LIVE UPDATES
Politike

"Mashtroi për vizitën e tij në Moskë", Berisha: Tre momente nga fjala e Ramaduros që tronditën samitin e Bled-it

Berisha thotë se këshilla "antimperialiste dhe antihistorike" e Ramës, vjen pas shpalljes së rrjetit Soros, organizatë kriminale nga Presidenti Donald Trump.

1 Shtator 2025, 20:45 Nga r.ll
"Mashtroi për vizitën e tij në Moskë", Berisha:
berisha, rama

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në edicionin e 20 në forumin e Bled në Slloveni. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka listuar tre momente nga fjalimi i Ramës, të cilat sipas tij "tronditën" forumin. 

Një ndër këto momente, kryedemokrati ka listuar deklaratën e Ramës që shprehej se "Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që nuk ka bërë asnjë vizitë në Rusi apo të ketë pasur ndonjë të ftuar nga Rusia". Berisha shprehet se ky është një mashtrim sepse nga viti ‘90 deri sot, nga Shqipëria kanë qenë në Moskë dy kryeministra, njëri prej të cilëve vetë Rama.

"Momenti i tretë dhe kulmor është këshilla e tij si lider global për Europën: mos pyesni për Amerikën, këshillë antimperialiste por edhe antihistorike.", shprehet ai ndër të tjera. Më tej ai shton se kjo këshillë e Ramës, vjen pas shpalljes së rrjetit Soros, organizatë kriminale nga Presidenti Donald Trump.

POSTIMI I BERISHËS: 

Tre momente nga fjala e Ramaduros që tronditën Bledin!

Miq, në fjalën e tij në Bled, Ramaduro pati disa momente që gajasi audiencën dhe ju nuk duhet t’i humbisni.

Momenti i parë ishte ai në të cilin, sikur të ishte ekspert koprolog, u mor me ato të Putinit, të cilat, në dallim nga fjalori i tij në parlament, nuk i quajti as jashtëqitje dhe as jashtënxjerrje, por u shpreh: “M’u kujtua diçka e Putinit që ka një qese biologjike mbetjesh, për t’i mbledhur e për t’i sjellë në shtëpi.”

Momenti i dytë është mashtrimi i radhës: Rama në fjalën e tij vazhdoi: “Sepse meqë ra fjala, unë përfaqësoj një vend që qëndron plotësisht krah Ukrainës dhe mendoj, vendi i vetëm në Europë që qysh prej rënies së Murit të Berlinit, nuk ka bërë asnjë vizitë në Rusi apo të ketë pasur ndonjë të ftuar nga Rusia.” Një mashtrim i paskrupullt, sepse nga viti ‘90 deri sot, nga Shqipëria kanë qenë në Moskë dy kryeministra, njëri prej të cilëve vetë ai, por edhe Kryetar Parlamenti e President i vendit. Duket se mohimi i vizitës në Moskë lidhet me funksionet që mban vëllai i tij me nënë ruse në elitën ushtarake të Putinit.

Momenti i tretë dhe kulmor është këshilla e tij si lider global për Europën: mos pyesni për Amerikën, këshillë antimperialiste por edhe antihistorike. Kështu, në fjalën e tij Ramaduro shtoi: “Askush nuk mund të thotë që ka ndonjë lloj paqartësie, por besoj që Europa nuk duhet të presë se çfarë do të ndodhë më pas në anën tjetër të oqeanit me Planin e Paqes. Europa është përmbi të gjitha paqe, është kultura e paqes, është paqja në kulturë.” Ndaj dhe sipas tij, Europa Paqe nuk duhet të pyesë se çfarë thotë Shtëpia e Bardhë për paqen, mbasi Europa është vetë paqja, dhe sipas kësaj logjike, ata përtej oqeanit nuk janë paqja, dhe se Rusia nuk është Europë, apo edhe se dy luftërat botërore kanë filluar në bregun tjetër të Atlantikut.

Miq, kjo këshillë mesa duket lidhet me shpërfytyrimin e tij psikologjik pas shpalljes së rrjetit Soros, organizatë kriminale nga Presidenti Trump.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll
Politike 1 Shtator 2025, 16:40

Analiza e REL: Ka a s’ka Kuvend?

Dimal Basha KOSOVË- Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihun, Kuvendi nuk është konstituuar...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen