, turp, turp," shtoi Berisha.

Fjala e plotë:

Të dashur miq! Komiteti i të drejtave të njeriut të OKB-së, damkosi skapin politik të Edi Ramës. E urdhëroi pezullimin e të gjitha masave të marra ndaj gazetarit guximtar Elton Qyno, i cili u rrëmbye nga skapistë banditë, vetëm e vetëm se në arkivën e dosjeve të tij, ishte dosja e krimeve të Edi Ramës. Bisedat telefonike të pafundme me SKY EÇ dhe Encrochat me banditë në Shqipëri dhe Europë.

Vetëm e vetëm se në arkivën e tij ndodhej dosja e Taulant Ballës, këtij eksponenti të krimit të organizuar në Shqipëri dhe Ballkan. Ne dosjen e tij ndodheshin bisedat e gjykatësve dhe prokurorëve të lidhur këmbë e krye me krimin. Edhe disa netë më parë e kam denoncuar dhe sonte me dhimbje e denoncoj. Nëse për gazetarin Elton Qyno, u mblodh forumi më i lartë botëror për të drejtat e njeriut, foli dhe vendosi me emergjencë, këtu në vendin e narkodiktaturës, përveç se një organizate të gazetarëve të gjitha të tjerat heshtën për krimin e tyre.

Miqtë e mi! Në tërësi të gjitha studiot televizive me ndonjë përjashtim të vogël e quajtën të parëndësishme, ti kushtonin aktit primitiv të rrëmbimit të kolegut të tyre një debat, një emision, apo diçka të kësaj natyre.
I ndiqja mbrëmë. Përsëri censuruan lajmin. 90 % e tyre merreshin, se sa keq po qeveris opozita. Për ta qeveria nuk ekziston. Banalistë, lakej, servilë.

Ndjeheshin të turpëruar sepse deputetë të opozitës në mosbindje civile, grumbullojnë karrige në parlament, apo shkulin mikrofona. U bëj thirrje, kujtohuni edhe njëherë se çfarë pozicioni keni marrë. Ky është pozicion turpi. Ti kushtosh emisione televizive jo qëndresës heroike të opozitarëve, por të përpiqesh të paraqitesh si i turpëruar me aktet e tyre të guximshme, tregon se je një vegël e mjerë e diktaturës, se je i skllavëruar.

Kjo ndodhi. Ndaj dhe qytetarë ktheni kokën ku shikoni skena të tilla. I përçmoni me kthimin e kokës. U bëj thirrje gazetarëve, analistëve, të qëndrojnë për vlerat, të qëndrojnë në misionin e tyre. Të mos harrojnë se misioni i tyre është frymëzim, e vërteta. Mjaft më me moton se sa keq po qeveris opozita. Turp, turp, turp.

sali berisha okb edi rama

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje