2 Shtator 2025, 11:13
Nga I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kërksa e ish-Presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë pritet që të shqyrtohet më 8 shtator. Mësohet se seanca do të mbahet në orën 10 në sallën e gjykimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit.
Meta, kërkon lirinë me argumentin se nuk do t’i shmanget drejtësisë, nuk ka rrezik dhe po ashtu se mbajtja në qeli e pengon për të bërë politikë dhe drejtuar Partinë e Lirisë.
Njoftimi i GJKKO:
Ju vëmë në dijeni, se më datë 08.09.2025, ora 10:00, në sallën e gjykimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar gjykimi në shkallë të dytë, i kërkesës penale, me nr. 194 regjistri themeltar, me:
ANKUES: Ilir Metaj
OBJEKTI: Ankim ndaj vendimit nr. 546, datë 13.08.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Zëvendësimi i masës së sigurimit personal të “Arrestit në burg”, për shtetasin Ilir Metaj, akuzuar për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Neni 260, i Kodit të Procedurës Penale.
BAZA LIGJORE: Kjo gjykatë është vënë në lëvizje edhe mbi ankimin e paraqitur nga i pandehuri që ju përfaqësoni. Mosparaqitja juaj pa shkaqe te arsyeshme, do të shkaktojë zëvendësimin tuaj me mbrojtës kryesisht, të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ./Dosja.al
ilir meta
Politike
2 Shtator 2025, 11:06
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet në nder të regjisorit të njohur Dhimitër Anagnos...
Politike
2 Shtator 2025, 09:16
I.A
Dhimitër Anagnosti
TIRANË- Qeveria ka vendosur që të shpallë 2 shtatorin ditë zie kombëtare në nderim të regji...
Politike
1 Shtator 2025, 20:58
r.ll
andi mustafaj
TIRANË- Andi Mustafaj ka njoftuar mbrëmjen e sotme vendimin për të lënë postin si drejtues i Departamentit...
Politike
1 Shtator 2025, 20:45
r.ll
berisha, rama
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në edicionin e 20 n&e...
Politike
1 Shtator 2025, 20:22
r.ll
foto e postuar nga rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama vijon me postimet e tij në rrjetet sociale me pamje nga aksioni për lirimin e hapë...
Politike
1 Shtator 2025, 18:16
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë kritikuar ve...
Politike
1 Shtator 2025, 17:27
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar ditën e stome dokumentat, ku ...
Politike
1 Shtator 2025, 16:43
Elona Elezi
foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, fitoi mandatin e katërt në maj, duke u premtuar qytetar&eum...
Politike
1 Shtator 2025, 16:40
Dimal Basha
KOSOVË- Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihun, Kuvendi nuk është konstituuar...
Politike
1 Shtator 2025, 16:29
r.ll
selia e pd
TIRANË- Koalicioni i opozitës PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështorë ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor p...